Qeveria e Kosovës nuk e sheh të nevojshme që të pyesë popullin se a duhet të bëhet dialog politik me Serbinë. Por ndryshe nga ajo mendojnë subjektet në opozitë dhe analistët politikë. Sipas tyre, për dialogun politik me Serbinë duhet që të bëhet referendum.
Këto vlerësime janë dhënë të dielën, një ditë pasi kryetari i partisë më të madhe në opozitë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se për dialogun politik me Serbinë duhet pyetur populli.
Mirëpo zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, e ka vlerësuar propozimin e kryetarit të LDK-së ide të pamenduar mirë dhe shumë populiste. “Nuk ka arsye politike për referendum: askush s’po do që të bëjë zgjidhje jashtë Kushtetutës e jashtë asaj që e ka paraparë Kuvendi i Kosovës. Referendumi bëhet nëse është ndonjë marrëveshje më shumë se Kushtetuta e më pak se pavarësia”, ka thënë Kuçi. “Por nëse çdo marrëveshje në kuadër të Kushtetutës e ruan sovranitetin e vendit, atëherë s’ka nevojë që të hidhet në referendum”.
Arsyetimin pse duhet që të bëhet referendum për dialogun politik me Serbinë, Mustafa e kishte bazuar në idenë se me Serbinë tashmë janë të mbyllura të gjitha bisedimet. “Në qoftë se hyhet në biseda të reja, përgjigjja (e popullit v.j.) duhet të merret përmes referendumit, sepse nuk shoh më asnjë arsye që të rihapen bisedat me një shtet, me të cilin ne i kemi mbyllur bisedat dhe që të shtrohet çështja e rregullimit të Kosovës, në qoftë se ajo është përfunduar njëherë”, ka thënë Mustafa. “Tani për tani problemi është që kurrkush nuk po tregon se për çfarë do të bisedohet, ndërsa kemi deklarata shumë të rënda, se bisedat do të shkaktojnë vendime të rënda, edhe për Kosovën e edhe për Serbinë. Unë nuk jam ithtar i asaj që LDK-ja të jetë pjesë e atyre vendimeve të rënda”.
Ideja për organizimin e referendumit ka gjetur mbështetje te subjekti i dytë më i madh në opozitë, lëvizja “Vetëvendosje”.
Deputeti i “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, ka thënë se jo vetëm për dialogun politik me Serbinë, por edhe për shumë çështje të tjera ekziston nevoja e mbajtjes së referendumit. “Do të ishte shumë e drejtë që jo vetëm çështja e negociatave të nxirrej në referendum, por ne qysh moti kemi kërkuar që edhe Kushtetuta të nxirrej në referendum, çështja e bashkimit kombëtar, ajo e pasurisë publike, mirëpo së pari duhet bërë ligjin për referendum, sepse nuk e kemi fare atë”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ka thënë se Kosova nuk duhet që të dialogojë me Serbinë pa i plotësuar kjo e fundit pesë kushte. “Ne mendojmë që me Serbinë nuk mund të ketë kurrfarë normalizimi të marrëdhënieve, siç po thuhet, pa i plotësuar Serbia tri kushte elementare me Kosovën. Kjo do të thotë se pa ndryshuar Serbia nuk mund të normalizohen këto marrëdhënie”, ka thënë ai. “Këto pesë kushte që duhet të plotësohen janë: njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, ndryshimi i kushtetutës së Serbisë e sidomos pikës së saj që e definon Kosovën si pjesë të Serbisë, pastaj kërkimfalja nga Serbia dhe kompensimi për dëmet e luftës që na i ka bërë, si dhe një veprim konkret për tërheqjen e strukturave kriminale të saj në Kosovë, si dhe heqja e shtypjes ndaj popullit shqiptar në Luginë të Preshevës”.
Në favor të referendumit për dialog me Serbinë janë deklaruar edhe analistët politikë./KD
Qeveria e sheh të panevojshëm edhe vetë popullin. Ajo nuk e di se çka po bën që dymbëdhjetë vite në Kosovë.
Shiko budallallëkun e qeverisë në fotografi: tabela me dy emra të njëjtë Beograd. A thua cili emër është shqip, i pari apo i dyti?
Në rrugën për Prizren tregohet tabela kështu:
Prizren
Prizren
Prizren
Një emër shqip, një serbisht, një turqisht.
Ajo rruga për në Beograd ishte drejt në tabelë, pa kthesë…
mire eshte te bisedojne e te gjejne nje zgjidhje te perhershme ne interes te tyre qe jetuan bashke per nje shekull,dhe per rajonin dhe gjithe boten,aq me teper,tani qe ndjehen te izoluar,dhe behen nje palestine e rajonit,qe ne thelb permban cdo zgjidhje,dhe aq me teper qe statkuoja eshte ne opoziten tone,dhe ralitetin e bazojme ne te trete,qe edhe ata vete nuk dine ku jane,njeheresh,perandori,dhe me friken,e nje krize qe do i beje te paperfillshem,prandaj cdo zgjidhje duhet te vije ne zotimin e te dyve,ose mund te shikojme edhe perseritje te hustorise,dhe nje ndarje te kosove,jo si e bejme ne por shume me ne jug,po erdhi ora te flasin tytat,kot e keni,kete rradhe eshte e humbur,dhe per ju do jete drame e madhe.