"Krushqit" nuk janë të ngrirë !

23 Tetor 2012, 21:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Qeveria shqiptare po përpiqet të paraqesë vizitën e Ministrit të Jashtëm serb në Tiranë si një shkrirje akujsh mes dy vendeve dhe synon të rikuperojë me këtë imazhin e saj të dëmtuar ndërkombëtarisht për këmbënguljen për të mos dialoguar me qytetarët e saj. Ministri i Jashtëm serb, një aparatçik i regjimit të Milosheviçit, që është akuzuar thjesht si mbajtës i çantës së pareve të djalit të tij në Qipro, atje ku familjet ballkanase në pushtet pastrojnë paratë, nuk kishte realisht ndonjë temë të nxehtë me Kryeministrin Sali Berisha për të diskutuar.

Çështja e Kosovës, e cila është një problem madhor historik mes dy vendeve, i është hequr nga duart me kohë Tiranës dhe është një çështje që e menaxhon komuniteti ndërkombëtar, kryesisht SHBA dhe Bashkimi Evropian. Shqipëria ka në dorë vetëm të vështirësojë ose lehtësojë këtë çështje me imazhin e saj, por kurrsesi ta diktojë atë. Dhe në këtë pikë Berisha dhe Ministri i Jashtëm serb dukeshin të relaksuar, pasi nuk e përmendën fare.

Çështja e bashkëpunimit dypalësh është një histori suksesi. Me ardhjen e Berishës në pushtet në vitin 2005, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë përjetuar një statistikë zhvillimi të panjohur në këto 100 vjet, përveç periudhës së vëllazërisë Hoxha- Tito në vitet 1945- 1948.

Sot në Shqipëri numëron rreth 200 sipërmarrje serbe të mesme dhe të mëdha, dhe shquajnë sidomos disa kompani, të cilat për shkak të lidhjeve politike me pushtetin e Sali Berishës, janë dhe kompanitë më të financuara nga buxheti i shtetit të Shqipërisë.

Ndonëse në Beograd statistika që qeveria serbe të ketë kontratë me një biznes shqiptar është zero, në Tiranë partneriteti i qeverisë shqiptare me biznesin serb është ndoshta më i larti në rajon. Tri kompani gjigante serbe furnizojnë Shqipërinë me energji elektrike dhe paguhen nga buxheti i shtetit të qeverisë shqiptare. Një tjetër kompani e serbo- boshnjakut Damir Fazlliç, e formuar si bijë e kompanive të tij shumëkëmbëshe me bazë në Qipro, që në fillimet e veta i pati menaxhuar Argita Berisha, është kthyer në klientin kryesor të qeverisë për shitje- blerje energjie elektrike.

Vetëm në tregun e energjisë, që nga ardhja e Berishës në pushtet, kompanitë serbe kanë faturuar rreth 500 milionë euro nga buxheti i shtetit të Shqipërisë.

Ministria e Mbrojtjes e Sali Berishës ka kthyer dy kompani serbe, me bazë ish- industrinë e luftës së Milosheviçit, në partnere kryesore në shitje- blerje municionesh dhe armësh të sofistikuara edhe për llogari të palëve të treta. Përsëri i pranishëm në këto biznese ka qenë sekseri i familjes Berisha, i cili është fotografuar nëpër restorante të Familjes me Ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.

Një filial serb i një kompanie evropiane, në partneritet me një botues të Sali Berishës, Fahri Balliu, mori për ndërtim segmentin rrugor Levan- Vlorë, mbikalimin e Tiranës dhe segmentin Fratar- Tepelenë, të cilin nuk arriti ta ndërtojë dot duke dështuar dhe vonuar 6 vjet rrugën drejt jugut. Por ndërkohë ai mori prej qeverisë shqiptare rreth 70 milion euro financim për pune të dhëna thuajse pa tender.

Projekti i Berishës “Shqipëria në moshën e internetit” dhe iniciativa e tij për të pajisur gjithë shkollat shqiptare me kompjuterë dhe internet, iu besua po ashtu një kompanie nga Serbia, e cila jo vetëm që solli në Shqipëri kompjuterë jashtë standardit, por mori prej qeverisë dhe fonde shtesë me arsyetimin se nuk i kishin mjaftuar paret. Genc Pollo dha me këtë rast provën si besnik i Familjes, pas rikthimit kokulur në kazanin e Berishës.

Sali Berisha u investua personalisht vetë në përurimin e një fabrike të madhe serbe në autostradën Tiranë- Durrës, që do të mbledhë hekurishtet e makinave për t’i bërë skrap dhe bëri për miqtë e tij serb një ligj special që synonte tu merrte makinat e vjetra me dhunë shqiptarëve për llogari të tyre. Edhe ky biznes i madh serb u mbështet direkt nga Familja në pushtet.

Rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, Euromax, u ble nga një serb i famshëm, Mishkoviç, ish- zëvendëskryeministër i Milosheviçit, mik i Ilir Metës dhe bizneseve afër Sali Berishës, i cili ka qenë dhe një kumbar i koalicionit Meta-Berisha.

Disa hidrocentrale në veri të vendit, nga ata që u janë dhënë njerëzve të afërt të Sali Berishës, kanë po ashtu partnerë serbë.

Të gjitha këto janë vetëm bizneset e mëdha që serbët i kanë bërë në Shqipëri me mbështetje direkt politike të Sali Berishës pas vitit 2005. Kjo mbështetje është qindra herë më e lartë se sa mbështetja që Berisha ka tentuar ose i ka dhënë biznesit të Kosovës në Shqipëri, i cili thuajse nuk ekziston, apo bizneseve të tjera të fqinjëve shqiptarë. Ky është dhe volumi më i madh i shkëmbimit ekonomik përmes buxhetit të shtetit që ne kemi me ndonjë vend tjetër ballkanik, përfshi dhe Greqinë.

Përveç këtij, në Shqipëri biznesi serb është i pranishëm dhe me iniciativën e tij dhe ndonjëherë dashamirësia ndaj tyre banalizohet aq shumë sa i ftojmë të na bëjnë dhe qofte e piskavica kur hapet Panairi i Librit.

E gjithë kjo është ilustrim i qartë i asaj se asnjë akull nuk ka shkrirë vizita e Mrkiç në Tiranë. Përkundrazi, ai ka ardhur dhe ka gjetur një klimë të ngrohtë, ndoshta më miqësoren në Ballkan, edhe pse jemi një komb që kemi vuajtur nga genocidi i tyre kundër nesh.

Kjo ka ndodhur pikësëpari se pushtetarët e Shqipërisë nuk e kanë kushtëzuar kurrë partneritetin e tyre me Serbinë në këto 100 vjet me Kosovën. Nuk e ka bërë këtë as Zogu, as komunistët gjatë luftës, as Enver Hoxha pas luftës dhe as Sali Berisha. Ne kemi qenë kundër Serbisë vetëm kur bota na ka vënë në rresht kundër tyre siç ka qenë viti 1999. Biles dhe atëherë Berisha apo Frrok Çupi, kane tentuar t’i bëjnë ballë këtij urdhri. Ky është një fakt i dhimbshëm, por i vërtetë.

Shqipëria po ashtu është një vend me mentalitet kozmopolit të theksuar, që më shumë se sa nga modernizimi, vjen nga mungesa e identitetit. Familja në pushtet në Shqipëri është një përzierje ballkanike, ku Zonja e Parë e ka pasur nënë një serbe krenare, vajza e ka burrin boshnjak muhaxhir, djali e ka nusen nga Kosova, me të njëjtin mbiemër dhe kjo nuk përbën asnjë problem për shoqërinë shqiptare. Ata janë të urryer më shumë si familje e korruptuar se sa si familje shqiptaro- serbo-boshnjake.

Në këtë realitet shpikja e termit “shkrirje e akujve” është banalitet dhe një sajesë për tu dukur sikur Sali Berisha është dielli që po na shkrin akujt me Serbinë. I duhet kjo fjali si ilustrim i idesë që ai është një lider i moderuar në Ballkan. Ai në fakt është një njeri që e urren dialogun dhe paqen nëse i prek pushtetin dhe nuk ka asnjë skrupull, nëse kjo gjë ia forcon pushtetin. Miqësia me serbët e ka bërë prej kohësh të fortë dhe të pasur. Ndaj dhe e ka të sinqertë miqësinë me ta. Ai në të vërtetë i ka shkrirë me kohë këto akuj, që i ka gjetur kundër dëshirës së tij, dhe tani është duke rikuperuar ngrirjen e miqësisë me regjimin e Millosheviçit, duke pritur nivelin vulgar të ish- administratës së tij. Atë që i mbante çantën djalit dhe vajzës së Milosheviçit! Njësoj sikur pas ca vitesh të presin në Beograd Lulëzim Bashën.

56 komente në ““Krushqit” nuk janë të ngrirë !”

  1. era says:

    Mero, ne kemi identitetin tone dhe ti je tipari me i mire i identitetit shqiptar.Normal qe familja BRISHA ka identitet te perziere, dhe kjo rrjedh natyrshem tek ata , por ama keshtu sic jane te perziere, jane dhe te deshtuar sepse nuk u thua dot as serb por as edhe shqiptare pra gjysma gjysma, por deri kur keshtu?A shkohet me gjysma gjysma e topall topall?

      1. Lenci Greqi says:

        Me pelqen me shume ky titull
        “Krushqit” nuk janë të ngrirë !
        Tani jane krushq, por shpejt po behen zot shtepie me te tera ?

        1. raimondi says:

          Jo ky titull nuk eshte gje _-Titulli i pare ishte tamam domethenes , pavaresisht se edhe ky titull e ka domethenien
          Por titulli i pare i nxirte bojen deklarates se Sales per shkrirjen e akujve qe nuk existojne

          Ishte perfekt titulli i pare

          Po te kishim nje opozite me te vertete patriotike _-I nxirte te gjitha keto ndermraje me serbet ne nje seance dhe ja perplaste ne fytyre Sales
          edhe ja tregonte edhe opinionit shqiptar

          edhe pastaj ti thoshin Sales :…Ik ore mbushu se tiqenke njeriu i serbve

          Por kjo opozite eshte nje opozite e kapur nga greku , ndaj edhe nuk ngre ceshtje te tilla….por i kalon ne heshtje

          Kushdo tjeter te ishte ne opozite do i ngrinte keto ceshjte –Pa le te ishte Sala ne opozite ne keto kushte, do bente namin duke uleritur kunder pushtetreve …..

          Ndersa kjo opozite nen justifikimin e modernes ,hiqet sikur merret vetem me ekonomine , dhe keto gjera i duken jashte kohe

          Se atje ne Qipro kane parate edhe keta Palikars-et e PS-se, si Majko me shoke …

          Ndaj edhe Sala ben c’te doje , dhe do jete gjithmone ne krye ,

          Kjo opozite e ketij lloji , tip Opozite …Qipriote , nuk fiton dot kurre ….

          1. zhaku i pamposhtur says:

            raimondi ke shum te drejte…do te shtoja vec se megjithe keto ‘ngjarje fatale’ te qeverise shqiptare dhe te saliut vecanerisht ne kurriz te popullit dhe kombit shqiptar saliu nuk fiton me ne zgjedhjet e ardhshme….jo per faktin se ai nuk eshte i zoti ti marri me hir apo me pahir duke pasur mbeshtetjen e serbeve dhe te grekeve por ai nuk fiton pasi ka dale shume hapur qe punon kundra interesave te kombit shqiptar,keshtu jane shefat e tij ata qe do ta penalizojne te paret saliun e per kete te jesh i sigurte,ne rast se ndodh e kunderta dhe fiton saliu populli yne fukara dhe i tejmbushur me urrejtje per saliun do te kapi armet dhe kjo eshte akoma me e sigurte por versioni me i keq per shqiptaret do te jete qe qeveria te kaloje ne duart e opozites me edvin grekun ne krye(kuptohet qe ky ka kaq kohe qe stervitet per kete dite)….edvini eshte po aq fajtor sa edhe berisha ne tradhetite qe i jane bere ketij populli dhe fakti qe rama nuk e ka vene per asnje moment me shpatulla pas murit sali ‘toptanin’ tregon qarte intenerarin qe do te ndjeke qeverria e tij,nuk e di nese do te kete fuqi AK te beje ndonje suprize ne zgjedhjet e reja megjithese duket qe populli e perkrah por fatkeqesisht mjegulla dhe zymtesia qendrojne pezull mbi qiellin shqiptar,zoti vente dore sepse keta perbindesha jane kaq te fuqishem saqe ilir muta e shprehu si padashur para disa ditesh duke deklaruar qe’shqiperia e ka kaluar periudhen e tranzicionit e keshtu qe nuk ka pse i trembet AK se mos ben ndonje tip revolucioni’ me pak fjale ky donte te thoshte qe cdo plan qe te bejne shqiptaret per te marre qeverine ne do ta shtypim me cdo kusht ne menyre ‘demokratike’ dhe si burra shteti ashtu sikurse me 21 janar….

        2. N.VJOSA says:

          Nje Gazetar i mire eshte nje Gjeneral i mrekullueshem i Opinionit Publik!
          Ju Mero, jeni nje nga keta Gjenerale!
          Nuk ju bej koplimente dhe levdata, por ju them te Verteten.
          Ne Shqiperi ka njerez te mrekullushem, me nje intuite politike qe dine fatmiresisht, te parashikojne!
          Aty nga viti 1992, dikush tha se ,
          SALI BERISHA ESHTE KANCERI I SHQIPERISE…..
          Te them te drejten, nje thenie e tille atehere , mu duk e ekzagjeruar….
          Por tani, nuk dyshoj aspak qe Rrumpalla yne eshte vertete Kanceri i Shqiperise!
          Per te vleresuar nje Politikan zakonisht thuhet:
          MOS E VLERESO NGA FJALET, POR NGA VEPRAT….
          Dhe veprat, faktet flasin per kete.
          Ti Mero, ke renditur, si nje vrojtues dhe analist i holle , nje numer te pakundershtueshem faktesh
          se Saliu yne çon uje jo ne mullirin e shqiptareve, por ne ate te Serbve!
          Me mijera fakte flasin per kete.
          Nuk po flas per qendrimin ndaj kosovareve,
          per thyerjen flagrante te Embargos se Naftes,
          nuk po flas per qendrimin ndaj UÇK-së,
          nuk po flase per dhjetra akte sabotazhi dhe trazirash ne Shqiperi,
          sapo çeshtja e Kosoves perparonte sadopak,
          por po shkepus nje detaj domethenes:
          A ju kujtohet kur u fali Dhender Saliu Graçanices afro Gjysem Milion Euro?….
          Per serbet e Graçanices e zgjidhi doren menjehere,
          ndersa per Ndrecen dhe shoket e tij i la te digjeshin dhe afro Cerek Shekulli i genjen, do tu jape sot e do tu jape neser parat qe u takojne me ligj si te burgosur te Ndergjegjes!…
          Ndersa faktet qe sjell ti Mero per hapjen e Portave te Shqiperise Vrasesve te vellezerve tane te Kosoves!
          Kur Serbet nuk bejne asnje leshim ne drejtim te Shqiperise dhe te Kosoves!
          Shume njerez e akuzojne Saliun si Spiun te Serbeve!
          Faktet flasin per kete dhe ne se kjo rezulton e Vertete,
          KY ESHTE TURPI ME I MADH PER KOMBIN TONE,
          KYEMINISTRI I SHQIPERISE SPIUN I SERBEVE!!!!….
          Dhe ja tani qe Sulltan Saliu ka hedhur ne dore te gjitha pushtetet, deri edhe Sherbimin sekret te Shqiperise, nuk ka pse ti dridhet dora, jo vetem ta fute Serboboshnjakun Fazlliç ne Keshillin e Sigurise Kombetare, (!!!!!!!) por, sipas slloganit Shqiperia nje Euro, po i shet edhe Llokma te medha Shqiperie, lobeve serbe!
          Ne se Opozita Shqiptare flë gjume dhe nuk kerkon sqarime deri ne fund per te gjitha keto, atehere ne shqiptaret jemi totalisht te kapitulluar dhe kjo eshte goditja me e rende qe i behet Shqiperise dhe Shqiptareve!

  2. 007 says:

    Ky Fazllici te jep pershtypjen qe eshte ambassador i jashtzakonshem dhe fuqiplote i bizneseve te politikaneve amerikane ne Ballkan.
    Duket qe Serbia ka rol decisiv dhe kontrollin ekonomik ne ish republikat e saj duke perfshire Shqiperine dhe Kosoven.
    Ekspozimi i Fazllicit ne krah te Tom Ridges tregon se shqiperia trajtohet thjesht si nen koloni nen ombrellen e Natos..

    In England, Damir Fazlic attended the Harrow school for boys and the London School for Economics and Political Science. While attending the same school that George Soros formerly attended, he also happened to finish in the same amount of time that Soros did; 2 years. Ultimately, Fazlic finished his studies in England and began working at the age of 19. He fortunately received a job at Markit, the largest UK investment bank at the time.
    At a later date, he opted to attend the JFK School of Government and Harvard, earning further knowledge of economics, politics and investment banking.
    While he has family members in London, he spends most of his time living near the White House in Washington, D.C. (USA) with his wife (American-Bosnian) and son.
    CILI JENI JU ZOTI SORGE !

  3. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Mero analiza juaj eshte teper e sakte dhe me argumente te mirfillta.
    Gjithmon eshte kenaqsi me lexuar analizat tuaja politike.
    Komplimente i nderuar GAZETAR-ATDHETAR

    1. Tori USA says:

      Vetem keto fakte ketu zoti Baze jane nje mal me aresye qe gjysma e ketij shkrimi duhej ti dedikohej Opozites ne Shqiperi, e cila cuditerisht maja e penes tende nuk e gervisht hic. Keto jane nje mal me aresye per dhenien me kohe te alarmit dhe ngritjen e popullit ne revolte te armatosur per clirimin e vendit prej okupatorit vendas dhe te huaj. Dhe misjoni i kesaje gazete eshte jo vetem te diktoj fakte rreqethese njeanshmerisht e ti zbukuroj ato me garnituren e talentit gazetaresk, por te ndeze gjeneratoret per energji shtese te takoje sirenat e alarmit e te kap per zhelesh ate palo Opozite ( qe fle se ashtu i thane),per te treguar se jemi gjalle dhe se thika ka kohe qe ka prekur kocken. Ne se populli do kishte dike qe ta orjentonte mire drejt enderres duke ndergjegjesuar per kauzen e perbashket cdo njeri sado i ngjyrosur politikisht te jet, mendoj se do realizohej qe vet bodigardi i Kriminelit Sali do ja hiqte atije kafken me nje bresheri atje duke pire kafene e mengjesit dhe do hynte ne histori si hero. Sali Berisha eshte vet mortja ne trajten e nje mikrobi te felliqur qe ka prekur cdo qelize te jetes Shqipetare dhe po bene dhe do vazhdoj te beje kerdine. Perse nuk e VRASIM, nga kush presim…?

  4. raimondi says:

    Defektin me identiTetin nuk e kane shqiptaret, por e kane elita shqiptare

    Populli shqiptar e ka shume te theksuar ndjenjen e identitetit, ndersa ata qe kemi pas ne krye, per karieren e tyre jane gati te mohojne dhe nenen e tyre

    Ky ka qene gjithmone defekti i shoqerise sone, se ata qe kemi pas ne krye
    na kane tradhetuar shpesh, por jo ne kohe te Enverit ,se Enver ua futi serbeve sic thoe edhe Edvin Jacque, historian amerikan.

    Enveri beri tamam politke inteligjente kunder serbeve , Ishte puna e Enverit qe Kosova mori Autonomine, qe ngriti Universitetin, qe hapi shkolla shqipe
    Po ashtu Enveri conte profesore, grupe artistike edhe atehere kur nuk kishte miqesi me Jugosllavine
    Enveri ishte gjenial ne politke me fqinjet , dhe nga ajo politke shqiptaret e Kosoves ruajten identietin shqiptar

    Ben biznese pushteti me serbet dhe opozita nuk flet aspak per kete problem,
    se ka te njetjin mendim si Sala,prandaj …

    Interesant si bejne biznes me serbet !!!. Ca edukimi kane marre ne familje Sala me shoket e tij ?

    Aq me teper qe serbet jane popull jashtezakonisht armiqesor ndaj nesh…..

    Sllavet ne pergjithesi jane njerez te ligj dhe shume antishqitpare..

    1. homeri says:

      —-Rajmond–edhe un jam dakord me juve –Mero ja fut kot per ENVERIN -Ai ka qene shume dinjitoz ne mardheniet me jugosllavet dhe ne se u permiresuan mardheniet me jugusllavin mbas viti 1974 erdhen si rezultat i dhenies se statusit te krahines autonome te kosoves ku i njiheshin te drejta administrative te barabarta me republikat e tjera –mardheniet tregtare kan qene te mira , por gjithmon mbi bazen e kleringut –PLAKU–Si punonjes i mineralimpexit mun te jap te dhena me te plota

      1. raimondi says:

        Jo, jo ,Plakut nuk i besohet ,se nuk thote asnjehere te verteten per ate kohe

    2. altin says:

      ti nuk merr er fare nga historia,te pakten mos perfshi dhe historine ne mendimet e tua,shqiperin vetem fati e shpetoi qe te behej republika e shtate e jugosllavise,tito ishte kroat dhe per te ulur nacionalizmin serb i dha autonomine krahines se kosoves dhe asaj te vojvodines

    3. assault says:

      Raimond gjithe aresyetimi yt me pelqen, por une mendoj se te besh kembime tregtare me fqinjet sado te poshter te kene qene, eshte nje perpjekje per te permiresuar maredheniet e per te projektuar nje fqinjesi te ardhshme me paqesore. Deri kaq nuk ka gje te keqe. Por qe qeveria te lejoje ‘te pushtohet ‘ vendi nga ana tregtare, per interesa te familjes se tij si edhe te pushtetit kjo eshte tradheti. Prandaj Kryeministri po nxiton te ngreje figuren e Zogut sepse ne fakt te dy e kane shitur Shqiperine, pak rendesi ka nese Zogu e dorezoi tek pushtimi ushtarak ndersa Berisha pushtimit serb tregtar. Ne kete moment Shqiperi nuk eshte nje shtet i plote sovran e per kete fajin e ka Saliu. Per te qene te ndershem penetrimi i serbeve nga ana tregtare ka filluar qe me qeverisjen socialiste e kryesisht kur Ilir Meta ishte Kryeminister. Pra per te mos ecur ne retrospektive deri tek Enver Hoxha, keta burrat shqiptare qe hypin ne ate karrigen kryeministrore mund te zbresin sa here te doje Serbia…
      Nuk ka Kryeminister qe nuk gabon dhe kjo eshte njerezore, por Edi Ramen do ta shohim sa burre i forte eshte pikerisht kur te hypi ne ate karrigen…..Do te lejoje me qe Shqiperia te importoje gjithçka?
      -Le te presim e te shohim, por per kete duhet ta votojme.

  5. serbet i kemi dajat e zenit.SALIUT i kane ardhe krushqia per vizit .

  6. ilir says:

    …me sakte ska sesi behet mero..fiks fare…

  7. sali says:

    Nuk e di keta kosovaret qe vdesin per te parin e fisit te tyre ,nuk e di a e marin vesh se per ke i reh Saliut .Perderisa ata jane injorante nuk eshte faji i saliut qe i perdor per interesat e tij

  8. emigranti says:

    historikisht ne si popull e shtet na kane udhehequr politikane qe jane te lidhur me fije te dukshme e te padukshme me armikun me armiqte me te medhenj te kombit shqiptar-ne ra dhe te pare serbia e pastaj greqia-qe nga zogu.,,hoxha,,alia e se fundmi dhendrri serb berisha…vetem atehere kur ne drejtimin eketij vendi do te vije nje politikan qe nuk ka lidhje apo nuk eshte caktuar nga beogradi apo njerzit qe isherbejne interesave te beogradit ne shqipri,,ne mund te ecim perpara si popull,,te fitojme identitetin e humbur te politikes shqiptare,te dalim nga ky tranzicion i pambarim qe po u mer frymen njerzve,do te vendoset drejtesia e munguar ne kete vend dhe gjithecili do te marre vendin qe i takon e meriton.me duket shume e veshtire por jo e pamundur..zoti na ndimofte..

  9. Pamvarësia says:

    Hë? Ç’ far’ doni tjetër? Nuk mjaftojnë këto për të kuptuar se atë që Serbia nuk e realizojë 60 e ca vite më parë, për ta pasë Shqipërinë një domen të saj, po e realizon në kohët e ,,ndritura” të regjimit ,,demokratiko- somalez” të Sali Berishaviçit? Thirrni mendjes, o njerëz që do të votoni në qershorin e ardhshëm…!

    1. liria says:

      PO MOJ PAMVARSI PO ASHTU ESHTE SI THUA TI . SECILI NGA NE E NJEH TASHME POLITIKEN E NDYRE TE PD (KOMUNISTE ) . POR MENDON JU MOS VALLE PS ME NE KRYE RAMEN ESHTE ME PAK KOMUNISTE ? PERGJIGJJA ESHTE E KJARTE JO JO JO . PRANDAJ NUK DUHET TE GABOHEMI
      AS ME NJEREN DHE AS ME TJETREN . ZOTI MERO ESHT SOCIALIST NGA KEMBA DERI TEK KOKA
      AI THOTE TE VERTETA TE DEKUMENTUARA , POR NUK THOTE QE KOMUNISTET TANE JANE JANE PO KOMUNISTE.
      BESOJ QE NJE % E MIRE E POPULLIT JANE TE NEVERITUR ME.KETA HALABAK QE E SHKATARUAN SHQIPERINE VETEM PER INTERESAT E TYRE PERSONALE.

  10. Hesapi says:

    Lufte o popull i kosoves,i shqiperise,vetem keshtu i rehatojme te gjithe,vetem me lufte nuk kan ku ti fshehin rrenjet,nuk keni çfar te humbni me kane per te hyre ne shtepi t’ju marrin motrat,grate ,nenat ,vajzat ate qe e bene para 20 vjesh do ta perserisin prape,shqiperia eshte e shitur ngrihuni o njerez budall se do ta paguani shtrejte.

  11. voica says:

    …eh, shqiptaret… te ishim popull me ndryshe…
    Sikur 1% e gjithe ketyre:-eshte e vertete?!
    …eh, shqiptaret…

  12. lida says:

    shkrimit nuk i leviz dot asnje presje, i perkryer, por vecanerisht fjalia e fundit . ..

  13. SKENDER BEU I VJETER says:

    Po ku kane mbetur akuj per te shkrire.Agjentet serbe ,kelyshet e Ramizit, e kane zaptuar Shqiperine dhe po bejne me te, ate qe nuk bene dot pushtusit me arme.Dhe sa per Enverin o Mero, vertet kishte vllazeri ne fillim, sepse ishte idealizmi i luftes dhe i ashtuquajturi internacionalizem,por kur pa qe Titua mbante nje gisht nga mbrapa, Enveri jo vetem i preu gishtin por dhe i la pa koqe ne Shqiperi serbet per gati 25 vjet.Mos ngatro si Fevziu vepren e Enverit me veprimtarine armiqsore te Koci Xoxes,e co.si dhe te Ramiz Aliovicit boshnjak me kodoshet e tij,Nexhmije,Manush,Hkuran,Hajradin dhe te tjeret me te rrinj Nano,Ceka,Berisha,Meta e co.

    1. Gregori says:

      Merua e permend Enverin, se ashtu ia do puna, qe te behet i besueshem ne ato qe thote tek amerikanet e perendimoret e tjere. Se historine e Enverit ne marrdhenie me jugosllavet e cdo te huaj tjeter per Shqiperine e di shume mire, si e ka mbrojtur dhe cfare ka bere per ta mbrojtur. Po hajde tani te mos merremi me Meron, por me ato qe thote Merua per krushqit. Keto jane te rendesishme.

  14. albanian eagle says:

    “Shqipëria po ashtu është një vend me mentalitet kozmopolit të theksuar, që më shumë se sa nga modernizimi, vjen nga mungesa e identitetit”.

    Te lumte Mero!
    Shume e goditur shprehja e mesiperme.

  15. albani says:

    I nderaur Z. Baze!

    Ne artikullin tuaj ju thoni: “Qeveria shqiptare po përpiqet të paraqesë vizitën e Ministrit të Jashtëm serb në Tiranë si një shkrirje akujsh mes dy vendeve …!” Ajo qe dua te them une eshte fakti se ne nuk kemi pasur ndonjehere (asnjehere) qeveri shqiptare, te pakten qe nga 22 marsi i vitit 1992, por vetem nje president qe mbulonte te gjitha funksionet e shtetit dhe te pushtetit dhe perseri mbas vitit famekeq 2005, viti i tradhetise se Fatos Nanos, i cili i dhuroi pushtetin Sali Berishes, kemi patur nje kryeministr me te gjitha atributet e ministrave dhe zevendesministrave te Shqiperise. Jo se ju e keni gabim nga pikepamja e organizimit te shtetit, problemi eshte tek funksionimi. Se po te qe per qeveri, te pranishem qene Erla Mehilli, kurva e atij kurvarit Patozi dhe Bylykbashi, ai vjedhesi i votave te shqiptareve dhe vet kryeministri. Mendoj se shqipotaret e kane kuptuar se cfare perfaqeson kryeministri i tyre; NJE VRASES, VJEDHES, SHARLATAN, TRADHETAR, SHITES I INTERESAVE TE SHQIPERISE DHE TE SHQIPTAREVE, BASTARD, DHEDMBEKRIMBUR DHE GOJEQELBUR, ETJ. jA KY ESHTE KRYEMINISTRI DHE QEVERIA E SHQIPERISE.

  16. besniku says:

    I nderaur Z. Baze!

    Ne artikullin tuaj ju thoni: “Qeveria shqiptare po përpiqet të paraqesë vizitën e Ministrit të Jashtëm serb në Tiranë si një shkrirje akujsh mes dy vendeve …!” Ajo qe dua te them une eshte fakti se ne nuk kemi pasur ndonjehere (asnjehere) qeveri shqiptare, te pakten qe nga 22 marsi i vitit 1992, por vetem nje president qe mbulonte te gjitha funksionet e shtetit dhe te pushtetit dhe perseri mbas vitit famekeq 2005, viti i tradhetise se Fatos Nanos, i cili i dhuroi pushtetin Sali Berishes, kemi patur nje kryeministr me te gjitha atributet e ministrave dhe zevendesministrave te Shqiperise. Jo se ju e keni gabim nga pikepamja e organizimit te shtetit, problemi eshte tek funksionimi. Se po te qe per qeveri, te pranishem qene Erla Mehilli, kurva e atij kurvarit Patozi dhe Bylykbashi, ai vjedhesi i votave te shqiptareve dhe vet kryeministri. Mendoj se shqipotaret e kane kuptuar se cfare perfaqeson kryeministri i tyre; NJE VRASES, VJEDHES, SHARLATAN, TRADHETAR, SHITES I INTERESAVE TE SHQIPERISE DHE TE SHQIPTAREVE, BASTARD, DHEDMBEKRIMBUR DHE GOJEQELBUR, ETJ. jA KY ESHTE KRYEMINISTRI DHE QEVERIA E SHQIPERISE.

  17. gjergji usa says:

    Nqs do te quanim serbet si krushq dhe Serberishin dhender te tyre duhet patjeter te gjejme se kush ka qene “shkesi” i tyre .
    Ne fakt kane qene dy te tille te cilet jane Will Rajerson dhe serbishtfolesi Elez Biberaj si “mblesi”.
    Eshte fatkeqesi kombtare qe ambasadori i pare amerikan erdhi nga Beogradi qe ka qene qendra kryesore e trajnimit e diversanteve dhe terroristave qe per pothuaj gjysem shekulli kane “bombarduar” shtetin shqiptar.Dhe viti 1990 e gjeti Beogradin ne nje rol kyc ne Ballkan per “shkaterrimin” e komunizmit ne menyre te vecante ne Shqiperi.
    Eshte e tepert te permendim dokumentet e deklasifikuara te arkivave perendimore qe flasin per shume akte sabotazhi,diversioni,terrori qe sot tingellojene te turpeshme per cilindo shtet pjesmarres duke perfshire dhe vete Usa-n.
    Ku qendrojne gabimet e “shkesit” Rajerson dhe te dipllomacise amerikane te asaj kohe per te cilat duhet tu kerkojne falje shqiptareve.
    Para se te shkelta kemba e Willit ne Shqiperi midis qeverise shqiptare dhe kancelarive perendimore ishte rene dakort qe te ndryshohej kursi
    i drejtimi te shtetit dhe per kete Ramiz Alia lejoi ne fund te 90′
    1-pluralizmin partiak
    2-lirine fetare
    3-lirine e shtypit
    4-lirine e tubimeve
    5-lirimin e te denuarve politike
    6-heqja e ligjit agjitacjon-propagandes
    7-lidhja me Usa & UK
    8-pranimi i marrjes se kredive
    9-levizja e lire e njerezve
    10-shkrirja e PPSH
    Ajo qe duhet theksuar eshte se kjo marreveshje me boten demokratike ishte nje “Deal” midis xhentelmenesh ne kohen qe Ramiz Alia ishte
    Plotfuqishem ne Shqiperi dhe nuk ishte nje marreveshje kapitullimi midis “clirimtareve amerikane” me “komunisteve te dorezuar”.
    Pikerisht ne kete detaj qendron dhe faji kryesor i dipllomacise amerikane ne ate kohe . Rajersoni hyri ne Tirane sic hyri ushtria e kuqe me amerikanet dhe anglezet ne Berlin ne maj 1945 dhe vetem helmeta i mungonte.
    Fill pas 23 marsit 1992 filloi nje revansh dhe gjueti shtrigash qe vazhdon dhe sot.
    Dhe sot ndegjon arsyetime idiote qe perendimoret,ballistet apo zogistet apo bejleret apo ish bashkpuntoreve te fashizmit se ata gjoja hodhen komunizmin dhe Enverin…
    Ai fare komunizmi ne shqiperi kishte rene me kohe qe me
    -ne prishjen me kinezet
    -tufezimi e lopeve dhe kopeshteve
    -vrasjen e mehmet shehut
    -vdekjen e enver hoxhes
    Kurse sa ishte gjalle ky i fundit nuk e cante trapin per njeri apo shtet ne bote dhe kur ndegjoj sot ca qyrravece shqiffoles apo pornodipllomate anglishtfoles se hodhem enverin na shkaktojne humor..Pra nese e doni fshtarce Enverit i rrujtet lesht deri ne 11 prill 1985..

    Dhendri Serberishe me dasmoret e bandes se tropojes me krushqit e sllobodankes bashke me dy shkeset filluan dasmen ne 2 prill 1991 per te prishur votimet e 31 marsit 1991 ku humbi me rezultatin 70% me 30%
    Vazhdoi ahengun duke prishur 2 qeveri duke perfundura te akti me kriminal qe ishte PRISHJA E QEVERISE STABILITETIT ne palcen e dimrit te 1991 e cila ishte e para qeveri gjithe shqiptare ne gjithe historine e shtetit shqiptar per te gjithe kohrat.
    Ishte dhe eshte e turpeshme edhe sot qe nje ambassador te mbaje krahun e nje partie politike.Kjo eshte e denueshme.Me vogla eshte qe te kerkohet falje publike.
    Nuk eshte e ndershme te “nxitet” demokracia duke marre serberishen nga nje komunist kanibal dhe fuks te sigurimit te shtetit duke “e federuar”
    ne sherbime sekrete dhe duke e mbrojtur ne menyre te shemtuar si ne 1998 apo ne masakren e 21 janarit 2011.
    Nuk e perfytyroj qe nje monster si Serberisha te festoje 100 vjetorin e pamvaresise kur nuk kemi pamvaresi por jemi kthyer ne nje sulltanat te shemtuar ambasadorial ku nje nenpunes me emrin arvizu ka atributet e nje mbreti te pa shpallur duke patur serberishen minister rendi dhe
    veqilharxh tenderash.
    Eshte pambarimisht ofenduese deklarata e stefanopulit dje kur deklaroi se korca eshte krahine greke.Asne reagim nga qeveria apo kuq e zinjte se per edi ramen dihet qe eshte nje fantazem pas 21 janarit
    Po kaq ofenduese eshte tallja e ministrit serb kur tha per genocidin e gjysem miljoni shqiptareve te kosoves ne 1999 per tja lene historise..Me e vogla do ishte nje kerkim falje te pakten per xhentilese per hater te dhendrit te tyre .
    Epilog:
    Serberisha u be kandidat-dhender serbijet ne 2 prill 1991.
    Se kush eshte ky “dhender” duhet te zbardhet deponimi “ilegal” i tij ne tetor 1998 brenda mureve te ambasdes perpara nje prokuroreje amerikane pasi coi ne prite pabesisht bashkpuntorin e tij ne 12 shtator 1998..
    ose te sqaroje pse e ka mik shtepie damir fazllicin ???
    Jam i sigurte qe brezat tane pas disa dekadash kur te deklasifikohen dokumentet teper sekrete do kene lluksin te mesojne qe serberisha ishte nje variant modern i Xhaferr Deves qe vrau si ai qytetare tiranas dhe u varros me nderime si bashkpuntor i sherbimeve te krushqive sekrete..
    Te dy kane shprehur te njejten mendim:
    nje dite terror = dhjete vjet qetesi
    7 prill 1939 + 4 shkurt 1944 = 21 janar 2011

    1. Frani says:

      Zoti Gjergj keni shume te drejte per ato qe shkruan por ka dhe gjera te tjera qe ju nuk i permendi ndoshta nuk i ke pare se ka dale tani vone dhe eshte mjafte interesante.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  18. gaitano says:

    qe shkrimet e tua mero jane me kuptim dhe me vlere kjo nuk ka diskutim.por ka dicka qe nuk shkon me tu berit boze si komb shqiptar qe jemi,dhe po qaravitemi neper rradha nderkombtaresh duke u qare.per cfare ankohemi,per serbin qe na shkerdheu bese e flamur qe me krijimin e partis komuniste mrena ne pasticeri flora,apo me niko bellojanis grek qe zhduku fjalen cameri.ne nuk jemi me shqiptare por koke care si ajo e shkret vajze e gjore e pambrojtur qe nje xhelat kelysh djalli i heq te drejten per te jetuar e qete.velo partizani i thane dikur,me nje lule nuk vjen behari.po kshu i vetem,skenderbeu,po kshu,cercizi,po kshu,mic sokoli,po kshu,bajram curri,po kshu ismail qemali,po kshu gjergj ndreca..,por dikur therisnim rrofsh sa malet o enver,pra e thonin te gjith,ndersa tani minjte e arave i thurin lavde salistalinit per te mirat qe perietojn.thyem klonin si individ,thyem rekord gines me anijen vlora..kto jemi ne,u morem me shallin e rugoves,me librat e kujtimeve te enverit,pasi te dy na lane,dhe tani ndiekim dhe gjimojme pionieret e tyre pa ja ditur faleminderit te pakten..ne thame dhe themi,a sikur ndonje shtet te na bej protektoriat… ?nuk e di po dyshoj qe bota na ka vene epitetin sikurse te jemi ngjala me hala.por o popull idiot qe dhe une jam me shpirt si ju,pra shqiptar.zgjohuuuuuu,mos u mer me berhamra e xhaka,po kujtohu se bollanen e largoj ky qe thote akt now,por kosov e shqipri mos te pretendoj me se do ken shanc tjeter per panvarsi e bashkim.per ne u sulmua beogradi,qe ne po e ftojme panvarsisht se ata nuk njohin kufit e shqipris.pra akt now,kosove,cameri,shqiperi.neser do jete teper vone,sikunder dhe arviziu thote,politika shqiptare eshte e tmershme,por populli shqiptar vertetoj ne kruje se perqafimi ndaj bushit qellon te jete si dashuria e pare.po politika shqiptare eshte e perdale,pra ne duhet vec nje miting te bejme para ambasades se usas,na mbro nga politikanet shqiptare ti themi,se u bene 100 vjet dhe skan te ngopur me tradhti dhe ne akoma skemi panvarsi.

  19. Kosovari says:

    Uaaa çka lexova! Medemek ky ylli jone na e paska pase me hile kur na e bani rrugen e “kombit”. Eh medet per neve. Ne mendo se na e ka ba neve te miren ,ky e paska ba at rruge per shkiet. Hej merre me mend 200 kompani serbe prej serbise per 3 ore vijne ne Tirane. He Sali qeni ,te vrafte besa qe ta kemi dhane. Po tani po e kuptojm se çfar pisi koke kan. Haj medet haj.

  20. Prizrenasi says:

    Ja ketij i them shkrim! Bravo Mero djali,kesaj radhe (sidomos) ja ke ber fora. Sa me shume argumente ne lidhje te SRB-t me Serbine. Kjo do na kthjelloje mendjet tona te mjegullta. Do na ve trurin e fjetur ne veprim. Eh mor vellezer po ka njeri qe brenda 100 vjeteve ka bere te zeza me shum se ky SRB ?!!!

  21. RAJMONDA says:

    Z MERO . ME PELQEU SHUME SHKRIMI JUAJ SI TE GJITTHA SHKRIMET ETJERA.AH MORE ZOTI MERO SIKUR TA KISHE DEMASKUAR ME KOHE KETE PERBINDESH,SEPSE AI PERBINDESH KA QENE GJITHMON POR VARET NGA KENVESHTRIMI QE E KENI PARE JU, MEGJITH ATE ME MIRE VONE SE KURR.TE FALENDEROJ ME GJITHE ZEMER PER SHKRIMET E TUA SHUME TE SAKTA .RESPEKTE.

    1. skenderbeu says:

      Z. Baze ! tegjitha cfare shkruani jane te sakta , gazetaret i kane te sakta ngjrjet jo vetem te vendit
      te tij por dine dhe ngjarjet e venddve te tjera.
      Fati nuk e ka rrotullisur shqiperine per mire , por me shume peripecira.
      A MENDONI JU QE PS ME EDVIN RAMEN NE KRYE
      DO TE ISHTE SHPETIMTARJA E SHQIPERISE.?

  22. SB pedofil politik says:

    Bravo Mero. Si gjithnje brilant. Po ne shqiptaret e Shqiperise e njofim mire se kush eshte Sali Bajga dhe familja e tij e pangopur me para dhe krime. Por une nuk e di a i lexojne keto shkrime kosovaret, nje pjese e mire e te cileve e mbajne Sali Serbin per burre te mire?! Apo ne Kosove jo te gjithe dine te lexojne.

  23. GJILANASI says:

    Të lumt o MERO vëllau,kështu duhet zbuluar ,, Lakuriq” kjo fëlliqësira- ky TALEBAN i cili na torturon qe sa vite… por z. MERO unë kam një kërkesë, pra të lutem nëse nuk ka ndonjë penges,shumë do të kishim dashur t’ju kemi mysafir në ndonji nga tv-në Kosovë q’ shumë nga ata q ende i besojn PËRRALLAT e TALEBANIT- Ta kuptojnë të vërteten… RRESPEKT z. MERO.

  24. ILIRET says:

    K O S O V A R E !
    Shpalleni qytetar Nderi ne te gjitha qytetet tuaja. Te mos jua kaloje Serbia, nena juaj.
    Pasi Serbia e ka shpallur Sali Berishen, Hero Kombetar…!!!

  25. Rexhin says:

    Zoti Mero urime per shkrimin e shkelqyer dhe me fakte per antishqiptarin Berisha dhe kliken e tij .Por une do te thoja qe kot lodhesh se ai popull ate qeveri meriton se nuk na e sollen nga nje planet tjeter por ne i votojme mjafton diten e zgjedhjeve tja japin nje 20-30mije lekesh.Se ky njeri nuk ishte per tu sjelle ne pushtet me te gjitha ato qe ka bere popullit shqiptar,prandaj faji duhet kerkuar nga ne populli qe te shporrim kete klike fashiste qe ndodhet ne pushtet.Dhe te mos merrim vetem me Berishim por edhe me ata plehrat e tjere qe e mbeshtesi si Meta Ceka Imami etjer jane nje llloj fajtor si ai.

  26. Kosovari i zhgenjyer says:

    Per “SB pedofil politik” dhe per”ILRET”. Qe SB ka perkraje ne Kosove (edhepse muajt e fundit shume po zhgenjehen) kjo ska dyshim. Po ky “heroi”(SB)sa eshte i yni eshte edhe i juaji,bile i juaji eshte akoma me shune pasi vet ja keni dhene voten. So eshte ajo batuta tek filmi “Shoku yne Tili” – Karafili eshte edhe imi edhe yti. Spo keni çka ti beni gomarit e buuum samarit. Perpiquni ju qe ta luftoni kete bastard. Sa na takon neve ne aq na pret. Por po levizin gjerat…

  27. Robert says:

    Me sa duket janë të padiskutueshme lidhjet e Berishës me serbët. Fakteve të shumta të z.Baze, ndoshta mund të shtohet dhe ky: gjatë qëndrimit në Amerikë me rastin e përvjetorit të “Vatrës”, Berishën vajti ta takojë (nuk e kujtoj saktë ditën) me ngut dhe Obrad Kesiq, një serb shumë i njohur atje dhe në Serbi. Biznismen, analist dhe lobist i tmerrshëm i çështjes serbe. Përse shkoi ta takonte (e kam parë me sytë e i në ekranin televiziv të RTSH-së) Kryeministrin shqiptar, me ç’punë e mision këtë e di Berisha vetë. Dhe mbase një ditë do tua shpjegojë këtë shqiptarëve…

    Dhe është e frikshme kur mendon se këtë njeri mund ta kesh dhe katër vite të tjera në pushtet. Sepse ai nuk ndërrohet me një proces normal alternance. Ai vetëm mund të përmbyset. Por, me sa shihet, nuk ka kush ta bëjë këtë!

    Mjerisht!

    1. babai biollogjik i kelmendasit says:

      damir fazllic,obrad kesic,elez biberovic & salivan berishovic jane
      “kater heronjte e fikut”
      $$$$Obrad Kesic is a Senior Partner with TSM Global Consultants, LLC. Over the last decade TSM has created a strategic and innovative resource for U.S. and international companies, political and business leaders and for public and private investments funds.
      Mr. Kesic has helped TSM develop a well-respected and extensive international network of partners and associates.
      Over the last two decades, Mr. Kesic has worked with governments, political leaders and with nongovernmental organizations in South Eastern Europe. Mr. Kesic also serves as a consultant on Balkan affairs for various US and international organizations and agencies. Mr. Kesic has provided analysis and briefings for US government agencies and officials, including The Department of State, The Department of Defense and the United States Agency for International Development. Mr. Kesic also provides frequent commentary and analysis for the US and international media, including for National Public Radio, CNN International, The Voice of America, USA Today, and Monitor Radio. Mr. Kesic has authored dozens of articles and essays on Balkan affairs and on US foreign policy. He is a frequent speaker to community, professional and scholarly groups.

  28. alban4eva says:

    shkrim shume i sakte, cdo gje e vertete.. po per fat te keq ne shqipet jemi miopa te medhenj.. nuk e shofim cfare ndodh..

  29. Enver Hoxha says:

    Projekti i te ashtuquajteres Ruga e Kombit, ne fakt eshte nje projekt qe te lidhi Serbine me Durresin, kete e ka deklaruar ne fillim Nano, kur ishte kraeminister dhe Saliu ne bashkepunim me Thacin do ta bejne realitet.
    Nuk jam kunder rruges edhe pse lidhet me Serbine, se do te lidhet nje dite, kushdo qe te jete ne pushtet, por skane nevoje te mashtrojne kosovaret se tani keni rastin te vini te beni plazh, se po mos te ishte interesi i ledhjes ndermjet Shqiperise Serbise, kosovaret edhe rrugen e vjeter te Kuksit, sdo ta kishn se do ishte shkterruar me kohe.
    Vtem nje gje duhet ta dini, se ne Shqiperi te gjitha firmat qe vijne si amerikane apo greke e gjermane, edhe angleze, kane si pronare serbet, qe jane shtetas te ketyre vendeve, por sa i dha urdher serbija se hapni firma ne leter se bizneset do ti keni te sigurta ne Shqiperi, pa taksa dhe mjafte lehtesira se kemi aty dhenderin tone sali.
    Ne qofte se do kisha force do te desha ta kishin saliun ne krye te qeverise vetem nje vit kosovaret dhe do te shihnin se do integroheshin ne shtetin serb, sa hap e mbyll syte.

  30. agim korca says:

    NUK ARRIJ TE KUPTOJ PERSE NUK I BOTONI SHKRIMET E MIA. O MERO SIPAS TEJE NUK DUHET TE BEJ VIZIT MINISTRI SERB NE TIRANE,PERSE? SHUM MIR KESHTU DHE MINISTRI JON I JASHTEM DUHET TE VEPROJE PER CESHTJEN E KOSOVES,PER TE DREJTAT E KOSOVARVE.

  31. malo fusha says:

    bravo mero te lumte goja.

  32. Enver Hoxha says:

    Thashe njehere qe te shkruaj tek adhuruesi im Fahri Balliu se edhe gazeten e paska quajtur 55, njesoj si neni ku ai na sillte vktimat ti ekzekutonim, por mbasi shkruajta dica se kujtova se eshte ai qe ka qene, komunist dhe spiun i vendosur, Fahriu, ai qe me bente temena, ai qe nuk flinte me gruan e tij edhe kur ajo e therriste, se hajde mo burre se u be von, ai ja kethente, po dale moj grua se me duhet te mbaroj vepern e shokut Enver, se neser kam mbledhje partije dhe me duhet te diskutoj, ai sma botoi shkrimin tim, por me coi nje E.mail ku me kerkon falje se nuk te botoj dot tani sa te fitojme edhe njehere zgjedhjet si antkomuniste dhe po te botojme ty, na dalin lakrat sheshit dhe na thone shqiptaret se ne jemi ata qe kemi qene.
    Une e kuptova Fahriun.

  33. gjon says:

    OK- MERO sigjithenje.UJKU PLAK SA VJEN E PO EGERSOHET ,SHIKOJENI SI CJERRET PARA NXENESVE TE SHKOLLAVE SEPSE ME SHUMICEN E SHQIPTARVE I KA LARE DUARTE ,ME TE PERNDJEKURIT POLITIKE PO SE PO.SALI BERISHA ME DUKET SI NJE KUFOME MBI DHE DUKE U CUKITUR NGA SORRA JEZOFINE E KORBI PATOZI.

  34. LexuesiTemes says:

    O Raimond, kush ta ka mbush mendjen ty qe je i zgjuar, amaaaan!!!
    FIllon me gjykimin e titullit, pastaj thua dy fjale per salen, dhe vazhdon 90% te shkrimit me opoziten!!
    Po çar trapi qe je merr burre… Ti fajeson opoziten se nuk eshte e zonja te heqe salen, nderkohe qe fillimisht duhej qe sal, ky antishqiptar te administronte si duhet paret, fuqine, ligjet qe i ka dhene populli. Mbi te gjitha Sala nuk duhet te ishte tradhetar i Shqiperise.. Keto shiko ti sholku Trapi dhe lere opoziten…

    Kapitalizmi funksionon keshtu o rrote trapi:

    Populli zgjedh dike dhe i jep besim per qeverisje.
    Ai qe merr qeverisjen e ka per DETYRE te zbatoje Ligjet, te harxhoje paret e popullit sipa ligjit dhe mundesisht me llogari, dhe eficence(pra mos ti beje rrush e kumblla) dhe po qe shume i mire ai qe merr qeverisjen, mban dhe premtimet!

    duke u bazuar ne kete me siper, o shoku palle, ti kot merresh me opoziten, se ajo dhe mund te mos e marre pushtetin, dhe gjithe shkrimet e tua shkojne per lesh..
    keshtu qe harxhoje kohen me ate qe eshte ne pushtet, Salih Ram Shiqere Berishen.
    leKeshtu mo Trap i Lales!!!

  35. drini says:

    I nderuar z.Baze,si gjithnje je shume i sakte ne reshtimin e ngjarrkeve e ne perpikmerine e te rreshtuarit te gjerave.Te kam zili,por nuk na e ke thene,nuk na e thua e nuk do te na e thuash ndonjehere kush jane “KRUSHQIT” e Salise e te Serbise.Beju nje here trim laberie e jo inateçi si deri me sot e na i thuaj krushqit e Fazlliçerve e te Salineve qe drejtojne keto mostra famekeqe e te pista ballkanase.Te lutem na i thuaj nje here e paskesaj kthehu ne identitet po deshe.Me respekt lexuesi i rregullt i editorialeve nga dora Juaj.

    1. naimi says:

      i nderuar komentuesi drini
      Nqs do te lexosh kujdes editoralet e Meros do te kuptosh qe ai “i bie penxheres te ndegjoje dera”.
      Mos e ngaterro Meron me Supermenat qe shikon neper filma.Aq sa ka bere ky atdhetar te pakten qe nga tragjedia Gerdecit e meriton titullin hero i kombit.
      Po pate merak per krushqit lexo disa komente qe bejne fjale per disa monstra ne segmentin tropoje-beograd-washington..
      Kur te dilni ju i nderuar nga anonimati dhe te mbushni sheshet kunder pushtimit dipllomatik te shqiperise dhe bajlozit vicidolit atehere dhe Meroja do te tregoje krushqit qe ti i di po ben sikur nuk i kupton…

  36. Illo says:

    Shqipërija ka një burrë të çoroditur dhe kontravers . Një tip i tillë është i vetmi përfaqësus i çmëndurisë në Ballkan . Kyj njeri , qëlloi , që qeverris Shqipërinë , për 22 vite . Nuk ka çift të ngjashëm , as në Shqipëri as në Ballkan . Ç’do ditë , që rri në pushtet , është një fatkeqësi historike , për këtë popull të vuajtur . e çuditshme është , që ka gjetur shokë të ngjashëm , tipikë mbeten tre : Pollo , Bode dhe Patozi. Ruli është një ekzemlar më i keq se të katër . Illo

  37. ben says:

    Besoj do ti kete ftuar Sala,qeverine dhe presidentin serb,me rastin e 100 vjetorit te pavarsise.I takon,ckane bere per Berishen serbet dhe ky per ata,nuk ka bere zoti.Shqiptaret akoma nuk e kuptojne se kush eshte Sali maloku,spiuni me i vlefshem i UDB-se.

  38. alban4eva says:

    per 100 vjetori e pavaresise, Salehu do ftoje ndonje minister turk, grek dhe serb.. si per inat te shqiptareve.. ankohuni po deshet.. shqiperia (albanistani) po ndryshon..

  39. L.Itali says:

    Urime,z.Mero!Je afruar tek e verteta,por ka dhe më tej arsye!Do ti publikojme me dokumenta,ku e ka cuar vendin tonë ky moster serbe!Gjithkush në shtëpinë e vet,tha Romney,për Kinën.Partneritet me bashkpunim të ligjshëm,u dakordua edhe Obama!Te dy shikojne vetem interesin e Amerikës,në kete pikë.Saliu të Serbisë!Madje edhe të grekut,po të mos harrojme krimin e perbindshem,dhenien e detit,qe u neutralizua disi!Por të gjitha vijne nga ku ka pirë ujë të qelbur dhe i dhanë,per garanci edhe gruan;dhe që e beri me leje të partisë Punes,duke ja propozuar Alia!Tito ishte prezent në Shqiperi që me Koci Xoxe që Stalini ja dogji,por ai e zëvendësoi pasi Mehmet Shehu,la krevatin ku ishte shtruar ne Rusi dhe erdhi urgjent për të shkarkuar spiunen e ruseve,Lirinë,jo të Malit të Zi,por Belishovën.Iku Krushovi,por rierdhi Tito,me Alinë qe kishte banden e Veriut,me Salinë bandit,antar të zellshëm.Tragjedia fillon e rëndë,teper e rendë,ketu!Tashme Saliu dihet kush e solli,dhe s’ka asnje dyshim!Keni gjetur segmentin e vazhdimesise,pa shkuar tek burimi.Hrushovi ne librin”Krushovi tregon…”nuk le asnje dyshim,që kemi qënë ne dore të bandes antishqiotare te Veriut.Qe nga viti 1960.Syleshet totalitare,per kete kane pergjegjesi te rende,sepse te tjerat i ka bere Alia dhe,si thoni ju,sot Saliu!Kohë për veprim,jo fjalë!…

  40. Luan Rukaj says:

    Cila është arsyeja që Grekët dhe Serbët për vete e tyre u hapën dyert investitorëve të huaj,ndërsa për Shqipërinë ato nuk u zbatuan?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje