AAK-ja i “vardiset” Thaçit

13 Tetor 2012, 10:49Rajoni TEMA
AAK-ja i “vardiset” Thaçit

Drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë duke u përpjekur maksimalisht që të bëhen pjesë e qeverisë së Kosovës. Nga një subjekt politik që ka qenë maksimalisht i ashpër për keqqeverisjen në vend, AAK-ja është shndërruar pothuajse në parti pushtetare, ndërkaq, e vetmja gjë që partinë e kryeministrit Hashim Thaçi e dallon nga ajo e Ramush Haradinajt, është se kjo e fundit nuk është duke i “shijuar” kolltukët e ministrave.

Të paktën kështu shihet Aleanca nga analistët politikë, të cilët janë të bindur se shumë shpejt mund të ndodhë koalicioni i partive të dala nga lufta, ashtu siç është paralajmëruar shumë kohë më parë nga shoqëria civile.

Të enjten gjatë seancës plenare, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë abstenuar miratimin e mocionit për pezullimin e privatizimit, edhe pse ata fillimisht e kishin mbështetur këtë nismë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e nënshkruar një gjë të tillë.

Madje, brendapërbrenda deputetëve të partive në pushtet ka pasur deputetë që kanë votuar pro mocionit të partisë së Albin Kurtit, të kundërtën e kanë bërë ligjvënësit e AAK-së, shkruan “Zëri”.

Pikërisht ky veprim, për analistin politik, Avni Zogiani, është tregues i qartë se AAK-ja është mërzitur duke qëndruar në opozitë, ndërsa lakmia për pushtet është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Por, ai ka edhe një arsyetim tjetër që ka shtyrë deputetët e kësaj partie t’i thonë “jo” pezullimit të privatizimit.

2 komente në “AAK-ja i “vardiset” Thaçit”

  1. Ivani i madh says:

    Me vajtien e Metes dhe tani te Sales AAK-ja mendoi pse mos bejme edhe ndonje euro si vellezerit tane matane kufirit se keshtu populli do na doje me shume ata duan kriminel Berishen qe i dha nafte serbise jo te mos na duan ne qe luftuam per vete .

  2. preshevali says:

    Kosovarët ju kanë vardis edhe Millosheviçit e s’pi vardisen Thaçit.
    Ku ashtë hyqymeti aty i ki për shërbëtor Kosovarët, sahi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje