FRD: Greva e urisë sukses, brenda tre viteve kompensim të plotë ish-të përndjekurve

23 Tetor 2012, 15:34Politika TEMA
FRD: Greva e urisë sukses, brenda tre viteve kompensim të plotë

Fryma e Re Demokratike vlerëson lart aktet e kurajës dhe protestës demokratike të ish -përndjekurve politikë. Zëdhënësi i FRD tha për shtypin se “është e qartë se greva e urisë nuk ishte qëllimi primar i grevistëve, por pasojë direkte e imponuar e qëndrimit antihuman, antinjerëzor dhe antidemokratik të qeverisë shqiptare, e cila bashkë me modelin e Lukashenkos mbetet e para dhe e vetmja qeveri në Evropë që refuzon dialogun me qytetarët”.

“Shteti e shoqëria shqiptare u ka borxhe të shumta morale, politike dhe ligjore shtresës së ish– të përndjekurve politikë, të cilët sakrifikuan rininë dhe jetën e tyre në mbrojtjen gjallë të aspiratave të lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë Evropiane. Braktisja e tyre nga ana e qeverisë aktuale, refuzimi i Kryeministrit për zbatimin e ligjit të miratuar nga vetë ai në parlament, si dhe fushata denigruese e klikës në pushtet kundër martirëve të gjallë të lirisë përbëjnë aktin e dëshpëruar të një klase të vjetër politike që hyri në politikë nga dera e Ramiz Alisë dhe po del nga politika duke u sjellë njësoj si ai me shtresën e ish – të përndjekurve dhe të burgosurve politikë.

FRD deklaron publikisht se me rotacionin e pashmangshëm të pushtetit më 2013 dhe me dhënien fund të modelit të përfaqësuar nga dy partitë e vjetra parlamentare, do ta shndërrojë çështjen e ish – të përndjekurve politikë në prioritet politik e parlamentar. Ashtu siç e kemi bërë të ditur edhe më parë brenda tre viteve të para të qeverisjes, FRD do të realizojë kompensimin e plotë financiar të kësaj shprese dhe do të bëjë integrimin e tyre të plotë moral e institucional në shtetin e shoqërinë shqiptare. Koha kur klikat komuniste merrnin vendime dënimi apo denigrimi ndaj të përndjekurve ka marrë fund njëherë e mirë dhe FRD është në politikë për ta bërë këtë premtim realitet,” thuhet në deklaratë.

19 komente në “FRD: Greva e urisë sukses, brenda tre viteve kompensim të plotë ish-të përndjekurve”

  1. .... vetem te bashkuar says:

    O Bamir, Ti i vetem nuk fiton kurre nese
    nuk bashkohesh me PS-ne dhe AK-ne.

    “Vetem te bashkuar” mund te shporrim
    verioret-shpellar nga pushteti qe e moren me
    dhune, mashtrime dhe armet e 97-tes.

    1. Aleanca per shtet says:

      Sikur te kishte patur kurajon FRD dhe te bashkohej me PS ne mbrojten e kesaj greve, te perndjekurit do te dilnin shume me te fituar. Bamirit i pelqeka pozicioni komod i moralistit ne mocalishten shqipetare. Sic po duket, votat e FRD-se do te vendosen sipas humorit te SRB-it.

    2. Nadia Shabani says:

      Bamir Topi nuk ke gje ne terezi. I vetem jpa aleance je i humbur.

  2. Ja kjo eshte genjeshter e vockel, kjo po kalon me embelsi jo si Saliu qe na ben genjeshtra te mbedhaja qe as hajrizontali nuk i beson me .
    O Tope, po Taqua ka qene i persekutuar keto 22 vite nga keto dy partite ne pushtet, po Taqon kur do ta kompesosh ?

    1. raimondi says:

      Ty do te kompensojme me nje cope shit

  3. Ai says:

    Ore ben vaki jam une i trashe e nuk e marr vesh keshtu qe ju lutem te m’a sqaroje kush.

    Ky Bamka, pse ben ky sikur ka jetuar ne planet tjeter deri tani ky?
    Saliu ky qe kur Bamka qe ne PD. S’foli ky.
    Saliu ky qe kur Bamka qe deputet. S’foli ky.
    Saliu ky qe kur Bamka qe kryetar grupi parlamentar. S’foli ky.
    Saliu ky qe kur Bamka qe president. Prape s’foli ky.
    Saliu ky qe kur e beri Bamken ‘puçist’ e ‘horr bulevardi’. Bamka foli me heshtje.

    Ky njeri ka qene deshmitar ne vete te pare se si aparati i Saliut, per vite e ka dhunuar e perdhunuar kete vend me metodat e tij tipike.

    Me c’fare pastertie dhe autoriteti moral ngrihet tani z. Topi e na i bie bilbilit sikur sapo i zbuloi keto pune?
    E respektoj qe tani zgjedh te flase, por akoma duhet te laje turpin qe mori per siper kur heshti per aq gjate.

    Pasi te beje ate pune, votat i merr goxha lehte nga elektorati i djathte. Madje ca edhe nga ata te pavendosurit.

    1. gjergj says:

      po ta perkthesh (Ai) i bie qe ky qendron mbrapa -sipas fjalorit boteror por meqe shqipnia eshte nja 180grade anash ben vaki qe nuk qendron -te gjithe jane rrume palle si parti politike ja fusin njeri tjetrit -edhe gerneten e ha populli- me kujton nje film grek shtrengo rrypin thanasis-klm

  4. Gezimi says:

    S’me kish vajtur mendja qe greva do perfundonte keshtu! Mund te them me plot gojen qe per fat te keq fitoi Saliu!

  5. arti says:

    Bamka thote qe greva ja arriti qellimit……cfare qellimi arriti,do ta marrin kestin e dyte apo jo,sa per kompesimin e tyre ne tre vite nuk ja u jep as Saliu as Rame kapsollja ,se ky shtet nuk ka para kjo dihet,atehere pse tallesh me keta te mjere qe u dogjen per politikane mizerabel dhe qelepirxhinj si ju te gjithe.Ben mire te largohesh nga politika dhe te merresh me pronat e shumta ,te mbjellesh tokat e te rritesh lope,meqe e ke dhe ne profesionin tend te hershem,te shohim nese dhe ate pune e ben mire,perndryshe mbytu ne Lane. Nje keshille te jap z. Bamke ..kur jep intervista mos qendro sikur je dhj..e ne breke. u.s.a.

  6. bushi says:

    Perseri te njejtet zera si kukuvajka, po ata “analiste” thashethemexhinj, llafazane e mercenare…
    Duhet te kuptojne njehere e mire dhe jo vetem keta: Seriozitetin, maturine dhe pjekurine e deklaratave e premtimeve bindese te FRD-se. Le t’i fiksojne mire ne memorje, koha iken shpejt dhe do te binden se kjo force moderne dhe e re politike ne spektrin politik shqiptar,po hyn me dinjitet ne krahun e Djathte, ku deri tani eshte ulur kembekryq e ka uzurpuar padrejtesisht vendin, jo PD e fillimit qe aspiruam te gjithe, por klani i Stalin Berishesh qe vazhdon ta shfrytezoje si prone private e ne interes te familjes. Dhe, sic ka premtuar, ajo po sjell e do sjelle gjithcka NDRYSHE. Premtimet do t’i beje realitet. Skeptiket, vetem t’i mbajne mend, pa do te binden…

  7. Ura e Bunes says:

    Saliu eshte Komunist stalinist dhe duhet kuptuar perse i shan aq rende të persekutuaret.Bamiri u be komunist ditet e fundit.Premton kur te vij ne pushtet.(?!)Martiret atehere kane vdekur dhe te persekutuaret qe jane me Saliun jane bërë komunista edhe me teser!Pra kur ne një segment lidhës,jane brenda dy lidhje komuniste(Bamiri,komunist moderator,Saliu stalinist,cfare do dale nga ky segment?Asgje!Nje lidhje amorfe,genje te genjejme,shtyjme kohen.Greva perfundimisht varrosi shpresat për greva ekonomike,t’i beje kush të dojë,qeverisjet nuk do pyesin!Nuk u pyet për të persekutuaret,do pyetet për sindikalistët.Dhe kriza nuk shqetson dhe nuk permbysen qeveritë!Atehere dhe ish te persekutuaret kane vdekur!Amen!

  8. tourkofagos says:

    mashkull me te bukur nuk do kete allvania! jo kot u zgjodh nje nga meshkujt me e bukur ne kozmos. ju korreker mos u ndieni.

    1. tironci - usa says:

      O tourgofag…se mos t’pelqe Bamiri ty e po na e mer cunin per duresh…o i martum ky ere…osht mashkull ky ere…veni men atyne amerikonve ne Florida mer sum-cpum…kom me ta kryp kaptinen me krypn e detit Egje (krahu lindor i Greqis)…

  9. Ivani i madh says:

    Ama te presin te perndjekurit prej ty do fitojne leshte se ti e qullite kur ishe presiden sa se nxore nje here qimen nga qulli .E tani i thua se brenda 3 vjeteve do i kombesosh sa per ti mare votat se pasaj do ti kombesosh me heshtjen tende te lavdishme.

  10. Enver Hoxha says:

    20-vjet ndejte ne nje canak me saliun, tani do te duhen po 20-vjet qe te pastrohesh nga era e saliut.
    Edhe une udhehoqa 40-vjet dhe me duhet te pres po 40-vjet qe te pastrohem, pastaj kam te drejten te flas kunder vetes time dhe saliut se dhe ai eshte produkti im, por diku kam gabuar se me doli edhe hajdut.

  11. pinxho kapellja says:

    mire se e rdhe enver djali, se neve na mori malli

    http://www.youtube.com/watch?v=7UzKW5NIhZM&feature=player_detailpage

  12. Arbër says:

    Kol Tivari — 22 Tetor, 2012 në 8:34 pm
    Bisede me Migjenin
    A t’kujtohet nji malsor me miser ne shpine
    Qe e quajte dikure si apotheoze
    Eh ai sot po vjedh e ban kerdine
    Rrethu me cakej,hajdute e mafioze.
    Te gjithe zotnite,bejlerte e tuxharte
    I ka ba lamsh e perzi si makaronat
    Mashtru,perdhunu e shtryll si mollatart
    I ka cu ne hale e ju ka vjedh pronat
    Pronaret e shkrete me andrrat e thyeme
    Presin ndoj kokerr miser t’malsorit
    Por ky ka pru nje kohe te Shkerdhyme
    Ku parja e shkrete ka shkue n’dor t’horit
    Ej Lulat e vocerr qe i ke lane
    Nen arom pishe e gjithfar aromet
    I ka mbledh masori e pru ne Tirane
    Ju ka veshe opinga e dhane shkop gomet
    Te fyejn ofendojn pa kurrfar zorit
    A thu se baba ju ka fal Tiranen
    Vec nji fjal t’keqe me i thane malsorit
    Te mihin n’shkop gome e ta qijn nanen
    I njeh rahat se i kan shalt e gjata
    Floket pa krehe e mbushun me morra
    Numrin e kames pesdhjeteshtata
    Ne trup e kulture,jan taman horra
    Eh Migjen
    Nji grue qe thosh-A don qymyr zotni??
    E ecte metropolit si shtrigat e lashta
    Tash asht n’parlament,biles n’kryesi
    Qe t’kap per zhelash e t’qet perjashta
    Ulun n’tavoline si merimange e zeze
    Dhelpen tinzare,qe ka fshehun bishtin
    Shtatdhjet e sa kavie ulun ne tryeze
    Malsori Piton pa da ju fut gishtin
    Migjen edhe bijte e shekullit te ri
    Qe u the me marr kangen si u ka hije
    Te komuna Parisit i ke ne shi
    Po gezojne te ardhmen ne greve urie
    Migjen i papuni i pavesh e palare
    Qe shihte i perhumbun mollen e ndalume
    Ne shesh Skenderbej e gjen tue shit bar
    Me syte e perhumbun e ftyre te parrueme.
    T’kisha mundesi Migjen me t’ngjall
    T’ardhmes qe deshte me i ndi lezetin
    Vec nji gjyse oret t’mjafton me u cmall
    E vrap te ura e lanes ti kishje vra vetin
    Tash po flej gjume se koha po vjen
    Prape flasim neser i dashur Migjen

  13. VITORI says:

    afru ngadale ne akshihane,

    nji ka nji nuk po mbajne ma rradhe,

    bash n’kry t’vendin nje deli,

    safi tirons, bash i vjeter qytetare.

    top e vjeter, arme e lashte,

    qi dhe kur s’qet t’ban me e n’digju.

    mazallah ba me i ken afer,

    vesht per lesh te ka mbaru.

    n’brez nji luge gadi e kan,

    tash pilaf sala per k’ta, nuk da,

    n’lang jan hedhe mishi nuk ka ma,

    topi a shfy, topi ajr ma nuk m’ba.

    qyl jan m’su nik’ta nji jete,

    si kal i huj kur han nder grazhde,

    barkun plot, pjat bosh perpjete,

    tuj fshi buz n’funda xhakete.

    pak nga pak fillon avazi,

    si n;kohe vjeter tu mendu,

    ne qi ishim n’sofer t’pare,

    n’sofer f’mish kem perfundu.

    prralla t’bukra nder vedi,

    fillon topi me ju diftu,

    ishim larg na ishim t’vegjel,

    sala ne na kish mashtru.

    n’drejshkrim, po vazhdon topi,

    nji prrall t’bukur nji prrall t’lete,

    nuk e dija se ky sala,

    krejt zanatin s’ma kish m’su,

    luftoj shume me m’vu n’kry venit,

    prej partis me u largu!!

    me hile ma kishin pase,

    tan qu n’bisht vetem per mu.

    un qi kreh isha ç’do dite,

    un qi me heshtje gjithmon kam fol,

    un qi u thirrsha vedin top,

    si porthe syfyri tash jam ba.

    vazhdon,,,,,,,mirpres dhe te tjere qe ti japim hakun dhe TOPIT!

  14. Shkupi says:

    Ku ke qene 22 vite o Top,ke qene shoku me i ngushte i Berishes,njeriu me me influence madje edhe kryetar shteti dhe asgje nuk bere,kujt i shesish keto perralla?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje