Stërnipi i Kim Jong-il dhe nipi i liderit aktual të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka dhënë një intervistë të rrallë nga Bosnja, ku edhe studion.
Kim Han-sol, tha se ai dëshiron të bëjë gjërat më mirë në vendin e tij, raporton BBC.
Ai po fliste për ish- Zëvendësekretaren e Përgjithshme të OKB, Elisabeth Rehn, në një intervistë për një televizion finlandez.
Ai është djali i Kim Jong-nam, vëllait të madh të Kim Jong-un, që ka jetuar në Makau dhe në Kinë.
“Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të kthehem atje dhe të bëj gjërat më të mira dhe më të lehta për njerëzit,” tha ai, duke folur në një anglishte të rrjedhshme.
Adoleshenti i veshur trendy, foli për ëndrrën e tij për ribashkimin e dy Koreve.
Ai tha se ka shokë nga Koreja e Jugut dhe se ishte e çuditshme se dalëngadalë ata nisën të kuptojnë njëri- tjetrin.
Nuk është e qartë pse ai e ka pranuar këtë intervistë. Ai tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare pas komenteve që bëri tetorin e shkuar në faqen e tij në Facebook.
Por faqja e tij u bllokua menjëherë.
Djaloshi studion në United World College në Mostar.
Ai tha se nuk e ka takuar asnjëherë gjyshin apo xhaxhain e tij. Ai tha se ka kaluar një fëmijëri të izoluar në Kinë dhe Makau.
Babai i adoleshentit nuk u fut tek pretendentët për të drejtuar vendin pasi u kap me një pasaportë false duke tentuar të hyjë në Japoni për të vizituar Tokyo Disneyland.
Kim Han-sol tha se babai të tij nuk i intereson politika.
Ai tha se në të ardhmen do mbarojë universitetin dhe do merret me vullnetarizëm dhe bamirësi.
DJALOSHI KIM JONG NJE MODEL PER RININE SHQIPTARE.
Vertet nje rast ku rinia shqiptare duhet ta mare model,per te kryer edhe ajo pune te mira per Shqiperine,pune te ndershme,te drejta,per harmoni dhe jo per percarje me te gjithe shqiptaret pa dallim besimi,ideje o krahine.E theksoj per te gjithe shqiptaret,pa bere dallime midis tyre.
Jam i bindur se jo pak te rinj shqiptare kane ne koke te tyre idera te shtrembra,te molepsura per jeten qe i pret.Me te tilla ide ata vetem do vuajne ne jete.
Ne se i riu shqiptar sot, qe ai krijon reputacionin e tij dhe gjate gjithe jetes eshte formal,ireal,dhe ne qender ushqen egon e tij,kot qe ta besojme per pune te fisme dhe te ndershme te cilat i kerkon sot dhe mot me shume se kure e gjithe Shqiperia.
Ne se ka nje shqiptar qe pranon se Shqiperine tani e kemi ne regull,e terheq kete ide.
qenka si mbesa e saliut
S’ka gje. Kur te demokratizohet Koreja e Veriut, ky do behet lideri i opozites qe do te vije ne pushtet……
Pse ka rini ne Shqiperi?Une kujtova se ka vetem ne vendet arabe!