Ajo që është paraqitur si fakt historik dhe shpjegim i tij, në librin e historisë për klasën e 6 të shkollës fillore, botimi i vitit 2005, të bashkautorëve Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj, ka ngjallur reagime dhe debate të ashpra të bashkësisë më të madhe fetare në Kosovë – Bashkësisë Islame, autorëve të librit, sociologëve të religjionit, si dhe zyrtarëve qeveritarë përgjegjës për arsimin në Kosovë.
Në leksionin për “Lindjen dhe përhapjen e islamizmit”, në faqen 109 të këtij botimi, në përshkrimin e pesë detyrave kryesore (e që sipas fesë islame njihen si shtylla të këtij besimi), sipas mësimit të profetit Muhamed, thuhet se detyra e pestë për çdo mysliman është, “të marrë pjesë në luftë kundër të pafeve (atyre që besonin në shumë zotëra)”.
Në anën tjetër, sipas zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, në shpjegimet e këtij leksioni nuk është përfshirë fare, “Dëshmia për besimin në një Zot dhe se Muhamedi është profet i tij”, që siç thonë ata, është shtylla e parë e besimit islam, si dhe nuk është bërë renditja e këtyre shtyllave.
Kjo sipas tij është krejtësisht në kundërshtim me parimet e islamit.
“Me këto mësime, nxënësi, faktikisht, nuk merr një pasqyrë reale rreth besimit islam, mirëpo e ka një pasqyrë të devijuar të besimit. T’ia mësosh një nxënësi në klasën e 6-të se lufta e shenjtë është luftë kundër të pafeve, që në këtë rast nënkupton të gjithë të tjerët përveç myslimanëve, ky është një absurditet dhe nuk përkon me frymën e paqes dhe tolerancës, që islami i ngërthen në thelbin e tij. Prandaj, kjo është një fyerje e madhe për neve”, tha Bajgora, për Radion Evropa e Lirë.
Bashkë-autori i librit të historisë për klasën e 6-të të arsimit fillor, prof. dr. Fehmi Rexhepi, thotë se ato që janë shkruar në pasusin ku përshkruhen detyrimet e myslimanëve, sipas profetit Muhamed, u përmbahen kontekstit kohor dhe janë fakte të sakta.
“Në historinë e klasës së gjashtë mësohet historia e mesjetës e jo historia e sotme, jo islami i sotëm. Qëllimi është zhvillimi historik i islamit, lindja dhe zhvillimi i islamit dhe islamizmit. Tash, ata, çka donë? Kujtojnë se tash historinë duhet ta bëjmë krejt me islamizëm dhe të mësohet në detaje”, thotë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.
Por, kryemami Bajgora, thotë se ashtuquajtura “lufta kundër të pafeve” nuk ka qenë kurrë dhe në asnjë kontekst kohor shtyllë e islamit.
“Me kompetencë të plotë e them se këtu është fjala për ‘luftën e shenjtë’ që e quajnë ‘xhihad’, e cila nuk ka të bëjë fare me të, sepse ‘xhihadi’ apo lufta askund nuk përmendet në kushtet e islamit. Mirëpo, kjo është një pjellë e njerëzve dashakeq, që dëshirojnë që islamin ta përdhosin dhe ta paraqesin në atë formë që nuk është, ta stërkeqin”, thekson Bajgora.
Ndryshe, Rexhepi, këmbëngulë se ajo që është shkruar është e saktë dhe ju referohet rezultateve deri në kohën kur është botuar libri.
“Ajo që është shkruar në vitin 2005, do me thënë, ka qenë e shkruar në rrethana të caktuara dhe në bazë të rezultateve të deriatëhershme. Kështu është interpretuar në të gjitha tekstet e historisë, të periudhës, gati se, pothuaj, në tërë botën”.
Por, prof. dr. Ismail Hasani, ekspert i sociologjisë së religjioneve, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në asnjë material apo literaturë që mbështetet në faktet shkencore, nuk i ka rastisur të gjejë që e ashtuquajtura “lufta kundër të pafeve” të jetë ndër shtyllat e besimit islam.
Ajo që në këtë kontekst është thënë në librin e historisë të klasës së 6-të, ai e quan gabim.
“Asnjë prej religjioneve monoteiste, në rastin konkret islami, në shtyllat e veta fundamentale të besimit, nuk e përfshijnë ‘luftën kundër të pafeve’, përkatësisht të atyre që nuk janë të fesë së njëjtë. Formulimet e tilla, nëse ky tekst ka vazhduar të qëndrojë dhe të jetë në përdorim në nivelin e shkollimit në Kosovë, është gabim”.
“Prandaj, është i natyrshëm edhe reagimi edhe i bashkësisë fetare islame dhe është i arsyeshëm edhe reagimi i qarqeve të ndryshme studiuese, sepse kjo automatikisht nënkupton shtrembërim të fakteve historike”, shprehet Hasani.
Ndryshe, libri “Historia 6”, është ribotuar në vitin 2012.
Në ribotimin e fundit, pasusi i kontestuar lidhur me 5 detyrat e myslimanëve, sipas profetit Muhamed, janë hequr tërësisht nga leksioni.
Zyrtarët e Bashkësisë Islame vlerësojnë se heqja e këtij pasusi mbase është bërë për shkak se është kuptuar gabimi.
Përgjegjësia dhe heshtja
Por, si e shohin këtë problematikë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, përgjegjës për arsimin?
Selvije Halimi, këshilltare e ministrit për Arsim, Shkencë dhe Teknologjisë, Ramë Buja, thotë për Radion Evropa e Lirë se ajo që ka qenë e publikuar në botimin e vitit 2005 në librin “Historia 6”, nuk hyn në përgjegjësinë e mandatarit të tashëm.
“Ky mandatar në Ministrinë e Arsimit nuk mban përgjegjësi për këtë, por nuk do të thotë se duhet të heshtet, pavarësisht përgjegjësisë. Kurse, për heqjen tash të këtij pasusi, unë mendoj se për këtë mund të merrni prononcim më mirë nga autori i librit, se pse është hequr ky pasus”, thotë Halimi.
“Ne e kemi hequr për shkak të reagimeve të tyre dhe nuk e kemi parë, fundi i fundit, të domosdoshme që të ekzistojë. Unë nuk mendoj se kanë pasur ata të drejtë, por nuk kemi dashur që tash ne të hapim front të ri, sepse ata, fundi i fundit, edhe atje ka rrymë të shumta, të cilat po mundohen me çdo kusht që ta islamizojnë historinë, popullin dhe të gjitha”.
Në anën tjetër, zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë shfaqur drojën se pasqyrimi, siç thonë ata, joreal i shtyllave të besimit islam, por edhe gabime të tjera, sipas tyre, tashmë ka mundur të krijojë efekte negative te vet nxënësit.
Droja e tyre, gjithashtu është se nxënësit që i përkasin besimit islam, këtë gabim mund ta kenë marrë si detyrim të vërtetë.
Por, Rexhepi vlerëson se mbase nxënësit nuk e kanë mbajtur mend atë që është shkruar.
“Ne kemi shumë gjëra, shumë më të rëndësishme, që duhet t’i dinë nxënësit tanë e lëre më ato se, kush mërzitet se çka janë ato. Bile, tash le t’i pyesin ata që i kanë kryer, ato gjeneratat që i kanë kryer… Thuaja atyre që e kanë kryer klasën e gjashtë. Asnjëri nuk dinë as t’i numërojnë”, thotë Rexhepi.
Por, ndryshe mendon zonja Halimi.
Ndërkaq, sociologu Hasani thotë se efektet eventuale mund të minimizohen për faktin se libri i ribotuar është pa pasusin kontestues.
“Është normale që efektet mund të jenë ushtruar. Por, nëse teksti është reviduar dhe ribotimi nënkupton heqjen e atij formulimi, që për mua është non-sens, atëherë pasojat janë më të vogla”.
Megjithatë, sociologu Hasani ka shtuar se librat shkollorë duhet t’i nënshtrohen
recensionit dhe vlerësimit të natyrshëm në aspektin metodologjik dhe në aspektin e ofrimit të burimeve dhe fakteve shkencore dhe qasjes.
Zyrtarët e Bashkësisë Islame kanë theksuar se tashmë kanë biseduar edhe kolegët e tyre nga Ipeshkvia e Kosovës, siç ka thënë ai, rreth “pastrimit” të teksteve shkollore sepse, sipas tyre, edhe ata kanë vërejtjet e tyre lidhur me disa gabime në tekstet shkollore, ku flitet rreth jetës së profetit Jezu Krishti dhe krishterimit në përgjithësi.
Ata kanë thënë se nuk do të kërkojnë që tekstet të shkruhen bazuar në aspektin fetar, por nga perspektiva historike e bazuar në fakte të pamohueshme.
Kërkesat e tyre të përbashkëta, siç kanë thënë ata, do t’ia dërgojnë Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Ndryshe, zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë deklaruar se janë në pritje që kushdo që vëren gabime, në cilat do tekste shkollore, t’i paraqes ato pranë kësaj ministrie duke i mbështetur me dëshmi dhe fakte, në mënyrë që ekspertët t’i korrigjojnë ato gabime./REL
Vazhdoni e zihuni per Topet e Zotit,se ne rregull e keni.
Ja dhe nje sherbetor i juaj i perulur “in action” ?
https://www.youtube.com/watch?v=3UuESVHFFrs
P.S. Mund ti ndodhe kujtdo.
O ”Hasan Lenja”?!.Pash ZOTIN,e kam pa kete video me 100-ra here dhe prap nuk arrij t’a kuptoje pse bo ashtu ai Palla.Ai bo sikur e kan kap xhindet,mo plako.
A e ke ndo1 ide pse gerthet ashtu ai idiot????????????,se une nuk po mundet dot,me i dhen dum ketij muhabeti.
@ Dean
Shpjegimi si vijon:
Ka shku aq afer allahut me ate fjalim, sa nuk e ka perballu dot dhe ka rreshkit, ka degjeneru perfundimisht.
Publiku kujton se eshte pjese e ritualit dhe e imiton!
Ne fakt, sipas te dhenave te pakundershtueshme, Imami u shtrua ne psiqiatri pas kesaj!
Shpresoj se u sqaruat plotesisht!
Ok,plako.Ky shpjegim qe dhe ti i vo kapak te gjithave.Sidomos fakti qe qeka mbyll ne cmendin.
Faleminderit,”hasano” dhe gjith te mirat.
Faleminderit Dean.
Nje korrigjim i vogël:
Jo Hasano por Hasono.
Osht si puna e Osmanit
Tironsit i thon Asmon,
Lebërit Osmën!
LOL…..
Sorry,plako.
Do ta shohim Kosoven mbas 20 vjeteve.Do behet arabi.Shume po i fusin hundet disa organizata prej Arabie,sidomos tek femijet neper familjet e vobekta.Shume propagande e keqe po i bahet ktyne femijeve prej tyne.qeveria duhet me nderhy,se neser do jete shume vone.
Hahahaha,
Vallaj ta dija se ka zot e te kishte tope, do isha zene e do kisha luftuar. Me shkrive Dean.
Mendimi im, fete ne Shipqri duhet te ndalohen me ligj.
Ne shkolla sduhet te jepet fare kulture fetare. Kush do te mesoje, te iki te mesoje ne kishe, xhami, teqe, ku ti doje zemra. Ne shkolle jo.
Deri sa ne kishe e xhami ste lejojne te mesosh per teorite e tjera (ato shkencore) as edhe shteti sduhet te lejoje fene ne punet e saj, ne cdo aspekt.
o shoku mos e ngaterro,shkolla nuk te meson per fene islame as ate te krishtere por te meson per historine dhe fete jan pjese e historise nuk e heq dot njeri pasi jan gjera qe kan ndodhur nder popuj sic kan ndodhur lufterat ka pas dhe zhvillime fetare.prandaj keto gabime kan qene ne librin e historise se nuk meosn njeri ne shkolle bibel e kuran o tutkun qe sja keni haberin ca komentoni.
koment dhe fjal ma te bukur nuk kam ndegju dean.
Nuk me le gazeta tema te shpreh mendimin ndryshe kur komentoj per islamizmin, prandaj mendimi im eshte kunder islamizmit.
E lexuat ju qe komentoni shkrimin ? Debati eshte shume i mire sepse behet fjale per nje fjali ne tekstin e klaseve te gjashta. Pozitive eshte fakti qe edhe vet hoxhallareve te Kosoves ju duke ekstremiste ajo fjalia per xhihadin…
nuk ka pike rendesie, dhe tema te tilla nuk duhet te perbejne objekt diskutimi fare nder shqipetaret.
Librat shkollor jan libra te cilet perpunohen ne baze te etikes laike(ateiste) te shteteve ku zoteron laicizmi pra ateizmi.
Atehere nuk ka asgje ketu per tu cuditur nese ateistet te cilet jan te perbetuarit anti fetare te bejne dis informim
pune korrakesh,varu kkkkkkk……
Gabim i historise qe lihen plera te tille te botojne libra te tille.
Ata qe botojne dhe mbrojne citate te tilla, si Lufta kunder te pafeve duhen pushkatuar..si ky Rexhepi, dhe duhen perndjekkur deri ne nje per ndjelljet dashakeqe te luftes ndaj njerezimit.
Dhe nje fakt pak me shume, Rexhepi spekulon kur thote se eshte nje nga shtyllat e besimit islam.
Nuk eshte,,ne kohen e Turqise ka qene ne Sheriat qe Xhihadin e denonin si levizje armike te islamit dhe cdo xhihadist varej pa nje pa dy.Shteti islam ka qene armiku me i eger i Xhihadit.
Tani dalin kosovaret dhe na e thone ndryshe.
Ju ka pjerdhur mendja ketyre.
Mblidhni ore trute e kokes, nuk ju mjaftoi serbi, po do plekseni dhe me xhihadet e islamet tani.
Hej zot…na ruajt
Ajo qe me shqeteson me teper eshte se Kosovaret duhet te behen te ndergjgshem per dicka me shume rendesi per fatin e tyre dhe te Kosoves.
Deri tani kane mbeshtetjen e opinionit nderkombetar por, nese vazhdojne me kete rruge do vij dita qe do braktisen.
Jo vetem nderkombetaret, por dhe mendjet e pastervitura do fillojne te mendojne : Me mire serbet se islamiket.
Kjo eshte ourzeze per Kosoven.
Duhet ta kuptojne se ne Shtetin Shqiptar te Kosoves, nuk k nje shqiptare dhe nje arabe.
Dhe ky eshte vetem nje paralajmerim qe populli te tregohet i kthjellet dhe te mos bjere ne pusin e erret te islamizmit.
Ajo qe me shqeteson me teper eshte se Kosovaret duhet te behen te ndergjgshem per dicka me shume rendesi per fatin e tyre dhe te Kosoves.
Deri tani kane mbeshtetjen e opinionit nderkombetar por, nese vazhdojne me kete rruge do vij dita qe do braktisen.
Jo vetem nderkombetaret, por dhe mendjet e pastervitura do fillojne te mendojne : Me mire serbet se islamiket.
Kjo eshte ourzeze per Kosoven.
Duhet ta kuptojne se ne Shtetin Shqiptar te Kosoves, nuk ka dy shtete ne nje, nje shqiptar dhe nje arab.
Dhe ky eshte vetem nje paralajmerim qe populli te tregohet i kthjellet dhe te mos bjere ne pusin e erret te islamizmit.