Krasniqi: Kjo legjislaturë ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura

3 Tetor 2012, 13:16Rajoni TEMA

Privatizimi i ndërmarrjeve publike në Kosovë po diskutohet në Kuvendin e Republikës, diskutime këto të cilat po shoqërohen edhe me debate të nxehta ndërmjet ligjvënësve.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka kundërshtuar sot mënyrën e këtij privatizimi, duke thënë se autoritetet nuk kanë denjuar as të bëjnë përpjekje për të përmirësuar mangësitë e shënuara.

Krasniqi madje ka thënë se Kuvendi duhet të kërkojë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të ndërprerë privatizimin, përderisa nuk forcohet sundimi i ligjit në vend.

“Mungesa e ligjeve të mira, ekzistimi i liderëve mbi ligjin së bashku me krimin e organizuar, janë argumente të fuqishme se privatizimi nuk po bëhet për të mirën e publikut”, ka thënë Krasniqi.

Kjo legjislaturë, sipas tij, ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura, institucionet pastaj kanë dalë prej atyre zgjedhjeve dhe si të tilla nuk e kanë legjitimitetin e plotë për të privatizuar pasurinë publike.

Duke përmendur edhe rastin e përfolur për afera korruptive në privatizimin e hotelit “Grand”, Krasniqi tha se ky rast ka dëshmuar se “ka pasur sekserë, të cilët kanë kërkuar miliona para, por tash duhet kërkuar kush është boss-i privatizimit”.

“Dikush mund ta akuzojë të ndjerin Dino Asanaj, por ai nuk ka qenë aq i fortë, ai nuk ka pas truproja, që të jetë boss-i. Kush është boss-i i vërtetë? Këtë duhet ta tregojë gjyqësia dhe hetuesia”, ka thënë Krasniqi. /REL/

12 komente në “Krasniqi: Kjo legjislaturë ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura”

  1. artiles says:

    Virusi “Sale” paska goditur edhe politiken Kosovare!

  2. Shkupi says:

    Po ty pse pranove qe te behesh kryetar i Parlamentit(pretendove edhe president)me votat e deputeteve qe fituan mandatin nga,,zgjedhjet e vjedhura,,.Kjo don te thote se ty qenke KRYEHAJDUTI I KOSOVES.

    1. Gent says:

      Jakup Krasniqi ka fituar numer te mjaftuar te votave,
      dhe meriton vendin e kryesuesit te parlamentit,
      eshte mire qe eshte deklaruar per vjedhjn e votes se lire,
      sepse i kontribuon demokracise,
      sepse siq dihet ne zgjedhjet e fundit mbajtura ne Kosove
      ne qytezen Skenderaj, PDK- ka fituar 120 % te votave,
      gje qe nuk do koment me shume,

  3. ajdin says:

    JO; KY FLETE SE NUK I PASKAN DHENE GJE.Ky eshte si puna e femijve DO KARRAMELE pastaj e ze gjumi.

  4. elinor says:

    Te pakten keta e paskan njefare kryetarit, jo si kjo gabelja jone qe zhgarravitet ne podium tu u cjerre me mbrojte qeverine!

  5. ILIRI says:

    Kupa (Jakupi) me kapak, kupa pa kapak.

  6. Sem Luma says:

    Jakup Krasniqi tekstualisht ka thene:
    1):”Ky vend e ky popull është grabitur plaçkitur e persekutuar. Ky popull perspektivën e tij duhet ta shohë në Kosovë, e jo në ikje e sipër. Deri sot ata që kanë qeverisur në këtë vend nuk janë dëshmuar se dinë ta qeverisin këtë vend. I kemi parë se dinë të pasurohen jashtëligjshëm. Kanë ndërtuar kulla e pallate dhe askush nuk ua ka prish tymin e duhanit. Kjo është më e tmerrshmja që mund t´i ndodhë këtij vendi”.

    citati nr. 2) “Kjo legjislaturë ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura, institucionet kanë dal nga ato zgjedhje dhe si të tilla nuk e kanë legjitimitetin e plotë. Jemi të obliguar që qytetarëve tanë tua kthejmë besimin në institucione. Jemi të obliguar ta mbrojmë kushtetutshmërinë e ligjshmërinë në Republikën e Kosovës”.

    Ashtu eshte, topi s´e luan! I nderur zoti Krasniqi, pas ketyre fjaleve teper kritike cdo qendrim i metejme i juaji ne kete koalicion qeveritar dhe cdo mbeshtetje (direkte apo indirekte) e kesaj Qeverie nga ana juaj , do te thote se ju vetem PALLAVRA boshe dini te prodhoni. Pra, zoti Jakup Krasniqi, qe sot e tutje duhet te punoni e veproni qe QEVERIA aktuale te bie dhe qe Kosova te shkoje sa me shpejt drejt ZGJEDHJEVE TE LIRA…, ose te pakten nese nuk mundeni atehere ju vet duhet te terhiqeni nga Partia dhe nga ky Koalicion me Pacollin dhe te zgjidhni nje rruge tjeter (politike dhe partiake) per te ndihmuar Kosoven.

    1. BARDHI RKS says:

      Sem [email protected] a e dini ju pse u prishen zgjedhjet ne regjionin e Drenices?Ju o nuk e dini o nuk doni ta dini,grupi i jakup krasniqit(marksist leninistet e enverit)e hetuan se nuk kan marr vota per tu bere deputet,ne mbremje aktivizuan bandat mbushen kutit e votimit dhe i prishen votimet kjo eshte e verteta.Kjo zhurma e jakupit e ka nje shkas keti i ka hyre uji do te perfundoi si akademyku nexhat daci……….

  7. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET TE BASHKOHEN KUNDER LLUMIT BERISHIAN. says:

    Kjo eshte politike kosovarshe, prandaj nuk na takon te perzihemi.

    1. Ju shqiptarët në atë anë dhe ne shqiptarët në këtë anë says:

      Dy vëllezër peshkonin me barkë në liqe. Ps një kohe njëri nga ata fillon ta shpoj një zgavër në barkë. Tjetri i thotë të ndalet se barka fundoset. Ky i thotë:

      “Në anën time po e shpoj. Çka po të intereson ty se çka bëj në anën time të barkës??”

    2. Lediana says:

      KOSOVA-SHQIPERIA= Njerezit le te na dijne te ndare ne jemi te lidhur ne rrenje !!;)

  8. Lul-i says:

    Le të paraqitet një problem, më i vogli që është, për shembull le të kërkohet një bari për ruajtjen e njëqind lopëve apo deleve. Nuk i gjen njeriu as dy a tre njerëz në Kosovë të cilët lajmërohen me ekspertizë të mjaftueshme për këtë detyrë.

    Kosova ka qindra mijëra probleme. Është zhytur në kriminalitet. Është shteti më i korruptuar dhe më diktatorial në Ballkan dhe me të drejtat më të pakta njerëzore. Shkaku i qeverisë së saj kriminele janë vënë të gjithë banorët e saj në geto. Kërkoje një ministër me ekspertizë të mjaftueshme që ta zgjedh këtë problem absurd, paraqiten të gjithë banorët e Prishtinës me moshë madhore si të aftë. ÇMENDURI, apo jo?

    Çka po ndodh me neve kështu? Çka i patëm hise gjithmonë në histori këta ministra tanë gjakpirës? A do të kujtohemi vetëm kështu si komb.

    Numër një jemi ende: http://en.wikipedia.org/wiki/Dictator

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje