Beogradi riaktualizon ‘trafikimin e organeve’: Janë kryer në Krumë të Shqipërisë

8 Tetor 2012, 10:54Rajoni TEMA
Beogradi riaktualizon ‘trafikimin e organeve’: Janë kryer

Media serbe është hedhur sërish në ofensivë me akuzat për trafik organesh, ku viktimë, sipas këtyre mediave, kanë qenë serbët gjatë luftës së vitit 1998-1999. Pas Radiotelevizionit Shtetëror të Serbisë, i cili transmetoi një intervistë me një dëshmitar të mbrojtur, i cili ishte i përfshirë, sipas këtij televizioni, në heqjen e organeve të të burgosurve serbë në veri të Shqipërisë, një tjetër media serbe ka pasur në fokus këtë ngjarje. Gazeta javore “Nedeljni”, në një reportazh të saj nga zona e Krumës në krahinën e Hasit në Shqipëri, ka identifikuar shkollën ku sipas gazetës realizohej heqja e organeve të serbëve, të cilat më pas  transportoheshin për në Aeroportin e Rinasit në Tiranë. Kjo ndërtesë e fotografuar nga reporteri serb është një shkollë e vjetër e hapur në vitet 1920 të shekullit të kaluar (ish-konvikti “Kosova”) nga qeveria e Mbretit Zogu i Parë, ku pas viteve ‘90 i ka dalë pronari, megjithatë shërben si muze i arsimit në Has, por që nuk është në funksion prej më shumë se 20 vjetësh. Në këtë ndërtesë, sipas reporterit të “Nedeljni”, i është hequr organi(zemra), një të riu 19-20 vjeçar serb. Ndërkohë që reporteri në reportazhin e tij i përshkruan hasjanët si njerëz mjaft mizorë, megjithëse nuk ka vendosur asnjë kontakt me ta, dhe zonën e Krumës e krahason si një rajon të Afrikës Veriore. Por, zyrtarë dhe banorë të Hasit e cilësojnë shkrimin e gazetës serbe si një shpifje të ulët, që kalon çdo cak të fantazisë së sëmurë të artikullshkruesit.

Dritan Musa, ish-shef i Komisariatit të Policisë së Hasit gjatë luftës së vitit 1999, thotë për “Kohën Ditore” se ndërtesa për të cilën bën fjalë gazeta serbe është në rrethimin e një kompleksi shkollash, por nuk shërben si shkollë, pasi pas vitit 1990 i ka dalë pronari, megjithatë ajo ndërtesë shërben si muze i Arsimit në Has, por që qëndron e mbyllur për shkaqe teknike që prej 20 vjetësh.

Sipas Dritan Musës, në afërsi të shkollës për të cilën bën fjalë gazeta serbe, rreth 200 metra në veri të saj ka qenë i improvizuar një spital norvegjez me një sallë mikrokirurgjie. Kjo sallë, sipas Musës, ka qenë instaluar në një ndërtesë aneks të xhamisë së Krumës. “Me vendosjen e batalionit ‘Atlantiku’ në malin e Pashtrikut dhe me fillimin e operacionit ‘Shigjeta’ u bë e domosdoshme ngritja e një salle operacioni në Krumë që do shërbente për trajtimin e të plagosurve. Me ndërmjetësimin e një personi nga Kosova me emrin Hysni Hoxha, në një ambient të Qendrës Islamike për Zhvillim, që ishte pronë e xhamisë së Krumës, u vendos spitali norvegjez që shërbente kryesisht për të plagosurit e batalionit ‘Atlantiku’, pjesëmarrës në operacionin ‘Shigjeta’. Por në këtë spital janë kryer shumë vizita dhe ndërhyrje mjekësore edhe për refugjatë të luftës nga Kosova dhe për banorë të Krumës. Në ngritjen e këtij spitali ka qenë përfshirë edhe misioni i OSBE-së që vepronte asokohe në Krumë”, deklaron Dritan Musa, ish-shef i Komisariatit të Policisë në Has gjatë vitit 1999./KD

8 komente në “Beogradi riaktualizon ‘trafikimin e organeve’: Janë kryer në Krumë të Shqipërisë”

  1. astrit b. says:

    per sa kohe qe KOSOVA nuk po kerkon te humburit,demin per spastrimin etnik biblik,jo te shekujve para krishtit,por te shekullit sapo kaluar,kuptohet qe sulmi eshte mbrojtja me e mire per serbet.televizionet dhe shtypi jone te merret me dite te tera me KRIMINELE dhe VAJZA TE GJORA,dhe jo me ceshtje thelbesore kombetare,nuk ka pse mburremi shume me 100 vjetorin kur vazhdojme te jemi te shperndare mos me keq.keto po perdoren me shume nga te perdalunit qe SHQIPERINE E SHOHIN SI MUNDESI PER TA SHITUR DHE SHKRETUAR,PER TA SHNDERUAR NE CDO CAST,deri sa te arrine ta <>>SHpagimi i zotit dhe popullit rente mbi to.

    1. tirona says:

      s kuptoj dicka? Po ato bij nonash kosovare, apo gra shtatzena te therura me bajoneta nga serbet,kush i HETON????????? Po dhe nQs i kane therur serbet,,pune e madhe,,,,,,,,,,,,,ata na mesuan. Robt serbeve,dhe grekeve,,,,RROFTE SHQIPNIA e MODHE..Me qef te modh,do hajsha nje femije serbe ne hell, per darke. Aspak meshire per plerat

    2. zefi says:

      Nuk kemi kohe te merremi me TE HUMBURIT E KOSOVES DHE AS ME SHPIFJET E SERBEVE!!!
      NE KEMI 100 VJETORIN E PAVARESISE DHE ME ATE PO I NGOPIM SHQIPTARET ME BUKE,DREJTESI,MIREQENIE etj,etj!!!
      Berisha ka shpenzuar miliona euro per te bere ca KUKULLA DHE HALE,gjoja per 100 vjetorin!!
      Edhe keto ne kuadrin e SHNDERIMIT TE 1oo VJETORIT!!!
      Regjizura serbe e drejton Berishen hap pas hapi se si ta ZHDUKE SHQIPERINE DHE PO E BEN!!!
      OPOZITA DHE PARTITE E REJA,GJOJA ANTI BERISHE,u dridhen kembet sa here del Berisha ne TV!!!
      POSHTE FASHIZMI SERB!!!

  2. pronari says:

    ndertesa ka pas ken shkoll e vjeter e shtetit te kohes se zogut,qe na i paska dal pronari!!!!!!!!
    a ka ken pron shteti apo private?

  3. Verior says:

    Sido qe te jete puna e muzeut,pronar apo pa pronar,kjo eshte nje shpifje e radhes qe s’me ben aspak pershtypje.Reporteri ne fjale nuk duhet te kete qene kurre ne Has.E verteta eshte se hasjanet jane shume njerez mikeprites,te qete e te kulturuar.Asnje trafikim e asnjehere nuk eshte bere ne Has.Ata qe kane shkruar per kete le te vine me gjithe deshmitarin anonim dhe ua premtoj se do kthehen me organet e tyre ne goje.

  4. Hesapi says:

    Cila eshte pergjigja e intutucioneve shteterore shqiptare? HiQ.Flisni o trapat e intutucioneve te larta te shqiperise,o vellezerit e serbeve.

  5. Sorra says:

    Eshte e habitshme qe ne vend te ndodh anasjelltas nodh e kunderta!! a do behemi ndonjeher ne shqiptaret!??

  6. Mallakastrioti says:

    ..Kriminelet Serbe, po bejne perseri Fajtore Viktimat Shqipetare , po kuptohet qe Serbet do te vjellin Gjithecka kunder Shqiperise..Kosoves dhe ne pergjithesi kunder Shqipetareve, sepse e dine qe ne Tirane Qeverise Spiuni Sali Berisha…Dhenderr i Milices…
    Fatkeqsia me e Madhe per Shqiperine dhe Kosoven eshte Sali Berisha njeriu qe po Shkaterron Shqiperine dhe Minon Bashkimin kombetare Shqiperi-KOsove…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje