Bordet e ndërmarrjeve publike(NP), qofshin ato qendrore, apo edhe komunale, vazhdojnë të jenë çerdhe të punësimit të militantëve të partive politike në vend.
Pjesa dërrmuese e anëtarëve të bordeve të këtyre ndërmarrjeve kanë edhe pozita të rëndësishme në institucione publike, por ata njëkohësisht janë edhe anëtarë të bordit të këtyre ndërmarrjeve, ku për çdo muaj marrin nga dy paga, kurse në anën tjetër gjysma e popullatës së Kosovës konsiderohet e papunë.
Isak Rakovica është kryeshef i ndërmarrjes publike komunale (NPK)“Hortikultura” në Prishtinë, por ai njëkohësisht është edhe anëtar i bordit në kompaninë për Menaxhimin e Mbeturinave.
Rakovica për punën që bën në (NPK)“Hortikultura”, brenda një viti merr jo më pak se 10 mijë e 200 euro. Ndërkaq, si anëtar i bordit në kompaninë për Menaxhimin e Mbeturinave ai brenda një vitit merr 4 mijë e 200 euro.
Po ashtu, Rakovica ka deklaruar se përpos pagës, ai në formë bonusi merr brenda një viti 2 mijë e 300 euro. Njësoj sikur Rakovica vepron edhe Afrim Shala, anëtar i bordit në këtë kompani publike komunale…/ZERI
Nje m.., edhe ju ne Kosove si puna jone jeni ?
http://fashionguests.blogspot.com/
E ben dot diferencen mes Shqiperise dhe Kosoves? Shkruhet nje artikull me emer te pervecem per nje person qe ne fund te fundit merr te ardhura ne total 1,000 Euro ne muaj, ndersa ketu militantet e partive ne keto poste drejtuese i marrin minimumi ne dite aq para dhe ndjeshmeria e shqiptareve eshte zero ndaj ketij fenomeni.
Po te shitej ne Kosove nje ndermarrje sic u shit azotiku per skrap ne Shqiperi, TEC-et anembane po ashtu, a e merr me mend ca fortune behej?
Me vjen mire qe ne Kosove ndjeshmeria eshte shume here me e larte ndaj parave te taksapaguesve, pa dashur te ve ne diskutim zotesine dhe edukimin e Rakovices qe mund ta meritoje ate te ardhur, ngase nuk e njoh fare.
Ne Shqiperi hidhen miliona dollare para taksapaguesish per te organizuar festa idiote te PD-se apo reklama dizinformuese per punen “e shkelqyer” te qeverise dhe te gjithe ne rrime si mumje pa bere asnje lloj reagimi. Nderkohe qe spitalet, shkollat, rruget qe po marrin jete njerezish kane nevoja emergjente per keto fonde ne behemi spektatore te deshmive qe keto pare i merr Ciljeta, Cilet, Frangajt, Mulrat, Goxhajt e gjithe soj e sorrollopet e tyre qe iu befshin ilace.
Me poshte eshte deklarata e te ardhurave te z.Rakovica, eshte publike ne Internet. Po ne Shqiperi eshte kjo transparence?
http://akk-ks.org/2011/Ndermarjet_Publike_te_Republikes_se_Kosoves/Ndermarja_Publike_Komunale_Hortikultura_Prishtine/Isak_Rakovica.pdf
Kollaj është ta plaçkitësh popullin tënd të paarmatosur. Këtë nuk e bën militanti, por dikush me emër tjetër…