Revista e njohur Newsweek nuk do të dalë më në print

18 Tetor 2012, 17:50Lifestyle TEMA

Revista Newsweek, në qarkullim prej 80 vitesh në SHBA, nuk do të dalë më në versionin print.

Edicioni i fundit i saj do të jetë ai i 31 dhjetorit të këtij viti, duke reflektuar kështu tendencën e re të revistave dhe gazetave për të kaluar vetëm online pasi reklamat kanë rënë.

Newsweek u shkri me grupin e lajmeve në internet Daily Beast dy vjet më parë.

Themeluesja e Daily Beast, Tina Brown, thotë se faqja tani ka më shumë se 15 milion vizitorë unikë në muaj, një rritje me 70 përqind në krahasim me një vit më parë.

Newsweek u bë revista javore e dytë më e madhe në SHBA, pas TIME.

Por rënia e tirazhit dhe reklamave bëri që ajo të zhytej në humbje.

2 komente në “Revista e njohur Newsweek nuk do të dalë më në print”

  1. FAKT says:

    FAKT
    :-(,
    POOOOR TemA nuk ja ndjen nga ky krah:
    Online eshte super ndersa print ne 60-70% te tregut mbaron qe rreth ores 11.00
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gazetaria-shqiptare-2012.html

    1. Toni Vlore says:

      Ashtu eshte edhe ne Vlore mbaron qe ne ora 9

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje