Papua New Guinea konfirmon njohjen e Kosovës

3 Tetor 2012, 11:47Rajoni TEMA

MPJ e Kosovës është njoftuar zyrtarisht nga kryeministri Peter O’Neill se Papua New Guinea e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës ka fituar një njohje të re. Këtë njohje e ka shpallur kryeministri i Papua New Guinea (PNG) dhe është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë njoftimin zyrtar për njohje nga PNG.

“Ne sot jemi informuar zyrtarisht, përmes ambasadës sonë në Tokio se qeveria e Papua New Guinea ka marrë vendim për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i këtij shteti, Peter O’Neill, këtë vendim tashmë e ka bërë publik. Ne shumë shpejt do të lidhim marrëdhënie diplomatike me këtë shtet,” ka konfirmuar për Koha.net, Artan Behrami, këshilltar i ministrit Enver Hoxhaj.

2 komente në “Papua New Guinea konfirmon njohjen e Kosovës”

  1. gazi says:

    ky po qe eshte lajme

  2. info says:

    Sa gjo e modhe,ja hudhi Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje