AAK i thotë po koalicionit me PDK-në dhe bisedimeve

27 Shtator 2012, 10:41Rajoni TEMA
AAK i thotë po koalicionit me PDK-në dhe bisedimeve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur pro koalicionit me PDK-në dhe bisedimeve me Serbinë. Këtë gatishmëri e ka konfirmuar Blerim Shala, numri dy i AAK-së, mbrëmë në emisionin Rubikon të KTV-së. Ai ka thënë se kjo parti e do koalicionin me PDK-në dhe se dëshiron të bëhet pjesë e bisedimeve me Serbinë. Por, mundësia e futjes në koalicion me PDK-në nuk ndërlidhet me pjesëmarrjen e AAK-së në procesin e bisedimeve politike me Serbinë.

Nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala ka qartësuar dy pozicione të rëndësishme zyrtare të partisë.

Ato janë se AAK-ja dëshiron të jetë pjesë e bisedimeve politike me Serbinë dhe se AAK-ja i thotë PO një koalicioni me PDK-në, pas ardhjes së Haradinajt në Kosovë.

Në emisionin “Rubikon” të KTV-së, Shala ka thënë se kush do që flet me Beogradin e ka obligim të mbështetet në Kushtetutë dhe Planin e Ahtisaarit.

Normalizimi i marrëdhënieve duhet të jetë thelbi i bisedimeve, ka theksuar Shala, sipas të cilit pos veriut ka edhe shumë çështje që duhet zgjidhur me Serbinë.

I pyetur për mundësinë që ai ta udhëheqë një lloj ekipi të unitetit në këto bisedime, Shala është shprehur i gatshëm për një gjë të tillë.

Nënkryetari i AAK-së nuk ka pranuar se çështja e bisedimeve ndërlidhet me një koalicion të mundshëm me PDK-në.

Megjithëse për bisedimet me Serbinë ai ka thënë se AAK-ja nuk ka kushte të jetë pjesëmarrëse, për koalicionin ka kushtin e njohur tashmë, që në krye të Qeverisë të jetë Ramush Haradinaj.

Sipas Shalës, varianti më i mirë për qeverisje do të ishte mobilizimi i forcave politike që ofrojnë stabilitet.

“Këtë nuk mund ta ofrojë AKR-ja,” ka thënë Shala.

Ai ka folur edhe për skandalin me “Grandin” dhe mundësinë e dorëheqjes së Pacollit, duke thënë se për të gjitha këto duhet të flasë gjyqësori e jo politika.

2 komente në “AAK i thotë po koalicionit me PDK-në dhe bisedimeve”

  1. Immi says:

    Sa me i moshuar njeriu, aq me senil: Blerimi ka harruar kriteriet e tija, te shkruara mjaft rrenjesisht ne botimet e tija te mehershme, mbi procesin e pavaresimit te Kosoves nga ish Jugosllavia. Tashi do tu bashkohet dhunueseve te rinje – ai e di kete mjaft mire se kush jane ata qe vrajne enderren dhe bejne qe ta harrosh Kosoven si memedhe – dhe – cfare sihariqi: ai do t’u bashkohet atyre. Tashi po del ne siperfaqe llaskucia e tij per “pushtet”, edhe pse ky pushtet me i korruptuari ne historine kosovare. Si duket lengon materialisht dhe i pelqen te luaj lojen e qiftit te Haraqise. (Et tu fili mi Brute!) A edhe ti biri im, Brut?

  2. Lumi says:

    E flet të vërtetën ky, po nuk e kuptojnë disa njerëz:

    “… mobilizimi i forcave politike që ofrojnë stabilitet … ”

    do të thotë:

    “… vërja në gatishmëri e atyre forcave politike të cilat sigurojnë qëndrueshmëri të gjendjes së tashme … ”, dhe me qëndrueshmëri nënkupton ky ruajtjen e situatës plaçkitëse të popullit nga ministrat në qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje