Sanader jep intervistën e parë pas arrestimit: Po më persekutojnë

1 Tetor 2012, 11:57Rajoni TEMA

Ish- kryeministri kroat, Ivo Sanader, që po gjykohet për korrupsion, ka dhënë intervistën e parë të tij që pas arrestimit në dhjetor të vitit 2010.

Ai ia dha intervistën televizionit publik kroat, HTV.

“Nuk ka luftë kundër korrupsionit në Kroaci, vetëm luftë kundër Ivo Sanader,” tha ai.

Sipas Balkan Insight, Sanader akuzoi kryeprokurorin Mladen Bajiç për persekutim, deformim të provave dhe presion ndaj dëshmitarëve.

I pyetur se përse Bajiç e persekuton atë, Sanader tha se nuk e di.

“Ndoshta për shkak se ai ka vizituar shtëpinë time dhe më ka dhënë dy piktura. Ai është xheloz për koleksionin tim të pikturave,” tha Sanader..

I pyetur se përse la politikën, ai tha se nuk donte të bënte kurrë një marrëveshje me Slloveninë për kufirin në Piran, siç bëri pasardhësja e tij, Jadranka Kosor.

Intervista e tij ka shkaktuar debat në Kroaci.

Disa analistë thonë se HTV ka bërë një gabim duke i dhënë atij mundësinë që të flasë.

Të tjerë thonë se është në interesin e publikut që të mësojë për qëndrimet e ish- kryeministrit.

7 komente në “Sanader jep intervistën e parë pas arrestimit: Po më persekutojnë”

  1. Shtegtari says:

    Keshtu do thote edhe Berisha nese nje dite do te ndodhe mrekullia e do te dale ndonje nga bashkeatdhetaret tane qe te kete BOLE per ta rrasur ne “fresk” aty ku e ka vendin…

    1. Xhungel says:

      Jo ne burg! Saliun duhet ta denojme me qendrim ne xhungel: Bashke me Sllobodanken, qe te mbaje fjalime kafsheve te xhungles per rrritjen ekonomike, per patriotet zogu & Co, per rekordet e notit e te ngjitjeve ne mal, e per pjellat e veta.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html

      1. raimondi says:

        Ky Saanaderi i Kroacise sa i ngjaka Enverit , dreqi _

        -Duket shume bos tamam si Xhaxhi qemoti. Gjynaf ta falin se qenka njelloj si Enveri ne pamje

  2. A doni me ja ene Doktorit keshtu a??? Kaq te kqij jeni mer jahu?
    Po nuk ka vjedh gja ai mer, ja kena dhan te drejten me zemren tone vet

  3. sherifi says:

    Kur ky krimineli jone do te jete pas hekurave,ajo do te jete dita me historike e shqiperise,nuk jan gje as 100 vjetori i pamvaresise,as 29 nentori dita e clirimit,as nje date tjeter nuk do te jet me e rendesishme se dita kur do vihet berisha ne pranga.

  4. Treviso says:

    Kur Ivo Sanader gjykohet per korrupsion,po ky i joni qe ska lene gje pa i bere popullit te tije kur e ka radhen?

  5. krahasues says:

    Eh xha Dulla,xha Dulla!Ishte lindur vetem qe te denonte e jo te denohej.Po ti ngjante ketij hipopotami edhe mund te denohej.Por ketij i ngjan Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje