Pacolli, sërish në konflikt interesi

3 Tetor 2012, 10:34Rajoni TEMA
Pacolli, sërish në konflikt interesi

Edhe një dokument që ka rrjedhur nga sirtarët e Bexhet Pacollit, dëshmon për zhytje të tij në konflikt interesi. Duke qenë zëvendëskryeministër, në emër të “Mabetex Group” ai ka bërë shprehje interesi për një hotel në Vjenë.

Ka qenë data 18 maj e vitit të shkuar, kur Pacolli i është drejtuar me një shkresë Michael Widmann, të cilit i ka shprehur interesin për blerje të “Hotel Shangri-la”, që ndodhet në Am Schubertring, Vjenë. Në emër të ndërmarrjes që e kishte bërë miliarder, ofertën për hotelin e ka bërë dyzet ditë pasi ishte vënë në funksionin e numrit dy të qeverisë. Mësymjen e kishte shprehur në kohën kur i ishte dhënë fund një problemi ndërmjet “Shangri-La” dhe “Bautraeger Austria Immobilien”. Një kontratë e lidhur vite më herët ndërmjet tyre, ishte shkëputur tre muaj para se të shkruante Pacolli.

Pacolli, në shkresën e firmosur nga ai, konfirmon kontakte fizike, që për qëllim kanë pasur interesin biznesor. /KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje