Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson brenda disa ditëve pritet t’i mbledhë liderët kryesorë të vendit me qëllim të arritjes së një marrëveshje të re për zhbllokimin e reformës kushtetuese dhe zgjedhore.
Përveç vazhdimisht të reformave, marrëveshja parasheh edhe fatin e presidentes aktuale të Kosovës, Atifete Jahjaga.
Një burim i afërt nga Presidenca në kushte anonimiteti i ka thënë gazetës “Epoka e Re”, se takimi në mes të liderëve kryesorë të Kosovës dhe diplomates amerikane pritet të ndodhë këtë të shtunë.
“Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, më 13 tetor do t’i mbledhë liderët kryesorë për të diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshje lidhur me reformat kushtetuese dhe zgjedhore. Përveç zhbllokimit të dy reformave, kjo marrëveshje parasheh që presidentja aktuale, Atifete Jahjaga, të qëndrojë në postin e saj edhe për një vit”, ka thënë ky burim.
Po ashtu është thënë se këtë marrëveshje do ta nënshkruajë edhe presidentja Jahjaga, e cila do të zotohet se nuk do të bëhet pengesë dhe se posa të aprovohen ndryshimet kushtetuese do të japë dorëheqje.
c paskan qene amerikanet per pazare,ke i do bitha vendosin , per kosoven e pa….varur
bash, por skan faj ata por populli jon qe nuk del ne demostrata me largua kete MUSHKE, pasi qe qeverija po lejon kete budallaqk dhe ambasadoren te vendos per kushtetuten tone
Se pari populli duhet te dale ne demonstrata kunder hajduteve e vrasesve te llojit te Hashimit me shoke e pastaj kunder presidentes.
SIPAS SALIUT, PAZARE KLERKON RAMA PER NDRYSHIME KUSHTETUESE.
NA DALKA QE EDHE AMERIKA KERKOKA PAZARE!
KU JE O SALI! DEMASKOI!
Nje foto shume e bukur dhe me kuptim . Te dyja shprehin dhe ofrojne miresi dhe dashuri per ate qe jane caktuar te bejne. Urime dhe mbaresi te dyjave.
Jo kaq por ku do jet me fat sikur Kosova te behet province e SHBA. Si Puerto Riko. Atehere do jene vertete te lire.
Mire. U befte realitet ajo qe eshte projektuar ne leter.
rrofte bashkepunimi grave pa burra,