Sipas 94.7% të votave të numëruara për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, që u mbajtën dje, koalicioni Mali i Zi Pozitiv – Milo Gjukanoviç ka fituar 45.6% të votave apo 39 mandate, Fronti Demokratik 23.8% apo 20 mandate, SNP 10.6% – 9 mandate, Mali i Zi Pozitiv 9.8% – 7 mandate.
Ndërsa partitë shqiptare në përbërjen e re të parlamentit të Malit të Zi do të përfaqësohen me dy deputetë, nga partitë nacionale (pakicë) Partia Boshnjake ka fituar 4.5% apo 3 mandate, Iniciativa Qytetare Kroate 0.5% – 1 mandat, raporton Malësia.
Nga partitë/koalicionet shqiptare, e para renditet Forca për Bashkim (Forca – Genci Nimanbegu, Iniciativa Qytetare – Vasel Sinishtaj dhe Perspektiva) me 1.4% apo 1 mandat, kurse më pas Koalicioni Shqiptar (PD – Fatmir Gjeka, ASh – Gjergj Camaj dhe LD në MZ – Mehmet Bardhi) me 1.1% apo 1 mandat.
UDSH-PPD – Mehmet Zenka me 0.9% sipas organizatave për monitorim, megjithëse është afër fitimit të mandatit do të mbetet jashtë parlamentit.
Aleanca Rinore e Shqiptarëve – Anton Lulgjuraj po ashtu nuk kaloi pragun, e cila fitoi vetëm 0.1% të votave.
Kuvendi i Malit të Zi ka 81 vende, prandaj koalicioni i Milo Gjukanoviç nuk ka shumicën absolute. Për sigurimin e shumicës atyre ju nevojiten edhe 2 mandate, ku sipas burimeve jozyrtare partitë e pakicave do të jenë ato të cilët do të i bashkëngjitën në formimin e shumicës. Partia e Gjukanoviçit edhe në përbërjen e kaluar kishte në koalicion Partinë Boshnjake dhe atë Kroate, por kësaj herë duket nuk do ta kenë UDSH-në.
Në përbërjen e kaluar parlamentare nga subjektet shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi ishin 4 deputetë.
Sipas 94.7% votave te numëruara: Aleanca Rinore e Shqiptarëve, Anton Lulgjuraj – 0.1% (0 mandate), UDSH-PPD, Mehmet Zenka – 0.9% – (0 mandat), Koalicioni Shqiptar (PD, Fatmir Gjeka – ASH, Gjergj Camaj – LDMZ, Mehmet Bardhi) – 1.1% (1 mandat).
Forca për Bashkim – (Forca, Genci Nimanbegu – Iniciativa Qytetare, Vasel Sinishtaj – Perspektiva, Zana Savran) – 1.4% (1 mandat)./KD
Sa pak.Vetem 2 deputet nga 81 vende ne parlament, kur ne Mal te Zi jetojne gati 50 000 mij shqiptare.pra jane perafersisht 10% e popullsise. minimalisht duhet te kishin 8 deputet.
Ashtu eshte, shume pak. Ne fakt shqiptaret atje zyrtarisht jane rreth 30.000 ose 4.9 apo 5% e totalit. Nqs do ishin te bashkuar do kishin shume me teper vende. ne Malin e Zi 45% deklarohen malazeze, 22% serbe, rreth 6% boshnjake e 5% shqiptare.
Dime pak per statusin e tyre atje.
Kerkojme nga gazeta Tema, qe ne ditet ne vazhdim, mbasi te kene marre formen perfundimtare zgjedhjet e pergjithshme ne Malin e Zi, te kemi nje shkrim pergjithesues per kushtet gjeografike, historike, ekonomike, politike, arsimore-kulturore, turistike, per ndarjen administrative ne pergjithesi dhe ne vecanti mbi gjithcka qe perket shqiptareve te Malit te Zi. Per shqiptaret e Malit te Zi dhe per komunat shqiptare ne Malin e Zi dihet shume pak.
Pse nuk e ben ti, qe dike te shkruajsh mire gjuhen shqipe.
Nese je i UDBes qe sikur dukesh se je simbas shkrimi qe ben per gazeten “Tema” kur shprehesh ne shkrim si “ekonomike, politike, arsimore,dhe historike jane te gjika te pa ekzituara te asgjesuara
nga Mali i Zi”. Duhej qe Tema te beje nje trajtim te gjate ku nuk do kishte leter per te bere nje gje te tille. “Ne Male te Zi” , “te Malit te Zi” ato vende shqiptare nuk jane ne Mal te zi por “nen Male te Zi” dhe nuk jane te Malit te Zi por ishin dikur dhe per te gjithe jeten te “Shiperise”
E pra, te percare ju ha ujku o te mjere, si ne Maqedoni ashtu edhe ne Mal te Zi! 0.1%+0.9%+1.4%+1.1%=3.5% qe do te thote 3 vende ne parlament dhe jo 2! Por ne shqiptaret shquhemi per thenien dhe e zbatojme edhe ne praktike: me mire mos ta kem as une as fqinji se sa ta kete vetem fqinji, ndaj dhe na kane ndare e kane bere e bejne me ne c’fare ju do qejfi serbet, greket, maqedonasit dhe malazezet dhe bashkepunetoret e tyre ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi!