“Tërmet” në PDK

27 Shtator 2012, 10:54Rajoni TEMA
“Tërmet” në PDK

Partia Demokratike e Kosovës shumë shpejt mund të ndahet në dysh. Dy njerëzit më të fuqishëm të saj, pas kryetarit të partisë, nënkryetari i parë Fatmir Limaj dhe sekretari i përgjithshëm Jakup Krasniqi mund të largohen nga Partia Demokratike e Kosovës, nëse partia vazhdon të drejtohet në mënyrë autokrate nga kreu i saj Hashim Thaçi.

Është Jakup Krasniqi, ai i cili në emisionin “Rubikon” ka deklaruar haptas se do ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga PDK-ja, nëse në parti nuk do të ndodhin reformat e brendshme. Pos Krasniqit, edhe Fatmir Limaj i ka treguar “muskujt” kryeministrit Thaçi në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PDK-së.

Një burim i “Zërit” brenda takimit të fundit të Kryesisë së PDK-së, ka zbuluar detaje se si ka shkuar kjo mbledhje. Sipas këtij burimi, ishte nënkryetari i parë, Fatmir Limaj, ai i cili ka kërkuar llogaridhënie nga kryetari Thaçi për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në vend, e për të cilat nuk është mbledhur asnjëherë organi më i lartë drejtues i partisë- Kryesia.

“Limaj dhe Jakup Krasniqi ishin të vetmit që në këtë mbledhje i treguan “dhëmbët” Thaçit. Së pari ishte Limaj, ai i cili kërkoi shpjegime nga Thaçi se përse Kryesia e Partisë nuk është mbledhur për më shumë se një vit e gjysmë”, ka treguar ky burim i gazetës./ZERI

2 komente në ““Tërmet” në PDK”

  1. Ben Chicago says:

    ne partine e saliut nuk ka limaj dhe krasniqi

  2. Adaptimi says:

    Kacafyten që sa vite në Prishtinë piratët se kush e meriton plaçkën më shumë se tjetri. Udhëtarët e anijes së Kosovës janë dorëzuar, dhe as nuk nxehen dhe as nuk ftohen nga ky lajm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje