Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi, ka “hapur luftë” në shumë fronte brenda partisë së tij, dhe atë kryesisht me anëtarë të ish- Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
Kështu thonë analistët politikë, sipas të cilëve përçarjet nga pakënaqësitë e ndryshme brendapërbrenda partisë së kryeministrit Hashim Thaçi së fundi nuk po mund të menaxhohen dhe të mbahen fshehtë nga opinioni.
Në dy seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi është përplasur me deputetët e partisë së tij. Derisa ka folur kundër privatizimit, ai ka thënë se ky proces nuk mund të kalojë nëpër duart e atyre personave që kanë ardhur në Kuvend të Kosovës në saje të votave të vjedhura, ndërsa ka theksuar se legjislatura dhe ekzekutivi përbëhen nga personat e tillë, shkruan Zeri.
Një ditë më vonë ai është përplasur me shefin e Grupit Parlamentar të PDKsë, Adem Grabovci, veprim ky që ka nxitur deputetët e kësaj partie që të largohen nga salla e Kuvendit dhe të shkaktojnë mungesë të kuorumit…
nje mori pregaditje per 100vjetorin e shqiperis,un shtroj nje pyetje 1oovjetor i shqiperis apo i shqipetareve,ne qoftese ka fest per 100vjetorin a do ta festojn shqipetaret apo shikistat,ne ne kosove mendim i im kto qe kan fillu te ngjajn ne arenen politike kosovare nuk len vend per ndoj festim se u qlirum ndoj her,jakupi i tha gjerat troq se qfar ndodhi dhe po ndodh sot ne kosove,ne kosov esht kthye regjimi i komunizmit,kosoven e pret nje koh jo e mir dhe shum e rrezikshme.
Kollaj është kacafytja juaj në mes veti në parlament. Mësujani Mitrovicës nëse jeni aq kokëfortë. Nuk është larg.
Nuk jam ne gjendje te gjykoj problemet e brendeshme te PDK-es,por nje gje eshte e sigurt qe Hasim Thaci me ndihmen e Sali Berishes ka vjedhur votat dhe per kete Jakup Krasniqi ka te drejt.Pse nuk e tha me pare,keto pyetje i bejne mjeranet qe kan vjedhur.