Shtohen azilkërkuesit nga Ballkani - Rihapet debati për regjimin e vizave

13 Tetor 2012, 12:22Rajoni TEMA

Qëkurse në fillimtë vitit 2010 u shfuqizua regjimi i vizave për serbët dhe maqedonasit, numri i azilkërkuesve nga këto dy vende është rritur dukshëm. Aktualisht Serbia zë vendin e dytë ndër dhjetë vendet kryesore prej nga vijnë azilkërkuesit, ndërsa Maqedonia renditet e gjashta. Shanse për njohjen e së drejtës së azilimit nuk kanë as serbët dhe as maqedonasit.

Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich kërkon të kufizojë hyrjen në Gjermani të serbëve dhe maqedonasve. Fluksi masiv i qytetarëve serbë dhe maqedoas duhet ndaluar menjëherë, kërkoi politikani kristiansocial. Për këtë duhet të jetë e mundur që BE-ja ta pezullojë sa më shpejt lirinë e vizave për këto vende. Numri i azilkërkuesve është rritur shumë në shtator në krahasim një vit më parë. Sipas të dhënave të ministrisë në shtator ka pasur 6691 kërkesa për azil, rreth 62 për qind më shumë se në shtator 2012. Rritja më e fortë shënohet tek refugjatët nga Serbia dhe Maqedonia. Eksperti socialdemokrat për çështjet e sigurisë Michael Hartmann bëri përgjegjës për këtë zhvillim “bandat e paskrupullta”. Zyra federale për refugjatët në Nyremberg duhet t’i kthejë pa vonesë këta azilkërkues, këroi Hartmann. Ndërsa për azilkërkuesit nga Pakistani, Siria dhe Afganistani dyert duhet të mbeten të hapura.

“Shanset për ta fituar të drejtën e azilimit janë zero”

Arësye për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia politikanët e BE-së e shohin kryesisht tek rritja e pagesave për azilkërkuesit. Kryetari i komisionit parlmentar të punëve të brendëshme, kristiandemokrati Ëolfgang Bosbach, tërhoqi vëmendjen gjithashtu në një intervistë për gazetën „Ruhr Nachrichten“ ndaj të ashquajturave dekrete të dimrit në disa lande. Përmes këtyre dekreteve azilkërkuesve u garantohet një qëndrim minimal prej disa muajsh edhe në rastet kur „shanset për ta fituar të drejtën e azilimit janë zero“.

Pro Asyl: Refugjatët përballen me „përjashtimin dhe diskriminimin ekstrem“

Organizata për mbrojtjen e refugjatëve Pro Asyl e cilëson debatin për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia si „përhapje paniku“. „Kjo nuk justifikohet me shifra“, tha zëdhënsja e Pro Asyl politikat juriidke Marei Pelzer. Vërtetë njerëzit nga këto dy vende qysh prej heqjes së regjimit të vizave e kanë më të lehtë të udhëtojnë për në Gjermani e vende të tjera të BE-së, por arësyeja përse ata largohen në radhë të parë ka të bëjë me „përjashtimin dhe diskriminimin ekstrem“ të refugjatëve në vendet prej nga ata vijnë.

Përveç kësaj muajt e dimrit në zonat e varfëra të Ballkanit përbëjnë një periudhë të vështirë për të prekurit. „Skandali i vërtetë janë kushtet e jetesës në vendet e origjinës dhe pas kësaj mënyra s esi ata priten prej politikës në Gjermani“, thotë Pelzer. Fakti që komunat ankohen pë rmungesën e vendstrehimeve për azilkërkuesit, është sipas Pelzer rezultat i planifikimit të gabuar. Sepse qysh nga viti 2007 për shkak të uljes së dukshme të numrit të azilkërkuesve janë pakësuar edhe kapacitet përkatëse. „Ky është një planifikim i gabuar, që duhet korrigjuar“, thotë Pelzer.

Një vështrim në zhvillimin e shifrave të përgjithshme të azilkërkuesve në dy dekadat e fundit tregon, se Gjermania pavarësisht nga rritja e vazhdueshme është ende mjaft larg rekordit të mesit të viteve 90-të. Asokohe në Gjermani numëroheshin gati gjysmë milioni azilkërkues – gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2012 numri i azilkërkuesve ka qenë 40.200. Pas kulmit të viteve 1990 numri i azilkërkuesve deri në vitin 2007 ra në rreth 20.000, duke shënuar sërish rritje. Në vitin 2010 janë paraqitur 41.300 kërkesa për azilim dhe në vititn 2011rreth 45.800./DW

5 komente në “Shtohen azilkërkuesit nga Ballkani – Rihapet debati për regjimin e vizave”

  1. Mallakastrioti says:

    ..Ne Gjermani per Vendet e Ballkanit, si nga Shqiperia ..Serbia…maqedonia..ect…Nuk ka asnje Shans per Sattusin e Azylantit..
    .1.Procedura zgjat normalisht 3-Muaj…mer c´do Azilkerkues..por kur behet fjale per azilkerkues qe vijne nga vendet qe Permendem, sikurese thote edhe Ministri i Brendshem Federal..procedura do te behet edhe me e shpejte, deri edhe debim me zor….
    Uroj qe Shqipetaret te Qendrojne Large “Aventures se Azilit”…shume me mire te Respektojne rregullat e levizjes me Passaport…dhe cdo tre-Muaj.

  2. hanifi says:

    po populli yne qe po vuan nen sistemin dikatatorial te berishes pse nuk iken?

    1. Po Po; ti anonimi “anifi” populli shqiptar i Shqiperise aktuale te malokeve Berisha e Meta po iken gradualisht (vetem ne Belgjike+Gjermani+Hollande por edhe ne Britani) ka mbi 12 000 persona qe kane kerkuar ne forma te ndryshme Ekzil Politik. Po Po; kjo eshte mese e vertete dhe Policia Shqiptare (absolutisht eshte kthyer ne Sigurimi i Shtetit ne cdo drejtim e veprim) nuk thote asnje fjale se i prishet imazhi dy malokeve te Pushtetit Mafioz Shqiptar perpara Nderkombetareve Europian e Amerikan bashke, akoma te pa korruptuar (kane mbetur shume pak Nderkombetare -afro me pak se 2%- te pa korruptuar nga bisha Berisha e mamuthi Meta, por edhe keta pak 2% duket se do korruptohen brenda 6-muajve te ardhshem). Pas Qershorit 2013; nga disa Institute te Prognozave Nderkombetare dhe Sherbime-Inteligjente prestigjoze Euro-Atlantike, parashikohet nje ikje masive e shqiptareve nga Shqiperia (jo maloket e Berishes e Metes), sepse Zgjedhjet perseri do te vidhen me mashtrm e dhune (por edhe me vrasje) nga cifti i pushtetit aktual totaliar Berisha e Meta.

  3. shqiptari says:

    Per komentuesin Mallakastriotin.Pa hofenduar ne menyre shoqerore,qenke nga Gjirokastra,pace me jete.Por mos je gje Enversit more !
    Po si genjen more,nese Lexon apo ndegjon nje Artikull.Nuk do te thote qe eshte e verteta aty brenda apo ! Enver trimi.
    Dil ne teren dhe shiko realitetin.Cilido qe kerkon eshte mese normale qe ka te drejte te kerkoje
    .1. Azyl.
    .2. Nuk eshte e vertete qe askush nuk e fiton te drejten
    .3. Dhe nga Shqiperia kane ardhur dhe do te vijne ,kane fituar dhe do
    te fitojne,se e meritojne.Njoh une qe para 3 muaj,kane fituar mbi
    3 Familje dhe nja tre raste Indivite.
    .4. Kerkesa per Azyl as nuk byllet dhe as nuk do te mbyllet ndonjehere.
    .5. Panvaresisht se nga e kane preardhjen ata qe vijne ,nga Evropa
    Lindore apo Perendimore.
    .6. I nderuar Mallakastriot nese sje Molakesh,po te besojme.
    Ulu dhe Stdion nga pake Lexo nga pake dhe dile ne Terren nga
    nga pake qe te jeshe me nga afer ngjarjeve..

  4. saliheqenefi says:

    sa te veshtire e beni he burra,detyroeni salukun te kerkoje azil se te gjitha vendet europiane jane gati tja japin dhe ne shpetojme prej tije njehere e mire dhe jetojme te gezuar e te lumtur,rrofte populli shqiptare neqoftese ka mundesi pa salukun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje