Serbia s’i njeh as diplomat e lëshuara nga Shqipëria

17 Tetor 2012, 10:37Rajoni TEMA

Serbia vazhdon të mos njohë diplomat e lëshuara nga universitetet në Shqipëri, ndërkohë që afro 200 studentë pranohen çdo vit nga Bujanovci, Presheva e Medvegja në universitetet e Shqipërisë, raporton korrespondenti i “Kohës Ditore” në Tiranë. Mosnjohja e diplomave për studentët e Luginës së Preshevës, që diplomohen në Shqipëri, përbën shqetësim të thellë jo vetëm për akademikët shqiptarë, por edhe për studentët që diplomohen. Ata hasin në vështirësi për të prezantuar diplomat e tyre në vendbanimin dhe për rrjedhojë janë të bllokuar në integrimin e tyre normal në jetën e vendit, edhe pse kanë përfunduar me rezultate të mira studimet e larta universitare në Shqipëri.

Fakti problematik që ka shkaktuar telashe te studentet e diplomuar nga Lugina e Preshevës, evidentohet nga rektori i Universitetit të Tiranës dhe nga kryetar i Konferencës së Rektorëve, prof.dr.Dhori Kule.

“Në Universitetin e Tiranës çdo vit vijnë një numër i madh studentësh nga Lugina e Preshevës. Kjo gjë me gëzon, sepse të gjithë janë studentë të mirë, të sjellshëm dhe me rezultate të mira”, thekson rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

Por, studentëve nga Lugina e Preshevës, që përfundojnë universitetin dhe pajisen me diplomë nga UT-ja apo universitete të tjera publike në Shqipëri, kur kthehen në vendlindje, nuk u njihet diploma.

“Serbia është faktikisht i vetmi shtet që nuk njeh diplomat e Universitetit të Tiranës dhe universiteteve të tjera publike në Shqipëri”, deklaron Kule.

Shqetësimi për mosnjohjen e diplomave i është bërë e ditur rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, javën e kaluar në Bujanovc, kur ai mori pjesë në çeljen e vitit të dytë akademik të Fakultetit Ekonomik të Suboticës – dega Bujanovc.

Disa të pranishëm pohuan faktin se çelja e këtij fakulteti është vetëm një përpjekje modeste e Beogradit zyrtar për të demonstruar punë nga qeveria për integrimin e shqiptarëve në Serbi. Në të vërtetë, vetëm një numër i vogël shqiptarësh nga Lugina e Preshevës preferojnë të regjistrohen në këtë fakultet. Të pranishmit në ceremoninë e Bujanovcit, pohuan se zgjedhin me dëshirë dhe të sigurt të kryejnë studimet në universitetet shqiptare, duke pohuar se zgjedhja e tyre e parë mbetet Universiteti i Tiranës. Por mosnjohja e diplomave nga Serbia, ka shkaktuar jo pak telashe te studentët e diplomuar. Në këto kushte ata i kërkuan rektorit te Universitetit Tiranës, Dhori Kule, që ai të ushtrojë ndikimin e tij si akademik dhe kryetar i Konferencës së Rektoreve që Qeveria serbe të përshpejtojë procesin e njohjes së diplomave të Shqipërisë. Në vijim të kësaj kërkese, Dhori Kule iu drejtua direkt, Zharko Obradoviqit, ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Zhvillimit Teknologjik, duke i kërkuar që të merren masa për të njohur diplomat shqiptare. Çështja e njohjes së diplomave, pritet të jetë pjesë edhe e agjendës së bisedimeve që ministri i Jashtëm i Serbisë pritet të zhvillojë pas disa ditësh në Tiranë.

“Me Serbinë, përveç bashkëpunimit bilateral, do të diskutohet edhe për marrëveshjen në fushën e arsimit për njohjen e diplomave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, tha ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, lidhur me vizitën e pritshme të ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivan Mërkiç në Tiranë.

Këshilli i Ministrave në Republikën e Shqipërisë ka vendosur të miratojë 700 kuota për studentët shqiptarë me banim në trojet jashtë kufijve të Shqipërisë. Bëhet fjalë për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Bujanovci dhe Medvegja, Maqedonia, si dhe Mali i Zi. Kështu, për studentët që vijnë nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, janë miratuar 182 kuota, për studentet nga Kosova është miratuar kuota prej 139 studentësh, për shqiptarët nga Mali i Zi është vendosur pranimi i 235 studentëve dhe për Maqedoninë 144 kuota. Administrimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e kandidatëve, do të bëhet publike nga institucionet e arsimit të lartë, mbështetur në kriteret e notës mesatare të shkollës së mesme dhe notave të lëndëve për të cilat IAL-të kanë vendosur koeficientet më të lartë për pranimet në këtë vit akademik. Në rastet kur numri i kandidatëve ka qenë më i lartë se kuotat, atëherë universitetet kanë përcaktuar kritere të tjera të veçanta pranimi, për të përzgjedhur më të mirët.

12 komente në “Serbia s’i njeh as diplomat e lëshuara nga Shqipëria”

  1. HORRI bulevardit says:

    Sbesoj te mos njohi diplomat e marra para 90-tes, ne qofte se atje kane shkuar profesore me doktorature e master te marra te Kristal apo ndonje univeristet te garipit Naim (Henri) Cili, atehere e besoj se edhe ne vete shtetin shqiptar, kur do te fillosh pune, te pyesin ku ke mbaruar dhe po ti thuash se kam mbaruar Kristalin, te thone na jep nr. e tel. se te therrasim dhe sbehen me te gjalle.
    Serbet dihen se kush jane, por sduhet te abuzojme me diplomat e tregut universitar ne Shqiperi, ku me 10,000 euro behesh pro. dr. dc. e cfare te duash.

  2. Drini says:

    Shume mire ben. Kush eshte ai mut shqiptari qe shkon te punoje ne serbi.

    1. Physio says:

      O injorant e di ti se ka shqiptar qe jetojn aty ? ku paskan per te punuar tjeter mo apo ndoshta i quan serb edhe pjesen shqiptare more ti legen si nuk logjikon kur shkruan kush mut shiptari je ti qe sdin se ku gjenden shqiptaret mo k….

    2. ar says:

      O Drin, Kosova lindore(ne Serbine jugore) eshte e banuar nga shqiptare! Si thu ti,te mos punojne ne vend te vet shqiptaret e Presheves,Medvegjes,Bujanocit…

  3. ''evgjitngrenesi'' says:

    ilir ”integrimi” hapi dhe shkolla serbe ne zemer te shqiperise ,ne fshatrat e fierit,per nje grusht boshnjakesh,ndersa serbia nuk njeh deftesat shqiptare.
    te ankohet saliu te fazllici se mos ben gje ky i fundit,,,

  4. zum zum says:

    mire ben qe si njeh ,serbia eshte shtet ,dhe kujt i kruet butha le ta provoje .ne shqiperi diplomat meren me para pa djers ,sepse jemi zhungel

    1. k...derri says:

      zum zum ki mendjen po te kapem ta vum ha ha ha ha ha

  5. Shqyptar says:

    Nje shtet qe s’njeh diplomat shkollore te çdo lloj niveli t’arsimit te nje vendi tjeter, dmth, s’ta njeh as kombin e as shtetin, e ju shqipfolesa, n’kofshi bektesha, e merrni vesh, a ju prap mos e ndaloni simpatine dhe ahdurimin tuaj per popullin serb sepse edhe ashtu jetoni dhe rriteni nen tingujt burimor te kengeve serbe qe s’jane asgje tjeter veç nxitje e urrejtjes, dhunes dhe luftes kunder ne shqiptarëve padallim! U ngifshi shkije, e ju dalshin prej hundeve, inshaAllah! Amin! Selam prej Kosove!

  6. per Phhysio says:

    Qenke nje kokerr debili ti qe se paske shokun o manall. ata shqiptar qe jetojne ne serbi le ti marrin diplomat ne serbi jo ti blejne ne shqiperi se ska budallenj. ne asnje vend te Evropes nuk njihen diplomat si letra bythe te shqiperise , keshtu more topja e vellait.

  7. ''evgjitngrenesi'' says:

    o vulehumbur!!
    serbia nuk eshte se nuk i njeh deftesat per shkak te cilesise,por per shkak se jane shqiptare.

    sa te largohet bashkpuntori i serbise nga pushteti (SB),gjerat do ndryshojne.
    dhe ju te janullatosit beni pak pushim,se i prishet kompiuterat.

    doni apo s’doni ju,saliu,greket, e serbet, ballkani ka qene dhe do behet shqiptar

  8. qeparo says:

    me kon ata te shkolles e kryejne aty ku jane ne Serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje