Dollia Thaçi-Haradinaj, për hatër të Berishës

14 Tetor 2012, 14:15Rajoni TEMA

Deputetët e Aleancës votojnë sipas bindjeve të tyre, e jo sipas diktatit të partisë. Kështu vepruan edhe të enjten, kur u votua mocioni për ndaljen e privatizimit. Për koalicionin e mundshëm me PDK-në, vendos Ramush Haradinaj. Është e vërtetë se me Hashim Thaçin ngritëm nga një gotë të premten, por për shëndetin e Kryeministrit Sali Berisha, e jo për ndonjë bashkëpunim politik. Kështu ka thënë Daut Haradinaj, deputet i AAK-së.

Vëllai i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, Dauti arsyeton votimin e fundit të deputetëve të partisë së tij në Kuvendin e Kosovës, kur disa sish e përkrahën opozitën, ndërsa disa abstenuan.

“Secili deputet duhet t’i mbajë parimet dhe qëndrimet e veta dhe nuk është hera e parë kur deputetët kanë qëndrimet dhe bindjet e veta personale dhe votojnë ashtu siç mendojnë. Ndërsa qëndrimi i subjektit politik është i bërë publik. Asnjë dilemë nuk ka. Edhe kjo është një dëshmi e mirë se lejohet votimi i lirshëm”, ka thënë Daut Haradinaj në një intervistë për Express.

Ai mohon se votimi në Kuvend të jetë sinjal për përafrimin e AAK-së me PDK-në, duke thënë se AAK-ja asnjëherë nuk ka qenë kundër privatizimit.

Haradinaj gjithashtu ka sqaruar edhe fotografinë e publikuar në media, ku shihet ai me kryeministrin Thaçi duke ngre dolli në odën e Haradinajve.

“…kemi ngritur dolli për shëndet të Kryeministrit Berisha dhe për qytetarin më të ri të Deçanit”.

Ndërsa, lidhur me zhvillimet dhe lëvizjet e pozicionit të AAK-së në raport me PDK-në për koalicionin qeveritar, Dauti thotë se “Koalicioni qeveritar në çdo variant të mundshëm, do të jetë me Ramush Haradinajn Kryeministër. Qëllimi final i Aleancës është ky. U rrimë parimeve tona dhe punojmë në atë drejtim”.

Ai mohon të kenë folur me Thaçin për mundësinë që Ramush Haradinaj të bëhet Kryeministër.

“Nuk kemi pasur mundësi për shkak se ka qenë sofra e madhe dhe kanë qenë të pranishëm me mijëra njerëz. Por, ajo drekë ku është parë fotografia ime, është e prerë dhe gjithsesi se do t’i shihni edhe fotografitë komplet, ku kanë qenë edhe plot njerëz të tjerë aty. Është e vërtetë që kam ngritur dolli me Kryeministrin Thaçi, por për shëndet të Sali Berishës”.

Ndërsa, për koalicionin eventual PDK-AAK, sipas Dautit, i vetmi që vendos është Ramush Haradinaj. “Edhe një herë po them se i vetmi njeri që mund të marrë këtë qëndrim, ose të vendos, është Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj. Edhe një herë po e them, Ramushi është kandidat për Kryeministër. Ne besojmë në fuqinë e tij, në punën e tij dhe presim që shumë shpejt ai do të jetë Kryeministër. Ndërsa në forma dhe veprime të tjera do t’i shohim më vonë”. /express/

20 komente në “Dollia Thaçi-Haradinaj, për hatër të Berishës”

  1. armand says:

    Epo t’ju rroje Saliu o kosovare.Ky Dauti e di qe njefare Lul Basha,delfin i Saliut,ka qene nje nga hartuesit e dosjes se Haramushit per gjykaten e Hages?

  2. BENI DETROIT says:

    kosovaret njeriun me te zgjuar ne planet e dine qe eshte saliu q nenen te te them baba

  3. Illo says:

    Perse u hyn në punë kyj lloj burri , me emrin e neveritur Sali . Ky e quajti UÇK terroriste . Kyj nuk përkrahu Rambujenë dhe shumë gjëra të tjera . Kyj nuk ndriti shqipërinë dhe do t’u ndriti dhe juve . Po shkuat me ment e këtij keq do të përfundoni . Kyj e ka lojtur bukur vallen serbe . Po tregoheni shumë të trashë , aspak tolerantë . Nuk mund të tolerosh një shtetar , që ngrohet në zjarrin e trupit te ish të burgosurve . Kjo ka një spjegim . Po çon deri në fund luftën e klases , që nuk përfundoi Enveri . Illo

    1. homeri says:

      —Plasen dollit edhe ne Kosove , si ne kohen e TITOS dhe te ENVERIT—-Apo jo –bija e zotit–

    2. Ramy says:

      Ti lolo , na gjejê njê link ku e quanê Saliu UCK terroriste, e mos beni gam gam , zagare

  4. vili says:

    Saliu do ua fusi o kosovar te trash

  5. Nauli says:

    Si kusht nga armiqtë tanë ka qenë, dhe është, që përfaqësuesi i shqiptarëve të jetë analfabeti më i paaftë që është i mundur. Përndyshe si mund të sqarohet se asnjë intelektual nuk lejohet në qeverinë e Prishtinës. A mund të jetë e vërtetë se Kosova nuk ka asnjë grua ose burrë i cili nuk mund të na udhëheq pa pasur përvojë vrasëse.

    1. xD says:

      Nuk eshte vetem Kosova qe e ka kete problem, a po jo??;)

  6. qytetar says:

    Kosovaret dhe Saliu
    . E quajti kosoven ceshtje te serbise
    . E qyajti UÇK organizate terroriste
    . Furnizoj serbin me arme e nafte
    . Beri takim sekret me Milosheviçin ne Oher
    . bente politiken e serbeve gjate rambujes duke thene”kush firmos eshte tradhetar”
    . shet trojet shqiptare etj.
    DHE KOSOVARET E NDEROJN !
    KARI I SERBIT KA NDRRU GJAKUN KTO 100VJET.
    PUUU.

  7. zum zum says:

    gjaku zbehet uje vellezer ,keta na qeverisin ,dhe jemi te paret ne grope ,zoti rama mos ju beso ketyre kosovareve ,te ghithe jane me emrin sali

  8. lili says:

    profiter te luftes e asgje ma shume jane keta!i shtin shqiptaret me u vra e vete darkoje edhe gren dolli per nje kriminel!Oh shqiptaremerrni mend pra: mos u perdorni nga to per veprat e ndyta!pa ju keta asgje nuk jane,pra mos i votoni horrat e mos u beni dora e tyre poshte!

  9. dn says:

    ah ,ah,normal se haradinaj ne svicer foton e Ramizit ne mur e kishte!Normal qe monstrumit qe na la Ramizi harajdinajt e venerojne:jane nje biçim!

  10. Vangjeli says:

    Sa patologjike jeni ne urrejtjen tuaj ndaj Saliut!

  11. kuksjani says:

    Me vjen keqe per familjen Haradinaj!Budallej linden,te tille po vdesin.NUK SHIKOJNE VETEN,por shikojne SALI SERBIN.TURPI I SHTEPISE SE TYRE. Nuk shikojne per dite faktet qe Saliu ka fornizuar serbet me arme.Keta arme i kan vrare ,,e prape nuk marrin veshe.DAVA BUDALLEJSHE…..PIKE

  12. Treviso says:

    Qeveria Berisha = qeveria Thaçi
    Berisha = Thaçi
    Ilir Meta = Rramush Haradinaj
    Poshte mafjozet e kombit shqiptar

  13. durrsaku says:

    biznes horrash , mafioz hesapi le pq ngrin dolli x ali baben …hahahahahhahahhaah sa te trash keta kos nuk zhgenjejn asnjeher pis milet pty ..

  14. Keta te dy ne foto jane me kriminela se Sali Berishiqi per kete ju garantoj keta(Thaq&Damut)këtë deklarat edhe e kane berë te qellimshme vetem e vetem qe hasmerija ndermjet Kosoves dhe Shqiperis te thellohet sepse asnjeri s’punojn per qeshtje kombetare,e sa i perket luftes ky thaqi ka luftu ne ROGNER te Tiranes e luften e ka pare ne TV,ndersa Damuti me vlla luften e ka berë 10km lareg vijes se frontit psh ne luftonim ne Junike Ramushi rrinte ne Voksh dhe kur perfundonte vinte si lloj garibi me kusherinje dhe fshatare te vet,e mos te flasim per fshatin Kerlan ku vllezrit Harajdinaj merrnin vajza qe ikshin me familje nga lufta dhe i keqperdorshin,vrasjen,qitjen ne prita te shume e shume luftetareve(uqk)te cilet nuk ju shkonin per shtati sepse ishin me trima te shkolluar dhe njofnin artin luftarak,keta vllezer jan te njejt si Berisha pra mos u ofendoni me fjal sepse keta zagare jan si Berisha dhe prap ju them se Berisha me dor te vet nuk ka vra por dini nje send se ky Damuti qe po ngre dolli per shendetin e Derrishes ka vrare me ate dorë ku po e mbane goten,janë te UDB-se…..

  15. Bardhyli says:

    Nuk mund të ketë mposhtje më të keqe se sa tek kombi ynë. Të gjithë udhëheqësit shqiptar nga Kosova sot, kanë pranuar vrasjen e qindra mijëra shqiptarëve për të siguruar pozitën e tyre luksoze në pushtet.

    Shkaku i këtyre bishave dhe kudrave, shumë fëmijë kanë mbetur pa prindër dhe shumë nëna kanë mbetur pa fëmijë. Shkaku i këtyre, Kosova si i vetmi shtet në Evropë është futur në karantinë, pa qenë i sëmurë.

    Turp për KB-në (UN) dhe udhëheqësit e tyre sot..

  16. Ivani i madh says:

    Epo keni te drejte te ngrini dolli se dhe ju si ai besoj jeni ai furnizoi makinerine serbe me nafte qe te vriste luftetaret e UCK DHE POPULLIN KOSOVARdhe ju si kolone e peste brenda saj duke i sherbyer UDB tani keni te drejte ti ngrini dolli se tradhetia tradhetine mirepret dhe uron.Se u bashkuat shoket e idealit dhe endra dhe detyra e ngarkuar u realizua.

  17. Taulant/100% jugor says:

    Thaci(Haradinaj eshte politikan koti) eshte ne nje nivel me Berishen,ka te njejtin fjalor(rreth 500fjale) dhe mos ofendoni gjysmen tone kaq patriotike jashte kufijve,qe per hir te se vertetes i dha nje impuls te ri patriotizmit dhe identitetit tone qe na kishte humbur .Kosove je zemra e shqiptarise.Le te hane mut serbet dhe greket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje