Adelina Reçica, e dyshuar për kërkim të parave në emër të Dino Asanajt

10 Tetor 2012, 10:03Rajoni TEMA

Adelina Reçica është intervistuar nga policia në cilësinë e të dyshuarës për kërkim të parave për hotelin “Grand”.

Hetimet për kërkim të parave nga Bexhet Pacolli dhe Remzi Ejupi kanë nisur me të venë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj. Ajo është intervistuar të hënën nga policia me urdhër të prokurorëve Paskal Persoons dhe Blerim Isufaj.

Burime nga policia i kanë thënë “Kohës Ditore” se Reçica është pyetur në lidhje me përfshirjen e saj në grupin e Astrit Haraçisë si ndërmjetësues të Dino Asanajt për të ndikuar që hoteli “Grand” të mos u merrej aksionarëve.

“Ajo është intervistuar në Drejtorinë e Krimeve të Rënda nga hetuesit. Ajo është pyetur duke u bazuar në përshkrimin që i ka bërë Remzi Ejupi pranisë së saj në një takim ku është diskutuar për miliona euro”, ka thënë burimi i gazetës.

Intervistimin e saj e ka konfirmuar edhe EULEX-i.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje