Organizata ndërkombëtare për lirinë e shprehjes, Reporterët pa Kufij, kanë publikuar të premten reagimin ndaj rastit të redaktores së gazetës Zëri, Arbana Xharra, për padinë që i kanë bërë kompanitë e afërta me kryeministrin Hashim Thaçi për artikullin e saj – që ka nxjerrë në shesh afërsitë e biznesmenëve që financojnë partitë në pushtet, dhe të cilët marrin më pas tenderë.
Reporterët pa Kufij i bëjnë thirrje EULEX-it edhe institucioneve të Kosovës që të kenë vëmendjen e veçantë ndaj këtij rasti. Kjo organizatë dënon presionin ndaj stafit redaktues të gazetës “Zëri”dhe veçanërisht znj.Xharra.
“Në shprehim mbështetjen tonë të plotë për Arbana Xharrën. Ajo e ka bazuar artikullin e saj në raporte të pavarura dhe të dhëna publike”, thuhet në reagimin e Reporterëve pa Kufij, ku shtohet se ky rast është shumë i rëndësishëm për pavarësinë e gjyqësorit të Kosovës, i cili renditet në vendin 86 në botë në Indeksin tonë të Lirisë së Shtypit.
Në vijim reagimi i plotë i Reporterëve pa Kufij:
Arbana Xharra zëvendëskryeredaktore në të përditshmen “Zëri” është paditur për shkrimin që ka theksuar lidhjet e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të disa biznesmenëve. Në artikullin e saj, botuar me 2 prill të vitit 2012, Xharra ka shkruar mbi marrëveshjet e pronarit të kompanisë Pejton, Bejtush Zhugolli dhe dy vëllezërve të tij me kryeministrin Hashim Thaçi.
Duke u thirrur në hulumtime kundër korrupsion dhe raportet e prokurimit, ajo ka thënë se tre vëllezërit Zhugolli, kanë financuar fushatën e kryeministrit, dhe në kthim Thaçi u ka dhënë tender shumë fitimprurës këtyre biznesmenëve.
Kompanitë e vëllezërve Zhugolli vetëm në Korporatën Energjetike të Kosovës,(KEK) kanë fituar tender në vlerë prej 70 milion euro.
Me pak se një javë pas publikimit të artikullit të gazetares Xharra në prill të këtij viti, Bejtush Zhugolli e ka paditur atë dhe gazetën “Zëri” për dëmtimin e imazhit të biznesit të tij, duke kërkuar kompensim financiar prej 700 mijë euro.
Shumë e pazakontë për sistemin gjyqësor në Kosovë që rasti të procedohet me një shpejtësi të dritës. Seanca e parë është mbajtur me 25 prill për të vazhduar me dy seanca të tjera më pas. Dhe brenda dy javësh prite të merret vendimi dhe gjyqësori të njoftojë vendimin e saj përfundimtar.
Kur gazetarja Selvije Bajrami, po ashtu nga gazeta “Zëri”, ka raportuar në seancën e parë të mbajtur për këtë rast, Zhugolli ka paditur edhe atë duke kërkuar kompensim prej 300 mijë eurosh.
Seanca e parë për këtë rast do të mbahet me 12 tetor.
Reporterët pa Kufij dënojë me termat më të forta të mundshme presionin që Bejtush Zhugolli i ka vënë stafit redaktues dhe veçanërisht Xharrës. “Në shprehim mbështetjen tonë të plotë për Arbana Xharren. Ajo e ka bazuar artikullin e saj në raporte të pavarura dhe të dhëna publike. Me sa ne e dimë, Bejtush Zhugolli, kur nuk ka filluar procedura kundër këtyre burimeve”.
Akuzat kundër Selvije Bajrami, e cila s’ka bërë gjë tjetër veç se ka raportuar për procedurat ligjore që i ka ndërmarr ky biznesmen tregojnë për shqetësimet e këtyre të fundit.
Ky rast është shumë e rëndësishëm për pavarësinë e gjyqësorit të Kosovës, i cili renditet në vendin 86 në botë në Indeksin tonë të Lirisë së Shtypit. Shumë kompani private financojnë partitë politike ne pushtet në Kosovë dhe më pas fitojnë tenderë.
Sa më shumë që gazetarët raportojnë për këto marrëveshje, ata përballen me kërcënime dhe akuza për shpifje. Xharra këtë padi e quan absurde.
“Në vend se të hetojnë këtë rast të korrupsionit, ata janë duke dërguar mesazhe për gazetarët hulumtues që të mos merren me këto tema të ndjeshme”. Qëllimi është që të frikësojnë dhe të ju bëjnë më dije gazetarë se çfarë i pret ata nëse nuk e mbyllin gojën.
Xharra nuk e përjashton ndikimin politik “nga lartë”.
Për fat të keq, edhe EULEX-i, misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thyer shpresat e komunitetit të gazetarëve të pavarur në Kosovë. Xharra ka kontaktuar ata për një reagim ndaj keqtrajtimit të saj, por ende nuk ka marr përgjigje nga ata.
Reporterët pa Kufij bën thirrje autoriteteve kosovare dhe zyrtarëve të EULEX-it për t’iu përgjigjur kësaj situate. Heshtja e tyre për këtë çështje është e papranueshme.
Arbana Xharra, fituesja e disa çmimeve kundër korrupsion për artikullin më të mirë nga UNDP tre vite radhazi (2006-2008), nuk do të heq dorë. “Unë do të vazhdoj të merrem me gazetari hulumtuese, ata nuk mund të më trembin mua. Por është e vështirë për gazetarët e ri kur e shohin se nuk e kanë mbështetjen e gjyqësorit”.
Dy paditë kundër gazetarëve hulumtues të bëra nga i njëjti biznesmen brenda një vitit tregon për përpjekjet e Zhugollëve dhe miqve të tyre për të mbajtur këto shkrime të fshehura. Ne mezi presim që të kuptojmë vendimin final të gjykatës. /Zëri/
Kane marre shembull mire kosovaret nga Berisha.
Pasi fituan luften me gjakun e popullit, i kthehen ketij gjaku dhe kerkojne shperblime.
Turp i shekullit, qe ne vend te ngriheshin dhe te ndertojne shtetin e ri, qeveritaret po e minojne, ne sherbim te serbit. si salua jone.
Gazetare shqiptare kudo qe jeni, jepini mbeshtetje kolegeve tuaj, sot sulmohet nje koleg, neser do te jesh ti qe shef dhe nuk reagon, pasneser shytpi i lire do te futet nen tutelen qeveritare, qe do te sjelle diktaturen.
Ngrijeni zerin, sot ne trevat shqiptare vetem shtypi i pavarur ka mbetur, ku shqiptaret shpresojne te sjellin demokracine e vertete.
Qeveritare duan tja u mbyllin gojen juve, por mos ndaloni te denonconi korrupsionin, krimin dhe cdo gje qe bie ndesh me vlerat e verteta demokratike.
bravo arbana. gazetarja ma e mire shqiptare, vec vazhdo perpara mos lsho pe, suksese
perseri jeni cinike bija e Zotit. Ju nuk e mendoni vertete kete qe e thoni!!!!!!!