Vetëdorëzohet Enver Sekiraça, njeriu më i kërkuar në Kosovë

28 Shtator 2012, 18:04Rajoni TEMA

Ka rënë në duar të Policisë së Kosovës Enver Sekiraça. Njeriu më i kërkuar i viteve të fundit në fakt është vetëdorëzuar tek autoritetet e EULEX-it dhe më pas është prangosur, ka konfirmuar për KTV-në, Blerim Krasnqi zëdhënës i EULEX-it.

Sekiraça menjëherë është dërguar në zyrat e prokurorëve të EULEX-it për t’u marrë në pyetje. Ai  po bënte plane prej disa javësh se si t’i dorëzohej autoriteteve të EULEX-it.

Enver Sekiraça, i cili kërkohet prej vitesh nga Policia, akuzohet për vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Triumf Riza, dhe për vepra të tjera penale.

I shumëkërkuari Sekiraça kishte arritur të mos binte në duar të policisë duke u fshehur nëpër vende të ndryshme, dhe ishte thënë se për një kohë kishte qëndruar edhe në Irlandë./KD

2 komente në “Vetëdorëzohet Enver Sekiraça, njeriu më i kërkuar në Kosovë”

  1. mali says:

    Është vetëdorëzuar nga frika e ndonjë raprezalje ndaj familjes.Në një mënyrë apo në një tjetër ia kanë vënë koqet në morsë.

  2. goni says:

    Sakte. Ka disa kohe qe cdo jave I bastiset shtepia dhe nuk I mbeti vend ku te rrinte. Kishte frike nga policia e kosoves se do e vrisnin ngaqe vrau nje polic ne 2007.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje