Thaçi: Bisedime po, ndarje e Kosovës kurrë

30 Shtator 2012, 17:17Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet së shpejti, për të filluar integrimin me Evropën, por ka këmbëngulë se ndarja e pjesës veriore të Kosovës, e banuar me popullatë shumicë serbe, “nuk do të ndodhë kurrë”.

“Kosova është e përkushtuar për dialog me Serbinë, për normalizimin e raporteve”, tha Hashim Thaçi, në intervistën për agjencinë Associated Press, në NewYork, dhe ka shtuar se “Kosova do të përfitojë, Serbia do të përfitojë dhe kjo do të nënkuptojë përfundim të epokës së konflikteve në rajon dhe proces më të shpejtë të integrimit të të gjitha vendeve”.

Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por Thaçi është takuar me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton dhe Jose Manuel Barroso, dhe me ata amerikanë, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Hashim Thaçi, konsideron se “pas normalizimit të raporteve me Serbinë, rruga për në Kombet e Bashkuara do të hapet për Kosovën”.

Duke folur për pjesën veriore të Kosovës, ai ka theksuar se serbët në këtë pjesë duhet të integrohen në shoqërinë kosovare, por kjo është bërë detyrë më e vështirë, pasi ata “për 12 vite janë mashtruar nga Beogradi se do të ketë ndarje. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë”.

Sipas Thaçit, “ndarja nënkupton ndryshim të kufijve për së paku gjashtë vende”.

Duke u shprehur për akuzat në raportin e politikanit zviceran, Dick Marty, për trafikim të organeve nga ish UÇK-ja, përfshirë edhe Thaçin, ai i ka hedhur poshtë të gjitha ato pretendime, duke i cilësuar si “fantazira”.

Megjithatë, Thaçi ka pranuar se ato “e kanë dëmtuar imazhin” e tij dhe të Kosovës. /Telegrafi/

2 komente në “Thaçi: Bisedime po, ndarje e Kosovës kurrë”

  1. lili says:

    hej more hashim,sikur te kishe vepruar si duhet,nuk do kishim nevoje sot per keto bisedime:edhe ne faktin se mitovica eshte e jona e kishim imponuar botes,ama kur shqiptaret marshuan drejt Mitrovices,kush i ndalin?

  2. anonimus says:

    Me genjeve 1 here turpi eshte tendi, me genjeve 2 here turpi eshte timi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje