Arrestohet lideri i opozitës sllovene

27 Shtator 2012, 11:36Rajoni TEMA
Arrestohet lideri i opozitës sllovene

Policia tha se lideri i opozitës së Sllovenisë, që njëherësh është edhe kryetar i bashkisë së Lubjanës, është arrestuar në një hetim të një rasti mbi korrupsionin.

Policia ka bastisur shtëpinë e Zoran Jankoviçit dhe zyrën e tij në kryeqytet të enjten, njofton agjencia e lajmeve AP.

I biri i tij, biznesmeni Jure Jankovic, gjithashtu është arrestuar.

Byroja Kombëtare për Hetimin tha se policia ka bastisur 23 shtëpi në Slloveni në lidhje me një rast të korrupsionit. Zyra nuk dha hollësi të tjera.

Jankoviç dhe koalicioni i qendrës së tij të majtë Sllovenia Pozitive, ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare në dhjetorin e kaluar, por ai dështoi të formojë qeverinë dhe koalicioni i qendrës së djathtë mori pushtetin./rel

2 komente në “Arrestohet lideri i opozitës sllovene”

  1. liri a vdekje says:

    ….shiko kur ka shtet .jo gam gam kot .ujku ujku e cakalli bon kerdin .jo fjale boshe ke fakte futi hekurat e more vesh o sali loku….

  2. LILOLABJA says:

    Ja kur ne krye te prokurorise nuk ka nje LAVIRE BULEVARDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje