INTERVISTA/ Edmond Dragoti: Një shekull pa identitetin tonë demokratik

23 Tetor 2012, 19:13Sociale TEMA

Studiuesi i njohur i shkencave sociale analizon rastet e fundit të krimeve makabre brenda familjes. Ai thotë se shoqëria jonë po shfaq njëherësh vlerat dhe antivlerat e saj. “Natyrisht, që qeverisja e sotme i ka humbur intelektualët, madje më herët”, shprehet ai për konformizmin e elitave ndaj qeverisjes. Duke folur për problemet e arsimit, Dragoti bën akuzën e rëndë: Në arsim nuk investohet sot për sot, por sot për nesër, prandaj e nesërmja jonë po ndërtohet me korrupsion, manipulim dhe abuzim

Nga Skender Minxhozi, JAVA

Zoti Dragoti, së fundi opinioni publik është tronditur nga dy ngjarje të rënda, të cilat kanë pasur në qendër të tyre dy vajza të reja, banore të pjesës rurale të vendit. Rastet e Nazime Vishës dhe Aishe Vatës kanë në thelb marrëdhënien e pazakontë, madje jonormale sipas dikujt, me meshkuj shumë të vjetër në moshë se ato vetë. Çfarë përfaqësojnë këto dy ngjarje si tipologji, nga pikëpamja psikosociale?

Rastet e përmendura nuk janë të vecuara nga situata social kulturore dhe ekonomiko politike e vendit. Madje janë pasqyrë e anormalitetit me të cilin po zhvillohet shoqëria jonë. Në procesin e kërkimit të vetes shoqëria jonë po shfaq fort dhe shpejt të gjitha vlerat dhe antivlerat e saj: nga humanizmi dhe altruizmi i periudhës së krizës kosovare, tek egërsia dhe vrasjet kolektive në vitin ’97, në Gërdec apo në 21 janar të vitit të kaluar; nga dhurimet dhe ndihmat humanitare për personat në nevojë të njerëzve të thjeshtë, tek zhvatjet, grabitjet dhe korrupsioni i paepur i drejtuesit të pushtetit; nga kultura urbane e tolerancës tek sjellja agresive, posesive e rurale e prindërve të ardhur në qytet. Mendoj se jemi ende pa identitetin e kërkuar social, shoqëria shqiptare vazhdon të ndodhet në qendër të krizave të zhvillimit, ose si quhet shpesh, në tranzicion. Tek njeriu janë të gjitha të kundërtat, e mira dhe e keqja, morali dhe imoraliteti, delikatesa dhe egërsia, paqja dhe lufta. Dhe në këtë konflikt të egër, kaotik, të paekuilibruar, të shpejtë dhe të rrezikshëm mungon motivimi, besimi, shpresa, modeli që duhet të formësojë lëvizjet e ekuilibruara dhe të vetëdijshme të individëve dhe të shoqërisë. Ose ndryshe, mungon ideologjia e re që duhet të drejtojë shoqërinë e sotme, ideologjia individualiste që të përshtatemi me kërkesat e kohës, me sjelljen dhe vetëdijen demokratike. Ndoshta do të duhen edhe 2-3 dhjetëvjecarë që ta kemi atë.

Pse është kaq e dhunshme shoqëria shqiptare? Si i shpjegoni shifrat e frikshme të shtimit të të gjitha llojeve të krimit në vitet e fundit?

Dhuna e skajshme është e pranishme jo vetëm shpesh, por edhe në format e saj më monstruoze dhe makabre: goditen e vriten burra, gra, fëmijë; dhunohen, përdhunohen, digjen, mbyten, hidhen në erë; u pritet koka, gjymtyrët, trupi; kudo, në rrugë, shtëpi, pyll, shesh, lumë, liqen, punishte, gjykatë, kryeministri, bulevard. Dhe krimet shtohen. Duket si një histeri kolektive e individëve në gjithë kapilarët e shoqërisë, nga këmbët e deri tek koka e saj, si një kthim në fiset barbare shqiptare të konsideratës së Engelsit, ku jeta nuk ka vlerë, ku askush nuk llogarit të jetojë vetë, por mjafton të mos jetojë tjetri. Në të vërtetë, drejtuesve të kësaj shoqërie, pra qeverisë dhe politikës, u ka dalë situata nga kontrolli, me sa duket, ata e kanë humbur autoritetin dhe moralin e drejtimit të shoqërisë, nuk janë të besueshëm për të ruajtur ekuilibrat e zhvillimit, nuk kanë hapësirën e nevojshme të mendimit shoqëror, u mungon vizioni politik dhe nuk shikojnë më larg vetes së tyre, kanë degraduar moralisht deri në kufijtë e pangopjes dhe kanë degjeneruar në gjendjen e sindromës së paaftësisë për të ndryshuar. Eshtë krijuar një mënyrë qeverisje e korruptuar në thelbin e saj, që kontrollon dhe zotëron vetëm të mirat materiale të këtij vendi, por jo ato morale dhe shpirtërore të shoqërisë, dhe një sistem drejtësie personale, ku qeveritarët përdorin shtetin për të mbrojtur veten, dhe njerëzit e thjeshtë rrezikojnë veten dhe vetëgjyqësojnë për të pasur të drejtë. Pra, me pak fjalë, ky është një kaos zhvillimi shoqëror, që drejtohet nga pushtetarë të paaftë, dekadentë, të pangopur dhe të paepur në korrupsionin dhe manipulimin e tyre, që natyrisht, po prek fundin e ekzistencës së vet.

Shpesh dëgjon të thuhet se shoqëria shqiptare është një mjedis ku njeriu ndjehet i stresuar dhe i pasigurt. Sa përputhet me të vërtetën ky konstatim? Ku i ka rrënjët kjo ndjesi kaq e përhapur, sipas jush?

Ky është një realitet i dukshëm dhe i prekshëm. Stresi është pamundësia për të kontrolluar dhe menaxhuar problemet që na rrethojnë, prandaj në kushtet aktuale, kur ato janë të shumta dhe të papërballueshme, shoqëria jonë shpesh kalon në ankth dhe depresion social. Paqartësia e situatës, mungesa e rregullave të lojës, padrejtësia sociale, korrupsioni i shfrenuar qeveritar, papunësia dhe varfëria në rritje dhe shumë probleme të tjera sjellin një çoroditje të përgjithshme, mungesën e shpresës dhe të besimit tek e nesërmja.

Shoqëria jonë është futur në një rreth ciklik të depresionit social që gjeneron vazhdimisht veten, nuk gjen dot rrugëzgjidhjen, reagon vakët dhe në mënyrë pasive ose neglizhon problemet duke pritur që ato të mbyllen vetë. Ky pasivitet social shfaqet si një nga dy rrugët e reagimit ndaj depresionit shoqëror, por nuk është gjithmonë. Në pikën kritike të krizës, shoqëria mund të zgjedhë dhe të reagojë me alternativën e “rebelimit”, duke iu kundërvënë situatës për të dalë prej saj.

Jeni shprehur me nota mjaft kritike për përdorimin që kryeministri i ka bërë inaugurimeve nëpër institucione mësimore, duke sulmuar prej aty kundërshtarët e tij politikë. A mendoni se është normale që një komunitet i gjerë akademikësh, pedagogësh e intelektualësh, duhet të heshtin jo vetëm për këtë rast, por edhe për shumë raste të tjera të ngjashme? A është normale kjo shkallë konformizmi që tregon sot kjo pjesë e kualifikuar e shoqërisë, ndaj asaj që ndodh në shoqëri?

Në të vërtetë, konformizmi është një nga rrugët për t’u përshtatur në situata të caktuara dhe konformizmi i grupit arrihet më lehtë se sa ai i individit. Por intelektualët janë grupi më antikonformist i shoqërisë, ata janë gjithmonë në opozitë me pushtetin, prandaj edhe lidershipi politik në pushtet nuk i preferon asnjëherë në qeverisje. Madje edhe ata intelektualë që bëhen pjesë e qeverisë fillojnë ta humbasin pjesën kritike të personalitetit të tyre dhe bëhen më pak “intelektualë”. Natyrisht, që qeverisja e sotme i ka humbur intelektualët, madje më herët. Por në kushtet e mungesës përgjegjësisë dhe vetëdijes sociale të shtetit të sotëm, kur tek ne nuk ka ende demokraci reale por ka pasiguri sociale nuk është e lehtë të rebelohesh. Por konformizmi nuk është bindje. Dhe në rastin e shoqërisë sonë nuk do të jetë as për intelektualët tanë.

Si po e pret Shqipëria 100 vjetorin e pavarësisë, sipas jush? Cili do të qe komenti juaj si qytetar, për gjendjen ku ndodhet demokracia shqiptare sot?

Të gjithëve na shqetëson brishtësia apo mungesa e demokracisë sonë. Vërtet kemi ligje bashkëkohore dhe shumë të mira, por nuk kemi rregulla loje, nuk kemi praktikën e zbatimit të tyre. Praktika është kulturë dhe kultura kërkon dekada të tëra për tu krijuar. Ndërkohë drejtuesit aktualë të shtetit duket që ligjet i bëjnë për të tjerët, por jo për vete dhe ky është modeli më i keq, që dëmton mjedisin dhe praktikën demokratike dhe e zgjat tranzicionin shoqëror. Jemi një shoqëri, që megjithëse jemi mbarsur, kemi mbetur në mitrën e së kaluarës dhe nuk po lindim dot. Mendoni, 100 vjet të pavarur nga qeverisja e të huajve, por 100 vjet të varur nga vetvetja, nga problemet e prapambetjes sonë, pa pasur mundësi për të krijuar moralin dhe identitetin demokratik të shtetit tonë.

Ka një debat tashmë jo të ri, në lidhje me sistemin arsimor në vend. Si pedagog i vjetër dhe me eksperiencë, si e shihni situatën që kalon sot arsimi universitar?

Arsimi është baza e çdo shoqërie që formon dhe edukon brezat e rinj, ai krijon shtetin dhe kulturën tonë të nesërme. Dhe sot tek ne është në kuota dhe nivele masivisht kaotike dhe të ulëta. Hapja e shumë shkollave të larta private ka shtuar mundësitë për t’u shkolluar, por ka ulur cilësinë e tij. Mjafton të dalloni që pedagogët e sotëm kanë një status shoqëror dhe ekonomik shumë më të ulët se pedagogët e periudhës së socializmit. Pagat e tyre nuk janë ngritur asnjëherë gjatë shtatë vjetëve të fundit. Universitetet private e kanë ulur rëndësinë e të mësuarit dhe kanë ofruar mundësi të shpejta për t’u diplomuar edhe pa studiuar. Qeverisja e sotme, në mungesë të vizionit, mendon se duke hapur dyert e tregut të arsimit universitar mund të lehtësohet nga problemet sociale, që sot janë të shumta. Por në fakt ky është mendimi më dritëshkurtër dhe shumë i dëmshëm për të ardhmen tonë. Në arsim nuk investohet sot për sot, por sot për nesër, prandaj e nesërmja jonë po ndërtohet me korrupsion, manipulim dhe abuzim.

20 komente në “INTERVISTA/ Edmond Dragoti: Një shekull pa identitetin tonë demokratik”

  1. Iliri Tirane says:

    Zoti Dragoti jeni nder te paktet qe po thoni te verteten ashtu sic eshte, perpara ketij pushteti mafjoz. Ju admiroj dhe ju uroj suksese, bravo.

  2. luis says:

    Nje interviste e fantastike e nje njeriu profesionist ne fushen e tij.
    Lidhur me aspektin shoqerise sone ne kete shekull te ri dua te permend nje fraze nga Bibla kur populli i Izraelit me ane te paralajmerimit te profeteve te ndryshem per ardhjen e Mesise e pyeten disa njerez JEZUSIN se kur do ta nderrojme kete sistem,e kishin fjalen se kur mund ta largonin pushtuesin Romak se mendonin ata te shkrete se MESIA qe do vinte do merrte shpaten dhe do behej shpetimtari i popullit te Izraelit nga popujt e tjere.JEZUSI u pergjigj nuk kam ardhur ne toke te nderroj sistemet por para se te ndodhin ato dua te ndryshoj mentalitetin njerezor.
    Me kete desha te theksoj se shoqeria shqiptare ne pergjithesi edhe ne te kaluaren edhe sot kane te meta te theksuara ne intelekt dhe ceshte me e keqja e ushqejne me deshire te keqen sepse me ane te saj do te luftoje kundershtarin kur ky mund te jete edhe vellai i tij.
    Ja te marrim nje shembull te thjeshte sot ne arenen e politikes shqiptare njerezit duan ti nxjerrin syte njeri tjetrit pa llogjike dhe arsyetim thjeshte duke mbrojtur me fanatizem ate parti dhe lider jo se ka ndonje perfitim material apo shpirteror por thjesht se nuk do gezimin e kundershtarit te tij.
    Ne nje shoqeri te civilizuar nuk mundet kurrsesi nje udheqes ta tallet dhe te sulmoje dhe ti kundervere ndaj njeri tjetrit per te mbijetuar gjate ne pushtet.Tek ne kjo menyre ka zene rrenje te thella aq sa duhet mbase nje shekull per tu rigjeneruar ky mentalitet ku dihet se 20 vjet udheheqje tipike talebane ku ky brez i ri eshte rritur me kete fryme parcarese dhe idiote e ardhmja duket e zymte.
    Dikush mbase mund te irritohet nga keto qe po them por duke jetuar ne nje vend tjeter kur i shoh bashkombasit e mi ne biseda ne rruge e kudo pavaresisht se kane vite qe jetojne me te tjera rregulla dhe ligje keta akoma me prejashtime te rralla sillen si halabake pa pike kulturet bertasin me te madhe gje qe tregon se jane race budallenjsh dhe qe eshte teper e veshtire ti transformosh.
    Ky nuk eshte thjesht nje kendveshtrim i imi por i qytetareve ketu ne Amerike ku jetoj dhe qe vertet me ben te ndjehem keq.
    Te jetosh mu ne zemer te Europes dhe te jetosh me mentalitet kafsheror kjo ka nje domethenie te madhe por qe njerezit nuk duan ta pranojne se nga e kane kete te keqe.

  3. Margarita says:

    I nderuar Z. Dragoti,

    faleminderit per kete analize te sakte dhe te kulturuar.

  4. kirurg says:

    “Por konformizmi nuk është bindje” – dmth nuk eshte se intelektualet jane te bindur, se nje dite ata do te rebelohen? E ke gabim, o profesor!Do te binden qe c’ke me te, me cilindo qe te jete ne pushtet, se te tille kane qene prej gati nje shekulli, do te shkojne nga u ofrohet paraja, posti, privilegji, me shume se c’e kane shtatin (intelektual).C’do te bejne tjeter? Se mos kane ndritur gje deri me sot? Cilin pre tyre e njeh shkenca apo kultura boterore? Asnjerin! Nuk eshte ceshtje bindjeje, o Profesooor! Eshte ceshtje karakteri!

  5. L.Itali says:

    Ky është një studiues shumë kualitativ dhe i thjeshtë,si njeri!Kam pasur rastin ta njoh edhe ne rinine e tij të hershme!Një shkencëtar që kjo kohë robërish dhe shtypësish,s’mund ta blejë dot!Kalibër i lartë arsyetimi edhe këtu!Ka mbritur në lartësi profesionale që mesiguri do të na vlejë!Eshtë edhe këtu mjeku i koshjencës shoqerore!Me impresionoi dhe me kujtoi rinine e tij si gjimnazist që shkëlqente!Sot ndrin si prozhektor skutat e erreta të trupit shqiptar që jo rrallë,nga papergjegjshmeria,kushtet social politike dhe kultura e ulët bën të pabera!Si një zjarrfikës punëtor E.Dragoti shuan me mjetet e tij shkencore,zjarret që ndezim marrezisht ne shqiptarët brakocefalë!…

  6. Al Bani says:

    Profesor Dragoti shprehet me të drejtë sidomos për arsimin. Do të shtoja se arsimi në Shqipëri, me mungesën e kontrollit të cilësisë, po kthehet në një bombë apo piramidë shoqërore. Kjo, si pasojë e paaftësisë profesionale të mjaft studentëve (sidomos tek arsimi privat). U është mbushur mendja top se janë intelektualë të këtij apo atij profesioni. Edhe për faktin se i konsiderojnë provimet si mall që blihet me euro (as me lekë, por me euro) dhe jo si provë e aftësisë së tyre. Madje shumë prej tyre popullojnë kafenetë që në 8 të mëngjesit dhe jo bibliotekat. Veç për arsimim nuk bëhet fjalë. Uroj që pasojat e këtyre piramidave të jenë sa më të buta……

  7. dumdum says:

    Ua Profesor, jeni i jashtezakonshem, keni treguar nje kulture te vertete qytetare dhe keni dhene nje leksion perfekt se si skilet e sistemit kur vjen momenti duhet te luajne dhe rolin e trimit………..ik o shejtan bej ndonje lek lart e poshte e leri fjalet.

  8. Blerina says:

    A i mbani mend piramidat e ’97? keshtu e shof dhe arsimimin privat sot, qe do lere plage dhe me te thella se piramidat e atehershme. Komplimente Prof. Dragoti per kete analize te guximshme. me ne fund dhe nje intelektual foli se te tjeret shofin vetem karrigen e tyre e mos te ‘shqetesojne’ pushtetin.

  9. namik says:

    Leri teorite, edhe ti o profesor Mondi njesoj si te gjithe ke marre e merr para me thase duke i dhene provimet dhe diplomat studenteve pa lexuar asgje. Te pakten mos dil ne media se pastaj hutohen njerezit e shkrete, ke te besojne hajdutin qe ben shnjtori….

    1. Gimi says:

      O Namik, me vjen mire qe je zeri i vetem qe flet mbrapsh dhe me keqadashesi, dhe kjo se te preket lideri yt shpirteror dhe sistemi i tij i falimentuar. Sic duket je nje nga ata studente te pjerdhur qe ende nuk e ke marre provimin me prof. Dragotin. Provo ti japesh ndonje lek, dhe do ta shohesh se nuk ke per ta marre kurre ate provim… Dhe kjo ndoshta ka ndodhur edhe me ty, qe shfryn mllefe te ndyra dhe te pista. Kam qene student i Prof. Dragotit per 4 vite dhe kurrkush nuk fliste per para, per te dhe per te gjithe Departamentin qe ai drejton me dinjitet dhe profesionalizem. Uroj qe i gjithe profesorati ne vend te jene si Profesori,vetem atehere mund te themi se aresimi yne universitar eshte ne baza evropiane.

  10. Enver Hoxha says:

    Profesor, eshte koha e koleres dhe je nga te paktet qe sje infektuar, te pergezoj.
    Vetem me nje fjali qe deklarove qe Berisha po pergatit kriminelet e ardhshem, ishte nje denonim serioz qe i bere qenit, kur shkonte dhe ja mbushte femijeve koken me lloj lloj deklaratash demokrato-anarshiste.

  11. Landi- Sverige says:

    Per te shkuar ne katet e lartme te nje pallati sigurisht do tu ngjitesh shkalleve ose ashensorit. Qe te ngjetesh nga tubacionet e derdhjeve te ujrave te pallatit, sigurisht qe eshte teper e veshtire dhe e rrezikshme. Faktikisht kete “rruge” kemi zgjedhur ne qe te ngjitemi ne nivelet e shoqerise boterore, pra “rrugen” pa arsyetim. Po perse ndodh kjo gje? Sepse ne si popull kemi qene gjithmone te vonuar per te ecur perkrah te tjereve ose te pakten nje hape pas te tjereve. Megjithese kemi bashkejetuar ne mes te qyteterimeve me te medha boterore, jo vetem qe nuk mundem te forcojme identitetin tone nga kjo bashkegzistence, por perkundrazi e humbisnim ate ose ne te miren e rastit ngeleshim statik. Kjo jo se i mungonin idete dhe njerezit e shquar, por ngaqe mungonte baza, rrenjet per te formuar trungun e nje kombi me te gjitha detajet e nevojshme per te qene i tille. Dhe kur koha te le mbrapa, kur epokat shoqerore zevendesojne njera-tjetren dhe ti nuk e kupton ose nuk te lene ta kuptosh, atehere krijohet ky boshllek midis asaj qe na rrethon, pra materies dhe mendimit. Ketu eshte edhe problemi i shoqerise sone, e cila ka diznivele te theksuara me shoqeri te tjera moderne per te vetmen arsye sepse nuk mundi te kaperceje shkallet e zhvillimeve natyrore e shoqerore. Ne 100 vitet e fundit ne nuk mundem te kalojme ne sistemin e mirfillte kapitalist ku bota ka nje histori te pakten 300 vjecare. Jo vetem aq, por ne kaluam nga nje sistem feudal te prapambetur (me 97% e popullsise fshatare) ne nje sistem socialist. Dhe vetem 20 vjete me pare ne shkaterruam kete sistem, ose ne te vertet u vetshkaterrua, per tu futur ne sistemin e tregut te lire me nje anarshi te ngjashme me fiset barbare!!!! Por ky sistem ka ligjet e tij, ka ligjet e kapitalit dhe te tregut te lire, i cili ndoshta eshte me i drejti sot ne bote ne nje sistem politik te mirfillte demokratik, dhe kur nuk i zbatohen ato, ashtu sic nuk po i zbaton kjo qeveri antropofagese, do te pesosh katastrofen e pashmangshme shoqerore te ketij tranzicioni te pafund.

  12. Beni USA says:

    Nje inteviste perfekte, e sakte dhe bindese. Nje leksion per te verteten e hidhur qe ne perjetojme. Nje analize therrese, nje autopesi e dhimbeshme e sistemit. Te lumte Prof, presim me shume nga ty, jo vetem si mesimdhenes dhe sociolog i shkelqyer qe je, por dhe si nje politikan dhe analist i vemendeshem. Je i vetmi nga profesorati shqiptar qe flet kaq hapur dhe sakte, qe ben analiza te thella dhe te guximeshme. Urime…

  13. realisti says:

    REMBE TE REMBEJME.
    Kokat drejtuse te Shqiperise pasurohen per vete me familjen tej mase,ne ruge te qelbur kete model kopjojne poshte tij shumica e shqiptareve,pjesa tjeter vuan deri ne renimet qe shohim c’do dite.

  14. une says:

    ju pergezoj, dhe kur lexoj shkrimin tuaj(dhe jo vetem kete),kujtoj profesorin e shume, shume viteve me pare:kritik,por edhe te qete e te matur.
    kam pershtypjen se politizimi i gati çdo fushe social-kulturore e ka futur vendin ne nje qorrsokak te historise ose me mire,po vazhdon ti lere atij ate mjergull qe na shoqeron prej dekadash.
    eshte shqetesues fakti qe fillimi i vitit shkollor te barazohet me fillimin e nje fushate elektorale;eshte shqetsuese,gjithashtu,qe nje maratone sportive, te kthehet ne nje maratone politke.por eshte e pakoncetueshme dhe e turpshme qe nje ngjarje historike jo dosido,por ajo me e larta, me krenarja,”pasword” i yne,te jete nje hendek ndarjeje.
    mendoj se eshte detyre e inteligjences shqiptare te dale,nga kufijte e kesaj”shfaqje te ulet” poltiko-ekonomike-shoqerore per te filluar ndryshimin.jane ata,qe larg uleritjeve dhe nje gjuhe banale,duhet te pergatisin brezin e sotem per neser-siç thoni ju.
    kjo eshte e gjate dhe veshtire ;dhe ne nuk do te jemi me.por femijet apo niperit tane,sepaku, nuk do te fshehin,,origjinen e tyre e te qenit shqiptar.
    ju pershendes profesor.

  15. ED. says:

    ED.
    Jam shume dakort me prof.Dragotin.Koshienca intelektuale shqiptare nuk mund te hyje ne veshjet e ngushta te interesave politike.Flm zoti Dragoti.

  16. Nereida says:

    Pergezime Profesor Mondi; per kurajon, mendjemprehtesine dhe forcen argumentuese.
    Me vjen keq per disa drieshkurter qe ne vend te shikojne fenomenin dhe problematikat qe profesor percjell, merren me komente te pavlera.
    Keshtu nuk mund te permiresojme kurresesi jeten tone dhe te femijeve tane.

    Kemi nevoje per shkrime te tilla.

  17. Nereida says:

    Pergezime Profesor Mondi; per kurajon, mendjemprehtesine dhe forcen argumentuese!!
    Me vjen keq per disa driteshkurter, qe ne vend te shikojne fenomenin dhe problematikat qe profesori percjell, merren me komente te pavlera.
    Keshtu nuk mund te permiresojme kurresesi jeten tone dhe te femijeve tane.

    Politika ka nevoje per akademike si profesor Dragoti, ndersa lexuesi per intervista/shkrime te tilla.

  18. Hi there colleagues, its impressive article regarding educationand entirely defined, keep it up
    all the time.

  19. zenel says:

    Është kënaqësi të lexosh një shkrim si kjo Intervistë me profesor Mondin. Të thuash realitetin në cilëndo kohë qoftë, dikuj i dhemb profeor Mondi. Si do që të jetw Intervista më çlodhi nga angazhimet ditore meqë një shkrim i tillë i nevotet atyre të cilët janë mësuar ta luajnë lojën e Strucit.
    100 vjet shtet dhe prap të kërkosh identitet kjo i ndodh vetëm popullit shqiptar fatkeqsisht.
    Profesor Mondi, të përgëzoj jo vetëm për këtë qëndrim dhe konstatim por në përgjithsi për kontributin tuja dhënë shkencës shqiptare dhe të tjerve në cilindo mjedis, madje edhe në mjedise tjera përballë armiqve shekullor të shqiptarëve.
    Pëderisa absurdi nuk shikohet si absurd por si diqka e zakonshme shoqëria jonë vështirë të transformohet dhe të bëhet shoqëri e vlerave krijuese, andaj ju përgëzoj profesor Mondi për përkushtimin dhe kontributin tuaj dhënë për aktualitetin në trojet shqiptare.Shkrimet e tilla dhe të ngjajshme i nevojiten lexuesit shqiptar për tu këndell nga servilizmi dhe vasalizmi i ngjyrimeve politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje