Rrëfimi prekës/ Vajza e argjendarit të vrarë: Mos e falni Viktor Gushin

22 Tetor 2012, 10:23Sociale TEMA

Vajza e Rrapo Sinanajt, i vrarë një vit më parë në argjendarinë e tij në Tiranë nga Viktor Gushi, apelon gjykatën që të mos pranojë kërkesën e tij për shkurtim të gjykuar, që do i falte atij një të tretën e kohës së dënimit.

Rinelda Sinanaj thotë se burgimi i përjetshëm është më e pakta që mund të marrë ai, por në rast të kundërt, çdo dënim me më pak vite do ishte irritues dhe ofendues për familjarët.

Vajza, që studion drejtësi, thotë se do të jetë në seancat e gjykimit të tij.

“Do të thosha vetëm për një bisedë, ndër të shumtat që bëja me tim atë. Ai më këshillonte: ‘parimet më të larta ndryshojnë krejtësisht formën e të përballuarit të gjërave, gjë që sjell rezultate më të mira. Një ndër parimet kryesore që tejkalojnë çdo kod dhe ligj është drejtësia’.

Më pas ai vijonte: ‘ne jemi njerëz që kemi moralin e lartë dhe parimet e larta, jemi njerëz të drejtë dhe nuk do të bëjmë kurrë kompromis me të padrejtin dhe padrejtësinë’. Fatkeqësisht e provuam çfarë ishte padrejtësia dhe në formën më të keqe të saj,” thotë Rinelda.

Ajo ka rrëfyer edhe momentin kur ka mësuar për ngjarjen e rëndë.

“Zakonisht me babin takohesha në mbrëmje. Atë ditë u takuam paradite. Diskutuam për gjërat e familjes dhe u përqafuam. Ishte përqafimi i fundit. Pasdite unë u ktheva në shtëpia. Kur do të shkoja me makinë të merrja babin te puna, më thanë në telefon se diçka kishte ndodhur në atë rrugë. Mora babin në telefon, por ai nuk më përgjigjej. Përmes një telefonate më thanë lajmin. Ulërima ime në atë moment nuk kishte mbarim, siç nuk kishte mbarim rruga për tek babai. Nuk doja të besoja asgjë, babi duhet të ishte gjallë. Kuptova që nuk ishte kështu kur pashë trupin e tij të shtrirë dhe dorën e tij të pajetë e të zbardhur, çdo gjë kishte mbaruar. Me mijëra herë i jam lutur Zotit të kthejë çdo gjë mbrapsht”.

17 komente në “Rrëfimi prekës/ Vajza e argjendarit të vrarë: Mos e falni Viktor Gushin”

  1. Viktor Gushi meriton denimin me varje nga shteti. Denim tjeter per te nuk mund te kishte, por, shteti yne ka marre fund, prandaj, kemi nje kriminalitet me te tilla permasa. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/data-20-mars-2012-ilir-loka-ben-kallzim.html

    1. raimondi says:

      Vrijeni kete qen te piste …

      1. ismeti says:

        ky qeni i saloviqit ka pAGU LEKET ; PRIT KUR TE SHPALLIN HERO

        1. DHELPRA says:

          Leket qe grabiste i ka loz te gjith bixhoz ai o ismet!

          1. raimondi says:

            Nuk eshte problemi se ca bente me leket –Problemi ketu eshte se ky kelysh bushtre i vriste ata qe vidhte

            Se hajde mo, e vodhi , ok. Por pse i vriste ?–

            Trembe tjetrin dhe po qe puna plagose nga kembet, e paastaj vidh ca te duash _
            -Por mos e vri tjetrin , se i merr jeten

            Mire qe i vjedh pasurine tjetrit , por lere te jetoje, se jeten ta jep zoti dhe duhet ta mari zoti , jo te ta marri ky hajdut i piste

  2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Lexon fjalet e kesaj vajze dhe trupi te rrenqethet.
    Kerkon dhe ti te ulerish me gjith fuqine e shpirtit per padrejtsite,per fatin e lig,per monstrat kriminele qe kemi ne shoqerin tone.
    Babai yt esht krenar per ju Rinelda.
    Zoti ta beft jeten sa me te bukur.
    Shum respekt per fjalet dhe edukaten qe ju ka dhene babai.
    E mira duhet te fitoj mbi te keqen.
    DUHET.

    1. Jason UK says:

      Inferior qe ne femijeri dhe me nje pistolete ne dore behet trim ne kete moshe.
      Ky duhet bere shembull si ata qe u varen ne Fier!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj1.html

    2. martin says:

      Ashtu si Ju o Fred Dibrani edhe une po qaj ashtu si Rinelda.Jan fjale shume te sinqerta te saj,eshte idealizmi i saj por a thua do te vije ajo dite kur ne idealistet te fitojme mbi kete bote krimi.Ne duhet te besojme por duhet vepruar.

  3. Drejtesia says:

    Po zonjush Rinelda ke me se te drejte,per vrasesit sidomos si puna e ketij katili,kurre nuk duhet te kete gjykim te shkurtuar dhe vendi i tyre me e pakta eshte burgimi i perjetshem,por me keto gjykata aktuale ku korrupsioni eshte ne shkallen maksimale cfar nuk pret.Uroj qe kur te mbarosh studimet e drejtesise te rimaresh ne dore procesin e vrasesit te babait neqoftese do te denohet tani me gjykim te shkurtuar.Gjithashtu dhe te denosh pikerisht keta gjygjtare qe japin keto vendime skandaloze,atehere dhe ti do te jesh e qete dhe do te kryesh nje nga porosite qe te ka lene babai yt i nderuar,qe kurre kompromis me te pa drejtin dhe padrejtesine.

  4. Bekimi says:

    E nderuar Rinelda!
    Nga njerëz si Ju, të mbrujtur me moral të lartë nga një prind (tashmë i ndjerë) si yt atë, pritet që të paktën mos të bëhesh si djali i Arben Brocit apo lavirja e Azem Hajdarit, që përdhosin përditë emrat e lartësuar të babait dhe burrit të tyre (respektivisht)

  5. kta kryqat rrefehen te pedofili mbas qe bajn krimet,kan kultur europjane,gjak i paster hahahahaha fundrrinat e kombit.

  6. era says:

    Mos prisni qe ne kete qeveri te zbatohet drejtesia. Si e shihni dhe vet kjo moster i ngjan shume saliserbit. Objketivi i mostres se shpellave eshte qe ta shkateroje kete vend (e ka urdher nga Beogradi si dhe deshire te tij.
    Shpresojme qe si kjo vajze te kete ne te ardhmen shume te rinj, si dhe te mos presim qe fatkesia tu zere deren dhe pastaj te ndergjegjesohen. Nuk paragjykoj vajzen por e kam ne parim.

  7. Andi says:

    Vlleh i poshter! Rrace e ndyre, mjafton ti shikoni ngjyren!

  8. alban4eva says:

    ne litar pisin.. ne litar te gjhithe ata qe bejne krime te tilla.. ne litar edhe Berish kurva..

  9. BENI says:

    Te varet ne mes te qytetit

  10. epooo says:

    tani qe vjen dhe amnistia qajeni denimin e ketij. sa mijera si ky do leshohen nga burgjet per ti dhene fitoren partise se plerave ne pushtet. ata kane filluar ti bejne mire kalkulimet dhe per ta fitorja merret me cdo kusht dhe justifikon cdo mjet. prandaj sa te keni kriminele ne maja pushtetesh keta te vegjlit jane si bullonat qe mbajne bashke gjithe ate strukture gjigante kriminaliteti, prandaj harrojeni se do rrine ne burg kriminelet. te miret dhe te drejtet e hane sot, kriminelet jane kaluar se politiken e bejne shoket e tyre. hajt pra zoti na rujte dhe u befte vullneti i tij dhe ne shqiperi, jo i djallit sic po shohim se po behet

  11. bruxelles says:

    mos u beni merak ky eshte i sigurt qe do denohet i perjetshem dhe e dini pse sepse nuk eshte tip biznesmeni qe te paguaj ky eshte nj cop ordinieri qe dhe plagosje te kishte ber i perjetshem do denoheshe sepse ky ska as vota ne patos qe ta liroj saliu prandaj si te shkurter si te gjat tja bejn gjykimin ky e hengu pataten dhe e meriton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje