Përplasjet e fundit brenda PDK-së, partisë më të madhe në vend, mund të shkaktojnë krizë institucionale në Kosovë, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kjo krizë, sipas analistëve, mund të krijohet nga vetë kryeministri Thaçi, i cili aktualisht gjendet në mes dy zjarreve, para zgjedhjeve të brendshme partiake dhe para reformës zgjedhore dhe kushtetuese.
Duke mos arritur të menaxhojë këto dy çështje, Thaçi do të aplikojë planin “B”, dorëheqjen ose edhe insistimin për mocion mosbesimi në Kuvend, shkruan “Zëri”.
Sipas analistëve, nëse dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe AAK i bashkohen LDK-së dhe nuk i votojnë ndryshimet kushtetuese, atëherë kryeministri Thaçi do ta shfrytëzojë këtë votim si mocion dhe do ta çojë vendin në zgjedhje të reja, sipas modelit të vjetër.
Por, sipas tyre, ekziston edhe tjetra mundësi që Thaçi sapo të shohë se po i rrezikohet vendi në parti, për t’iu ikur refleksioneve të brendshme, të inskenojë, sikurse herën e kaluar, një mocion votëbesimi në Kuvend
Politika dhe prostitucioni janë në këtë moment të vetmet profesione në Kosovë me të cilat mund të pasurohet njeriu shumë shpejtë.
Sa i përket moralit, këto profesione nuk kanë dallim të madh nga njëra tjetra – tek ne në Kosovë. Për këtë arsye kacafytja e politikanëve tanë është sikur kacafytja e tutorëve të lavireve. Nuk ka lidhje kush fiton. Vidhosja si aktivitet do të vazhdoj.