Svoboda: Pranimi i Kosovës nga Serbia duhet të ndodhë

14 Tetor 2012, 14:07Rajoni TEMA

 Eurodeputeti, Hanes Svoboda ka theksuar se Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës para së të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. “Pranimi i Kosovës në fund duhet të ndodhë, mirëpo ky nuk është kusht për t’iu bashkuar BE-së. Megjithatë, para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së, gjithsesi se duhet ta pranojë Kosovën”, ka thënë Svoboda, drejtues i grupit parlamentar të të majtëve në Parlamentin Evropian.

Sipas tij, tash është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, siç ka deklaruar ai, për Serbinë do të ishte mirë që ta pranojë realitetin.

Svoboda për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit ka thënë se Serbia në pranverë të vitit të ardhshëm mund ta marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, raporton RTK-ja. Por, ai ka rekomanduar se para kësaj, Serbia duhet të qetësojë rrymat radikale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje