Kreu i Fakultetit të Mjekësisë akuzohet se po rehaton familjarët e tij

5 Tetor 2012, 10:26Rajoni TEMA
Kreu i Fakultetit të Mjekësisë akuzohet se po rehaton

Miranda Sejdiu, e cila i ka kryer studimet themelore në Fakultetin e Mjekësisë (FM) me notë mesatare 9.24, është ndier e fyer pas aplikimit në konkursin e shpallur në korrik të këtij viti për pranimin e asistentëve të rregullt në këtë fakultet. Sipas saj, janë shkelur kriteret e konkursit, duke u refuzuar ajo dhe duke u pranuar të afërmit e kreut të këtij fakulteti. Ajo mendon se i ka plotësuar të gjitha kushtet për t’u pranuar në pedodonci, stomatologji preventive dhe në mjekësi orale, pasi ka notë më të madhe mesatare se të pranuarit, por është refuzuar nga komisioni recensues.

 

“Kam diplomë me afat rekord, tetor 2004– janar 2011, nota mesatare, 9.24. Pavarësisht kësaj, nuk më është dhënë asnjë vendim pozitiv, në asnjë lëndë dhe 90 përqind e asistentëve të pranuar u përkasin familjarëve të personelit akademik brenda këtij fakulteti”, ka thënë ajo për të shtuar se është pranuar edhe Fejim Haliti, vëllai i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Vale Hyseni, vajza e Qazim Hysenit dhe u.d. të prodekanes së FM-së, Hajrije Hundozi, si dhe Edon Behluli, djali i profesorit të anatomisë, Ibrahim Behluli, njëherësh senator në senatin e UP-së. Për të gjithë këta, ajo ka thënë se i kanë notat mesatare më të ulëta se ajo./KD

2 komente në “Kreu i Fakultetit të Mjekësisë akuzohet se po rehaton familjarët e tij”

  1. laura says:

    Kisha dasht ta dija se a eshte mjekoligjor ky far Naim Haliti! Perndryshe ky me dr.gerxhaliun jane nena e dallavereve sa i perkete te vraret gjate luftes! Nje konfernce,sympozium a kongres mjekoligjore nuk kane mbajtur deri me tani per te vraret ,te zhdukurit dhe te mbijetuarit shqiptar te luftes! Po serbet qka do te benin pot e humbnin aq viktima e pot e mbetnin naq invalin?Nuk kane patur kohe sepse jane te mbuluar me “imunitet” qeveritar te te paditurve! kane kryer mjeksine ligjore ne Tirane per dy jave ,nje soecializim i cili sipas programeve shkollore eshte 5 vite! Nga se trurin e kan te fresket kan energji per te bere dallavere edhe per nja 20 vjet ne kte Kosove te mjere!

  2. Drenica e Kuqe says:

    Po per fat te keq te gjitha partite po i rehatojne e punesojne familjaret dhe servilet e tyre neper te gjitha institucionet dhe nuk ben perjashtim as Fakulteti i Mjekesise. A keni pa pushtet me brina qe i ngjet ketij?!? Fali o Zot se se keshtu i ka pase mesuyar Tita e nuk duan ndryshe!!!…

    Drenica e Kuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje