Nga qarqe diplomatike kanë arritur sinjale se Catherine Ashton ka njoftuar Tomislav Nikoliçin me parimet e vazhdimit të dialogut Beograd – Prishtinë, njoftojnë media të Beogradit
“Ashton i ka kumtuar tetë parime Nikoliçit për negociatat, dinamikën e përgjithshme dhe formatin e bisedimeve. Beogradi duhet të jetë i gatshëm për bisedime deri më 20 tetor, sepse çdo gjë duhet të jetë gati para zgjedhjeve presidenciale amerikane. Për Beogradin është e pavolitshme që dialogu teknik ngrihet në atë politik dhe aty do të futen të gjitha çështjet, përfshirë edhe veriu, për të cilin thotë Ashton, duhet të bisedojnë serbët e veriut dhe Prishtina. Në fund do të verifikohen marrëveshjet, ndër të cilat edhe normalizimi i marrëdhënieve Beograd – Prishtinë. Njëkohësisht në takim me Ashtonin, Nikoliç ka kuptuar se askush nuk e detyron për hyrë në BE, por se është çështje vendimtare: NATO ose asgjë,” ka thënë thotë Dushan Janjiç për Danas.
Ai pret që nën siglën e “bisedimeve teknike” të flitet jo vetëm për institucionet në veri, të cilat do të punojnë sipas ligjeve të Kosovës, por edhe “për kompensimin e investimet në xeherore dhe energjetikë”. Janjiç këtu e sheh arsyen pse Nikoliç e do Daçiç në krye të bisedimeve me Kosovën.
Nga parimet e Brukselit, sipas Janjiçit e siç transmeton B92, ndër të tjera përfshihen edhe “nuk ka ndryshim të kuadrit të tashëm territorial të Kosovës, që do të thotë se nuk ka ndarje, nuk ka presion për pranim zgjidhjesh dhe as dhunë si përgjigje me mospajtimet për zgjidhjet e arritura”. Negociata duhet të avancojnë pozitën e bashkësisë serbe në përputhje me respektimin të drejtave të njeriut dhe drejtave të minoriteteve me një zgjidhje përkatëse për veriun.
Janjiq thotë se parimet e BE dhe koncepti i dialogut në pjesë të madhe përfshijnë propozimin katër pikësh të Tadiçit, i cili si çështje kryesore përmban: status të posaçëm për veriun, garanci për serbët që jetojnë në enklava, status për kishat më rëndësishëm serbe si dhe çështja e pasurisë së qytetarëve të Serbisë në Kosovë./KD