Enver Sekiraça mund të bëhet dëshmitar bashkëpunues

2 Tetor 2012, 10:46Rajoni TEMA

Enver Sekiraça mund të bëhet dëshmitar bashkëpunues për veprimtarinë kriminale në Kosovë, pjesë e së cilës besohet se ka qenë edhe vetë. Si i tillë po trajtohet nga autoritetet e EULEX-it.

Sekiraça po mbahet në një pavijon brenda Burgut të Dubravës, në të cilin mbahen dëshmitarët bashkëpunues dhe dëshmitarët e dënuar. Atje është dërguar të premten, disa orë pas arrestimit. Autoritetet kosovare nuk dinë për këtë veprim të një prokurori të EULEX-it, i cili po i kryen hetimet.

Burime brenda procesit i kanë thënë “Kohës Ditore” se Sekiraça ka çka të tregojë në mënyrë të veçantë për Policinë e Kosovës dhe për përvojën e tij si i burgosur në një kamp të UÇK-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje