Presidenti amerikan, Barack Obama kishte frazat më të mira, por ndoshta sfidanti republikan, Mitt Romney pati natën më të mirë.
Jo në kuptimin që ai e fitoi debatin- ishte një barazim nëse i gjykoni gjërat në këtë mënyrë.
Por zoti Romney u kthye në një ‘President Paqësor’ dhe rrëzoi çdo pretendim se ai do e tërheqë Amerikën në luftëra të reja jashtë vendit.
Ai nuk bëri asnjë nga gabimet e bëra në të shkuarën dhe nuk tha asnjë budallallëk. Ai tha se do të ndjekë politikën e Obama-s për tërheqjen e trupave nga Afganistani deri në vitin 2014 dhe pranoi se sanksionet kundër Iranit po funksionojnë. Në këtë mënyrë duket se politika e tij ishte për të mbajtur të njëjtin shkop.
Kure zoti Obama ishte i vendosur dhe me humor. Ai e nënvlerësoi alarmin e zotit Romney se Amerika ka më pak anije se në vitin 1916, duke thënë se po ashtu ka edhe më pak bajoneta dhe kuaj.
Ai nuk luajti rolin e presidentit të indinjuar dhe të ofenduar, gjë që prisja ta bënte, por rreshtoi me qetësi dhe në mënyrë të qartë arritjet e tij.
Të dy këta burra u përpoqën në mënyrë të vazhdueshme që të flisnin për ekonominë, pasi e dinë se ky është shqetësimi më i madh për amerikanët sesa ajo që ndodh jashtë vendit.
Debati tregoi se politikat për Lindjen e Mesme janë thuajse të njëjta. Izraeli mund të jetë përmendur dhjetëra herë.
Kina u përmend shkurtimisht, në çerekun e fundit të orës, por kryesisht si një rival tregtar. Nuk dëgjova që të përmendej gjëkundi Europa.
Ky debat i fundit ndoshta nuk do i ndryshojë shumë sondazhet, por solli një ndryshim të theksuar në politikën e jashtme të zotit Romney.
Ky është një rrezik për të, por edhe tregon një besim të ri që ai ka për të bindur njerëzit se ai është një njeri i sigurt, të cilit mund t’i besohet presidenca.
Barazim??!! Media boterore shkruajne per nje fitore te paster te Obames ne debatin e trete ne Florida. Mitt Romney ndryshoj taktiken e tij agresive parazgjedhore duke u kthyher ne “paqesor” dhe ra dakort plotesisht me programin e Obames per politiken e jashtme. Obama u tregua i qarte dhe i vendosur ne kete debat per te qene dhe nje 4 vjecar tjeter president i SHBA-se.
Fitoi Obama , por ai u paraqit shume i paturpeshem , ndersa Romney u paraqit shume fisnik, dhe menyra e te folurit te Romneyt ishte shume me bindese dhe me mendim te thelle,
Obama e kishte menyren e te menduarit dhe sulmet qe bente kunder Romneyt shume siperfaqsore….
Porse e drejta eshte ne ane te Obames, se ne ekonomi Obama eshte me i besueshem , ndersa Romney e ndryshon mendimin sipas interesit te republikaneve
Ndersa ne politken e jashteme Romney eshte shume here me mire se Obama ,
Nga i gjeni këto?Klikoni mire se fitorja e Obamës edhe kete rradhe eshte e paster!Lexoni Ny online,CNN,CBC të kuptoni që Obama fitoi.Romney ne politiken e jashtme u shpartallua Tg.Com thote se ra me kembet e tij ne gropë!Shikoni se nje pakice fare e vogel thote barazim!Mos mbroni edhe aty ku nuk ka me c’te mbrohet!Mbetet vetem 6 Nentori te konfirmohet 52.7 perqind Obama(mendimi im!)
Sipas sondazheve:
Obama 49%
Romney 48%
Fushata e Mitt Romney tha (para debatit) qe, ne kete debat, Romney po hyn me Qellimin e vetem “TO NOT SCREW UP” qe te mos prishi pune dmth. Arritja e Romney ne kete debat te trete, ishte fakti qe e terhoqi Presidentin aktual te fliste per ekonomine, e cila eshte ceshtja me e rendesishme per Amerikanet. Per politiken e jashtme, Romney ishte ne te njejten vije me Obamen, por tha qe duhet treguar me shume vendosmeri, si ne rastin e Sirise p.sh. apo per rastin kur rinia Iraniane protestonte kunder regjimit, ai kritikoi Obamen per heshtjen e ketij te fundit. Gjithashtu, Romney kritikoi terheqjen e SH.B.A. nga mburoja raketore qe do te instalohej ne Poloni.
Debati mund te konsiderohet barazim vetem ne pikeveshtrimin qe te dy (Presidenti dhe kandidati per president) moren ate qe deshen. Perndryshe, fituesi I debatit ishte Obama.
Fituesi edhe nga sontazhet eshte Obama, i cili siç njoftonte Agjensia austriake e lajmeve e mori Mit Romneyn ne Lopate!…
Obama eshte me afer Fukaras dhe shtreses se mesme.
Po e ka thene agjensia austriake qenka e sakte.
ky debati kush fitoj ku humbi eshte relativ dhe subjektiv,
mediat qe mbeshtesin obamen (dhe sivjet te gjithe mbeshtesin obamen), percaktojne si fitues obamen per ta drejtuar per fitore por eshte e qarte qe obama nuk ka “letrat° ne rregull per nje fitore te paster sikurse ka bere bill clinton pershembull
ekonomia ne keto 4 vjet nuk eshte ndryshuar sipas ritmeve qe premtoj obama dhe ka edhe ceshtja te tjera qe vertetojne nje presidence pergjithesisht te dobet ne krahasim me cfare prisnin amerikanet,
kam pershtypje qe vendimarresit ne amerike, jo votuesit dmth, kane vendosur edhe nje mandat per obamen dhe rotacioni behet pas 4 vjetesh, dhe kjo duhet pare jo si konspiracion por si demokraci
ej sa te medhenj qe jeni ju te majtet
akoma me fiximin e internacionales keni mbetur??? hahahahhaha
njehere komunist , tere jeten komunist hahaha
Le te mesoje doktori me xhozin dhe co. si behet President nje Amerikan dhe ta krahasoje si e ben Saliu nje President ne tiranistan.
E gjithe kasta politike e tiranistanit me peqelepet e saj,ne Kuvend ka c’te mesoje nga ky debat krejt i hapur ndaj popullit Amerikan.
O Obama fiton edhe kesaj here o njerez, se amerikanet ia kane marre doren votimit dy here radhazi te te njejtit person! Mandej, ku te falin zezaket dhe latinot e amerikes?! Te gjithe ia japin voten qorrazi Obames vetem pse eshte i zi!
Nje llogjike pa berthama,kjo e jotja.Njerezit ketu nuk e cajne shume per punen e ngjyres se lekures(jo se nu ka te tille,ka jo pak)por kur vjen tek puna ,rrogat, perfimet sociale,edukimi dhe borxhet e studenteve qe jane nje shume kolosale ketu secili reflekton.Cili kandidat eshte me afer shtreses se mesem dhe te ulet:Eshte Obama jo Romney
per ke o votoje populli ameriqeni me orgjin geg, tosk apo dardanistanas?
…”per ke do votoje populli ameriqeni me orgjin geg, tosk apo dardanistanas?”
Besoj se nuk duhet shpjegim.Duke bere nje retrospektiv me te kaluaren dhe te tashmen e afert, do e kuptoni se evropa nuk perputhet lehte me republikanet!
Tosket do votonin Obama ,dhe te tjeret Romney!
Mbreme debati i trete ishte per politiken e jashteme,u zu e gjithe bota ne goje,vetem Europa nuk u zu asnjehere!!!!.Kjo tregon per rendesine qe ka ajo per amerikanet.
REZULTATI ESHTE NXJERE NGA “CNN-i”.
DUHET TA DINI SE “CNN” KETU NE USA ESHTE
ME DEMOKRATET DUKE NDIHMUAR OBAMEN ASHTU
SIC BERI KUR MBROJTI SKANDALIN E MR.CLINTONIT.
ROMNY ISHTE ME MIRE SE OBAMA, ASHTU SI NE
DEBATIN E 2-te PER ROMNIN VOTUAN PERSERI ME
SHUME TELESHIKUES SESA OBAMEN.
Te dy kandidatet jane amerikane,domethene te keshtjelles se demokracise boterore.Ata ashtu si dhe dy heret e tjera shkembyen mendime per te gjitha ceshtjet,megjithese debati i mbremshem ishte per politiken e jashtme amerikane. Kandidati Romni i Partise Republikane ishte me i dobet ne mendimet e tij per politiken e jashtme dhe doli jashte temes kur u perpoq te perfshinte ne debat edhe ceshtjet ekonomike,e cila,sipas tij nuk eshte ne gjendje te mire.Por une mendoj se persa i perket presidentit ne detyre Abama, atij i perket nje fitore e padiskutueshme,e cila nuk u permend ne debat,Vrasja e terroristit te cmendur,Osama Bin Laden,i cili ka pasues te tij edhe ne Shqiperi,ku me lejen e qeveritareve tane keta funderina lene mjekrat si ai, mbajne fotografite e ketij krimineli ne shtepi dhe u kane vene emrin shume kelysheve te tyre per nder te ketij terroristi,ashtu sic benin dikur injorantet e vjeter shqiptare kur vinin emrat e xhelateve Hitler,Stalin,Kim Ir Sen dhe Mao Ce Dun.Debati i mbremshem tregoi se si duhet te veproje politika ne nje vend demokratik.Te dy kandidatet i dhane si ne fillim ashtu edhe ne fund doren njeri-tjetrit,qe eshte per t’u pershendetur dhe perqafuar edhe nga drejtuesit tane,te cilet jo vetem qe nuk takohen per diskutime te tilla te rendesishme ,por edhe kur takohen nuk flasin me njeri-tjetrin,por sillen si armiq.
Mitt Romney fiton me rezultat te ngushte. Eshte personi qe mund ta kthej Ameriken ne Lider te Botes.
Nuk i vjene me Amerikes President si Obama, popoull amerikan mblidhe mendjen mos u mashtro, mbaje dhe per 4 vjet te tjera! Ai lane borgjet e Presidentave te kaluar ne menyre te vecante per krizen ekonomike qe filloi ne Amerike! Ai, bashke dhe me Zv. Presidentin Baiden punojne dhe luftojne qe SHBA-ja te respektohet dhe te ndihmohet nga tere Bota. Nese fjalimet e tyre u duartrokiten ne Amerike dhe ne bote, ata po e zbatojne! Me pelqej debati i trete dhe i fundit. Voten ja jap Presidentit Obama!
Romney me sa duket ka patur moderator Gjergj Ndrecen (para se te digjej).
Fitorja e Obames as nuk diskutohet.
Romney per miljarderet dhe Obama per shtresne e mesme, kjo eshte zgjedhja per amerikanet.
Megjithese ne dukje paqsor,Romney eshte per luften e Izraelit(kupto USA) kunder Iranit.
Per mendimin tim Obama eshte presidenti me i mire per USA edhe per Boten.
Enveri ne 1945 bertiste ‘tu marrim pasurine te pasurve dhe t’ja ndajme popullit’ dhe te gjithe e dime se sa mire kemi jetu.
Te njejten veprim po ben edhe Presidenti im prej 3 vitesh si qytetar amerikan.Kur filooi fushaten takohej me popullin,hante hamburger ne fast food me ta,tani para debateve televizive shkon ne restorante te shtrenjta
darka eshte stek me patate(TU MARRIM TE PASURVE DHE TIA SHPERNDAJME POPULLI),Zonja e Pare i blente ushqimet ne Target(KU BLEN POPULLI),para
debateve televizive vishet me $1400 fustan & $1600 xhakete(ose anasjelltas??????????).
Shresoj se ju te nderuar bashkkombas te mi kush jeton dhe punon ne USA
i ka pare keto gjera keto dite.
Gjergj Ndrecen nuk e njoh por e respektoj per ate qe ka vuajtur.Dhe sa per Zotin Ramney ai eshte nje biznesmen i zoti,familjare i ndershem,njeri i respektuar,Guvernator i suksesshem ne Maschuset.
Dhe mendoj se keto jane vyrtytet e nje PRESIDENTI qe ka nevoje USA
U bej thirrje te gjithe SHQIPTARVE qe jetojne ne USA (qe jane qytetar amerikan)te votojne MITT RAMNEY.Se per keto vyrtyte kemi lane vendin tone dhe jo te paguajme taxsa dhe me taxsat tonatu japimm buke asaj pjese me te ulet te shoqeriae amerikane(kush jeton ketu e din se per cfare po flas)Biznesmenat shqiptare ne USA jane shume dhe i kane fitu me djersen e tyne dhe nuk ma merr mendja qe dojn me u taxsu per me majte ate pjese te shoqerise amerikane (kush jeton ketu e din se per cfare po flas).
Vota jeme asht per MITT ROMNEYN.
U baj thirrje te gjithe shqiptareve (qytetar amerikan)qe ta votojne Zotin RAMNEY.
Virtyti kryesor i njeriut eshte te jete ne radhe te pare human dhe te respektoj te tjeret, qofshin ata ndoshta jo me te njejtin “fat” si ty, si nga ana ekonomike ashtu dhe shendetesore. Presidenti ne SHBA nuk vleresohet nga paraja qe ka ne xhepa, por nga idete e tij per te ndihmuar kombin e tij, dhe ne kete komb perfshihen te gjithe amerikanet.
Po o benny biznesmen te zoti e ke ate Ramnin ti se i ben mire ato “flapping” e bizneseve..Me thuaj njehere or mik sa ka qene kompania me e gjate qe ai e ka mbajtur dhe nuk ka shitur…Ik o benni ik dhe laj pjatat se biznesmen kish kur kishte: Vanderbilt, Ford, Carnegie, Rockefeller, JP Morgan, Buffet etj etj…Po na ben thirrje te votojme per nje person qe desh miratoi ligjin qe GM te dilte nga Detroiti dhe te transferohej ne Kine…Dhe e di pse ?? Qe aty te bente dhe nje “flapp” tjeter dhe ta blinte per qull qeni…Po na trego ti ku na shkojne taskat…Pfffffff