Edi Rama: Do realizojmë hartën e rajonizimit të prodhimit bujqësor kur të vijmë në pushtet

24 Tetor 2012, 20:49Sociale TEMA

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vazhduar takimet e tij me fermerët dhe bujqit në disa nga zonat më të rëndësishme bujqësore dhe blegtorale në vend.

I shoqëruar nga deputeti i zonës Paulin Sterkaj, Sekretari për programin Ilir Beqja dhe ekspertët e grupit të punës për bujqësinë, Rama është ndalur në një fermë blegtorale në Stërbeq të Malësisë së Madhe. Prej këtej ai u ka bërë të qartë fermerëve se opozita e ka tashmë të qartë gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet bujqësia e blegtoria në vend: “Fshati është lënë jetim dhe blegtoria është krejtësisht pa asnjë lloj mbështetje, pa asnjë lloj mbrojtje. Ideja për të mbështetur vetëm ata që kanë bërë investim mbi 500 mijë euro është edhe njëherë tjetër një fakt që mbështetet vetëm 1%, ndërkohë që 99% në mëshirë të Zotit, edhe çfarë nxjerrin me krahët e veta, për të mbijetuar, jo për të nxjerrë fitime”.

Nga ana e tyre fermerët i kanë bërë prezent kryesocialistit shqetësimet e tyre që nisin nga mungesa e mbështetjes së shtetit, tek çmimet e larta të plehrave kimike, të çmimet edhe më të larta të karburantit, e deri tek vështirësitë për të nxjerrë prodhimin në treg: “Po të përpiqesh të prodhosh këtu në zonën e Malësisë së Madhe s’ke leverdi. Është shumë shtrenjtë se karburanti thonë që është 1850, po 2000 rrumbullakoset. Çmimet janë shumë të larta. Shumë e vështirë, unë kam mjetet e mia të punimit traktorët, por karburanti është jashtëzakonisht i shtrenjtë. Kostoja e prodhimi të qumështit është shumë e lartë, por s’pyet kush për ne”, është shprehur një nga fermerët e kësaj zone.

Ndërkohë që një tjetër fermer ka ngritur shqetësimin e mungesës së programimit të kulturave që duhen mbjellë në zona të caktuara, çka bën që këto mbjellje të dështojnë. “I sjellin të komanduara, se çfarë duhet të mbjellësh në zonën tënde, kështu që janë mbjellë arra në një zonë që nuk bëhet absolutisht ky lloj druri. Janë mbjellë ullinj në një zonë që thahet pa zënë ende. Në vend që të mbjellësh kulturat bujqësore si duhanin, vreshtarinë që është në traditën tonë dhe që është zona ideale për atë punë, këtu vijnë prej zyrave dhe thonë duhet të mbjellësh kaq sipërfaqe me ullishte. Po jo o zotëri se s’mbillet. Harxhohet leku dhe ky specialist që rri pranë rrethit, nëse e kundërshton ai të thotë shko në shtëpi”, është ankuar fermeri.

Lideri i opozitës Edi Rama ka theksuar vizionin e Programit të Partisë Socialiste për të ndryshuar rrënjësisht këtë gjendje skandaloze: “Në radhë të parë të ndërtohet një hartë e rajonizimit të prodhimit dhe gjithë territorin e Shqipërisë, të shihet si burimi i prodhimeve në kompleks. Në qoftë se nuk ka një hartë ku prodhimi është i rajonizuar dhe ku gjithë territori është i konceptuar si gjeneratori i gjithë prodhimeve në mënyrë harmonike, s’merret vesh ku mbillet çfarë, kush mbjell çfarë dhe në fund çfarë merr i gjithë vendi dhe çfarë merr familja si prodhim vendas, s’merret vesh”, është shprehur kryesocialisti, cili nuk ka harruar t’i japë një përgjigje edhe pretendimeve të ministrit të Bujqësisë se bujqësia në vend po lulëzon: “Kemi arrit tha në ditën kur fermerët fitojnë 20 mijë dollarë për hektar. I vetmi vend ku mund të fitosh 20 mijë dollarë për hektar mund të jetë Lazarati ku është Genci deputet, por vend tjetër…njerëzit mezi nxjerrin bukën e gojës”.

Me pas kreu i PS-së, Edi Rama është ndalur në Kosanë, pas kërkesës së një grupi investitorësh të zonës, të cilët aktualisht po zhvillojnë një aktivitetet ekonomik të kultivimit të sherbelës, një kulturë që rritet vetëm në disa lloje tokash gëlqerore nisur nga kërkesat e larta të tregut të huaj.

17 komente në “Edi Rama: Do realizojmë hartën e rajonizimit të prodhimit bujqësor kur të vijmë në pushtet”

  1. Shtegtari says:

    Kur te vini ne pushtet?????, me 36 gusht, kur te piqen rrusht, po iu la Komandanti te merrni pjese ne numurimin e votave dhe çertifikimin e rezultatit, tani qe i ka te gjitha ne dore, i mbetet vetem Silvia Konti per te hequr qafe se ciles do ja kripe koken para zgjedhjve.
    Me degjoni mua, budallain, vetm nje plan B rezerve ju sjell ne pushtet. (Verini dhe shkronjen K po deshet) eshte e vetmja gjuhe qe njeh Komandanti

    1. shqiperia says:

      Besoj qe zoti Rama eshte ne pritje per tu bere dikushi !!!!

      PRITJA ESHTE E LODHESHME E PADURUESHME DHE AQ ME TEPER KUR NUK
      I DIN FUNDIN , POR ME E TMERRSHME ESHTE KUR NUK PERT ASGJE.

      1. raimondi says:

        Ajo harte qe thote Edi, eshte e gateshme ne institutin bujqesor, se e ka bere harten profesor Baltadori qe ne kohe te Dulles

    2. gerti says:

      avash avash miku im. Komandanti udheheq ose, hundeterheq ushtrine e tij por kurrsesi nje popull .. sovrani ka shembur burra me te mire se ky kacaku yne i dragobise

      1. Shtegtari says:

        Dakord me ty o “gerti” aty e kam fjalen kur them qe duhet nje plan B. te cilit mund ti veme edhe shkronjen K (= kallash) si gjuhe e vetme qe njeh Komandanti.
        Po ta sigurojme se ky plan eshte gati te vihet ne zbatim Komandanti nuk eshte aq trim sa duket (po te ishte nuk do te dilte me jelek antiplumb ne mes te beharit), dhe do te matet mire kur te tentoje te vjedhe votat, shpetoi nje here paq me 97 po nje here kalon miu ne mustaqe….
        Nga ana tjeter, pa planin K ti qajme zgjedhjet e jo vetem ato te 2013… 11 janari eshte akoma shume i fresket…

    3. teti says:

      jam dakord qe me berishen duhet nje plan B, po para se me shku te plani B si mendon sikur te bejme njehere planin A? un per vete besoj se Berisha mund te mundet, dhe keqas bile, me planin e PS (aq sa kemi degjuar). ka programin e vetem ne kte vend perjashto perrallat per rrush kumblla e shege te berishes, ka nje strategji goxha te mire elektorale, dhe ka dhe zemerimin e njerezve me vete. a mjaftojn apo nuk mjaftojne kte do e tregojne zgjedhjet, por kti plani i duhet dhene mundesia te vihet ne praktike para se me kalu te plani B.

  2. ARTI says:

    Z.Rama, fshataret nuk kane nevoje per hartat e tua qe te te japin voten,ata kane nevoje per ti kredituar qe te zhvillohen,nese atyre do tu premtosh vetem harta, by…n e gomarit ke per te marre ne 13. u.s.a

    1. shpresa says:

      KUR TE VIJME NE PUSHTET..
      JU NUK DO TE VINI KURRE NE PUSHTET . GJITHE JETEN
      SI LIPE SHTOGU DO TE MBETENI.

  3. Flo says:

    e verteta e madhe eshte se fshati eshte lene ne harrese. duhet nje plan konkret te cilin PS mendo se e ka dhe mesa kam lexuar programin e ka vertete. Ne do jemi qytetare qe do kerkojme llogari pasi, kemi nje program .

  4. gerti says:

    populli po pret ndryshim dhe kjo tanime dihet… Ndryshimi fillon nga vota jone. na duhet mbeshtetje per fshatin per fermerin,per bujkun, per blegtorine. Asgje seshte bere po cfare do behet.? Urojme ne ndryshim e te na i hedhin syte sadopak

  5. tigri says:

    Duhet te ulesh gjunje me gjunje me popullin. Hallet e robve nuk zgjidhen nga karrigja ku mban bythen pale por ne mal e koder cep me cep te vendit.. sbehet shtet duke ju fol femive ne shkolla e kopshte por, duke ndertuar shkolla,kopshte e kulture qytetare e juridike mbi te gjitha.

  6. Dardan says:

    O ti nuk do vishe kurren e kurres ne pushte o vllehe, per ndryshe do ket lufte ne ballkane, ka ike koha kur shipnia esht udheheqe nga vllehet ket nuk e lejon me amerika dhe evropa ne te kunderten do ket lufte

    1. shqiptar says:

      Ti do jesh patjeter ose ndonji doboc i janullatos .ose doboc i sllobodanit,
      ose ndonji dobic demokratik i vershimeve arabe ne kohen e presodences vicidolit,
      ose gopi antishqiptarise vet duke i frytur percarjes e urrejtjes kombetare
      o te shkaperdheft shqiperia cte permban pragu.
      S’keni faj ju antishqiptar te peshtir ,por putana e kombit shqiptar ne pushtet,
      qe hapi portat e shqiperise per cdo armik te ktij kombi e i la dor te lire ,
      te bejn cfar munden me shqiptaret e shqiperine .
      Por tik taku afron gjithmon ne oren e caktuar dhe ju do e merrni ate qe
      ju takon nga ky komb .

    2. Latif Dreqi says:

      o Dardan une se di ne eshte vllah Rama, por edhe nese eshte, cke me vllehet o burre?!Ca te keqe ke pare nga vllehet? Jane nder me kryesoret ne Rilindjen Kombtare shqiptare..po deshe te jap emra!
      Mos valle eshte me mire te kemi serbin Berisha? e pe u takua me vllaun prej beogradi, me Mrkicin..te dergumin e Dacicit, kopjen origjinale te Milloshit.Ke marre vesh ti Dardano qe u anullua linja energjitike, Kosove-Shqiperi, e anulloi baca..ende nga Serbia do merrni energji, se i duan do pare ata..

    3. Enver Hoxha says:

      Jo nga vllehet, por ka ardhur koha qe Shqiperia te udhehiqet nga serbet se bathet jane pjek, ekonomine dhe tokat serbet tashme i moren ja u shiti Argita e saliut edhe ti dardan i shkartis me shka, do ta flasesh hapur gjuhen e babes.

  7. al says:

    kush je ti o dqardan qe duhet me te pyet se kush vjen ne p[ushtet? te dish nje dicka qe ne shqiperi po te doje populli vjen ne pushtet ai qe e meriton .si duket nuk i nje3h mire shqiptaret qe gjithe historise i kan dale balle vendit vet.

  8. SARA says:

    Mundesia e zgjidhjes?

    Mbetet vetem nje. Te ulemi me njeri tjetrin nder ne si popull e ti shporrim. meqe me proteste ne smundemi pasi, ai te vret, me vote e me mbrojtjen e saj po nga ne, sigurisht qe mundemi. Te gjejme rruget e zgjidhjet e problemeve tona se bashku e po se bashku, te Rilindim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje