Vajza shqiptare, midis anarkistëve në Greqi

4 Tetor 2012, 11:49Rajoni TEMA
Vajza shqiptare, midis anarkistëve në Greqi

Policia greke arrestoi dje një vajzë shqiptare, e cila ndodhej në mes të personave të maskuar, që shkaktuan dhunë dhe incidente në protestat e 26 shtatorit në Athinë. Policia greke publikoi dje fotot dhe emrat e 9 prej personave të arrestuar, të akuzuar për vepra, që ndodhën më parë dhe gjatë tubimeve në Athinë. Ata janë pjesë e grupeve të anarkistëve në Greqi.

Vajza nga Shqipëria është Joana Kristofor Duci, lindur më 19 janar 1988 në Shqipëri dhe me banim në Athinë. Ajo së bashku me të arrestuarit e tjerë, të cilët janë shtetas grekë, akuzohet për përdorim dhune, prishje të qetësisë publike, për fshehje të identitetit me maskë dhe për posedim të bombave shpërthyese. Atë ditë u arrestuan 23 persona prej të cilave 10 rezultonin si të mitur. (INA)

16 komente në “Vajza shqiptare, midis anarkistëve në Greqi”

  1. kalorsi i zi says:

    Perse duhet te quhen anarkiste ? Po ata qe cuan shtetin ne falimentim si duhet ti quajme ? Nuk e shikoj dallimin midis nje politike qe te djeg te ardhmen cdo dite e me shume dhe pseudo anarkistet ne gjithe boten. Te luftosh per te drejten kudoqofte eshte nder. I lumte Joanes

    1. anticensurë says:

      k i zi
      të protestosh për atë që thua ti,liritë dhe të drejtat e tua brënda një shteti është e drejta e gjithkujt!përmirsimi i strukturës shtetrore është detyrë sa e politikanëve dhe e popullit.populli është kontrollori i këtij funsioni!
      kurse anarkistët janë kundër strukturës shtetërore!për ta nuk duhet të egzistojë shteti!
      nuk e di nës kjo vajzë bën pjesë në një organizatë anarkiste,të deklaruar,apo është cilësuar arbitrarisht si e tillë!po të jetë cilësuar arbitrarisht si anarkiste, unë i them bravo të qoftë që je ngritur për të drejtat e tua dhe të të tjerëve!por po të jetë pjestar e një grupi anarkist do ti thosha të kundërtën!shkatërrimi i shtetit nuk i sjell askujt fitim,anarkia është thjeshtë një këthim në ligjin e xhunglës!dhe në kohë lufte osse revolucionesh,krahas rrëzimit të një strukture shterore krijohet tjetra!më e mirë a më e keqe varet nga situata,por gjithnjë egziston shteti,njëri në rënje tjetri në ngritje!

    2. fule says:

      Shume mire ka bere. Per tu marre shembull krijimi i ketyre grupeve.

  2. pirro says:

    PIRDH PIRDH TI KAL I ZI !!!

  3. KOMBI says:

    Te lumte JOANA ti nuk je nje anarkiste por je nje e re qe do jeten, do lirin,do demokracin dhe nuk pajtohesh me hajdutrit,te korruptuarit dhe me ata qe shkaterruan ekonomin e nje shteti te ter.

    OH SA MIRE DO TE ISHTE QE VENDI JON TE KISHTE SHUME SI TI.

  4. kali kuq e ka nji huq says:

    cdo ti moj goce atje?!ne vend te ishe ne ndonje kolegj e te shkelqeje,meresh me hajdutlleqe dhe me drogaxhinj te rruges..thyen xhamat e vitrinave

    1. Hithri says:

      Ah mor kal i kuq! S’e kupton qe kjo e shkrete mund jete nje nga ato vajza me fat tragjik, qe e kane kthyer ne prostitute qe ne moshe te vogel dhe tashti shfrytezohet edhe per terrorizem. Mjere ne se ku na perfunduan vajzat tona ne keto 22 vjet!

  5. E moret vesh? says:

    E moret vesh? Kane arrestuar dhe turkofagos te rremujat. Prandaj ska bere asnje koment. Kushedi sa do ja rrasin ne burg.

  6. HORRI bulevardit says:

    Hajt mi goc se sje ti e para qe lufton perjashta Shqipris, luftum dhe u mundem ne Spanje, por ja bem fashizmit 8-2, luftun dhe ne greqi, ja dham panvarsin Grekut dhe na e din shum per nder, sa do me na majt kaleqaf, luftun edhe ne Bosnje kosovart dhe Bosnja ja vari si njef as si shte, luftum ene ne Kroaci, biles luftum ene per amerikonin, a e ma men ate shqiptarin qe ra deshmor ne Afganistan si amerikon?.
    Mos e vrit trunin, lufto dhe vetem lufto se gomarin prandaj e ka bo zoti me bajt dhe ne se kemi problem.

  7. Obergruppenfuhrer says:

    Shkaterrojeni dhe digjeni te gjithe vendin e jevgjerve te Europes.

    1. katharsis says:

      Ore ti mos je gje neziskin ? Ne fakt duhen djegur e shfarosur gjermanet me ne krye Merkel qe coroditi gjithe Europen. Raca gjermane qe shfarosi me miliona njerez ne dy luftra boterore e tani ka hapur luften e trete boterore por kesj here lufte ekonomike qe ndoshta eshte me e keqe se dy te parat se te len pa buken e gojes , te merr nderin e personalitetin .
      O njeri e di ti apo duhet tu futesh leximeve e studimeve qe kur greket kishin shkallen me te larte te qyteterimit gjermanet ishin akoma neper shpella me fise gote , visigote……

      1. ar says:

        Ik o turkofagos kokgdhe! Ku merr vesh ti,keshtu te thane greket se e kane fajin gjermanet o psikopat! Jo po do punojne gjermanet qe te hane e te vjedhin greket.TRAP!

  8. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET TE BASHKOHEN KUNDER LLUMIT BRISHIAN. says:

    Maskat nuk jane te lejueshme ne nje proteste demokratike. Kurse per kete shqiptaren, te denohet per masken qe ka perdore ne proteste. Eshte mese e vertete qe maskat tregojne anarki dhe shfrytezim i protestes per te vjedhur, prandaj kjo vajze shqiptare duhet ti pergjigjet ligjit kunder anarkise.

  9. Toci Grek says:

    Pse akoma mendoni se eshte Shqiptare,e kane kapur ne proteste e thone qe eshte Shqiptare,pasi te behej regjistrim i popullsise do thonin eshte Greke,sigurisht do niseshin nga emri babait.Uroj mos te jete ai qe ha turq

  10. RREMUJA says:

    Sdo beje keq te vije si turiste bashke me shoket dhe shoqet e tua. Kemi vende shume te bukura, sic jane Kryeministria, Parlamenti etj

  11. ar says:

    KOHET PO NDRYSHOJNE,NJE JETE E RE LULEZON GERMADHASH!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje