Shqiptari nga Zvicra, Behar Merlaku është dorëzuar, duke u kënaqur me “vetëm” një milion euro, në vend të 43 milionëve, sa kishte kërkuar nga kazinoja e Bregenzit në Austri.
Historia e 26 vjeçarit nga Zvicra kishte nisur në mars të vitit 2011, me një gabim teknik të automatit të kazinosë, i cili në ekran kishte treguar shifrën prej 43 milionë eurosh.
I bindur se e kishte fituar këtë shumë, Behari e kishte kërkuar shumën nga menaxherët e kazinosë (Casinos Austria AG). Ata nuk kanë pranuar ta dëgjojnë, duke arsyetuar se bëhet fjalë për një gabim softueri, pasi që në kazinonë e tyre nuk ka fitime milionëshe.
Ndërsa Merlaku kishte marrë avokatin dhe ishte nisur rrugës së gjatë për të kërkuar shumën e parave, që, sipas tij, i kishte fituar.
Një vit e gjysmë më vonë, pas disa seancave gjyqësore, duket se Behari ka pranuar kompromisin “e dhimbshëm”: Ai, sipas gazetës austriake “Heute”, ka arritur marrëveshje jashtëgjyqësore me kazinonë e Bregenzit që të heqë dorë nga kërkimi i 43 milion eurove, duke pranuar të marrë 1 milion euro, transmeton albinfo.ch.
Në procesin gjyqësor të mbajtur në janar të këtij viti në gjykatën e landit në Feldkirch, bëhej fjalë për një dëmshpërblim prej 5 milion eurosh. Sipas avokatit të Merlakut, Casino Austria AG i kishte ofruar atij 500 mijë euro, që nuk i mbushte aspak syrin klientit të tij.
Në muajt në vazhdim, dy palët në kontest duket se janë pajtuar për shumën e kompromisit, 1 milion euro.
“Procesi gjyqësor nuk do të vazhdojë më”, ka thënë një zëdhënësi i gjykatës për mediat austriake.
Në Casino Austria AG nuk japin informata rreth asaj që thuhet në gazetën “Heute” për dëmshpërblimin në shumë prej 1 milion euro.
kjo është normale!nuk ka qënë faji i lojtarit!kazino e parnon vetë se është gabim softueri,programi!duke qënë një fakt i tillë atëherë është kazinoja ajo që duhet të binte dakord me këtë lojtar!për mendimin tim ai ka qënë shumë zëmërgjërë me këtë kompromis!
po të marrim një shëmbull të thjesht kur në një dyqan janë vendosur çmimet gabim,shitja në kasë bëhet jo me çmimin real,por me atë të gabuarin!dyqani mund të ndryshojë çmimet e tjera por jo atë të paraqitur në kasë!kush bën faj paguan!në rastin e kazinos është kazino fajtore duhet të pranojë dhekonseguencat!ajo vetë si kazino mund të hedhë në gjyq prodhuesin e programit!për të marrë atë që humbi të paktën!
Ani se do te bjerin prap ?
http://fashionguests.blogspot.com/
Po kur te jep zero “gabimisht” kazinoja?Lojtari nuk e di dhe nuk ankohet.Po ti vesh flaken padashje nje tufe lekesh,ti jep njeri meqe u dogjen gabimisht?Shqiptari nuk duhet te kishte pranuar.Do ti merrte parate qofte dhe me gjykate nderkombetare.
Gabimi ndeshkohet,me pejshtim te votave te hedhura gabim qe i numeron Ristani.