Beogradi është i gatshëm për dialog politik dhe teknik me Prishtinën, por nuk mund të pranojë kushtet që nënkuptojnë njohje të pavarësisë së Kosovës, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçic.
Ai i ka bërë këto komente në Beograd, pas takimit me komisionerin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule.
“Komisioneri për zgjerim më tha se nuk ka kushte të reja për vazhdimin e bisedimeve dhe anëtarësimin e Serbisë në BE dhe se dialogu, nëse Serbia merr pjesë në të, do të jetë neutral ndaj statusit (të Kosovës)”, ka thënë Daçic para gazetarëve.
Ai ka thënë se pret mirëkuptim nga BE-ja për problemet specifike me të cilat përballet Serbia, të ngjashme me Kosovën.
Në një dokument të Komisionit Evropian, të publikuar të enjten, është theksuar nevoja që Serbia të respektojë integritetin territorial të Kosovës.
Daçici ka thënë se kërkesa e tillë kërcënon vazhdimin e dialogut./rel
“Nuk të njoh si kryetar i kombit, por si bandë kriminele. Pranoj të bisedoj me ty, nëse më paguan mua majmë”. Kjo është filosofia serbe.
“Nuk të njoh si shqiptar, por si pagues i luskit tim. Pranoj të bisedoj me ty, nëse më paguan mua majmë.” Kjo është filosofia nga qeveria kriminele nga [email protected]”.