Ndërsa për të tjerët pothuajse përditë ndan drejtësinë në emër të ligjit, gjykatësi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Mejdi Dehari, vetë ka vendosur të jetë mbi ligjin.
Vetëm pak kohë para se të dalë në pension, ai ka “ndërruar” disa dokumente personale, të cilat më pas i ka paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme së bashku me kërkesën që t’i ndërrohet viti i lindjes, nga 1947 në 1950, shkruan “Zëri”.
Duke vepruar në këtë formë, Dehari i ka mundësuar vetes që të mos dalë në pension në qershor të këtij viti, por të jetë në marrëdhënie të rregullt të punës deri në qershorin e vitit 2015.
Ky gjykatës fillimisht ka kërkuar që viti i lindjes së tij të ndryshohet në Zyrën e Ofiqarisë në komunën e Prishtinës, por meqenëse kjo zyrë nuk ia ka plotësuar “dëshirën”, atëherë ai ka gjetur mbështetje tek Agjencia e Regjistrimit Civil, që vepron në kuadër të MPB-së.
“Zëri”, shkruan se ka siguruar një dosje me dokumentet e Deharit.
Ndonëse është gjykatës, Mehdi Dehari gjatë një bisede për “Zërin” ka mohuar se është i vetëdijshëm që ndryshimi i datëlindjes është i pamundur dhe se një gjë e tillë përbën vepër penale.
Ai thotë se ka pasur një vëlla tre vjet më të madh, i cili ka vdekur para se të lindë ky, ndërsa vetë asnjëherë nuk është regjistruar në komunë, por ka vazhduar ta trashëgojë emrin dhe datëlindjen e vëllait të ndjerë.
Për të argumentuar këtë, disa muaj para se të dalë në pension, Dehari tregon se ka shkuar në fshatin e tij të lindjes, në Llojan të Kumanovës në Maqedoni, ku ka gjetur dy persona të moshuar, të cilët me anë të një deklarate me shkrim që është dhënë tek noteri, kanë konfirmuar se Mehdi Dehari nuk ka lindur më 1947, por më 1950.
Ky lloj “malli” eshte importuar ne Shqiperi.
A do t’i punojë si para tre vitëve, kjo është çështja ?
KY IDIOT SHUME E KRIMINELIN E KA LIRU EDHE ENDE QENKE I LIRE O ZOT NJE TSUNAMI PER KETO DY VENDE TE MJERA ME SHEKUJ.
Kete marifet e ka bere dhe gjyqtari i Gjykates te Apelit Tirane Dalip Bushi i cili ka ulur moshen me dy vjet me nje gjyq fals.
ky do ket maru ke plepat kursin e gjykatesit