Xhelal Mziu feston
Bulevardi blu i Kamzës i kishte rënë në sy edhe ambasadorit amerikan, që bëri një koment në intervistën e para dy ditëve
Prej disa ditësh është ngritur shqetësimi se në bashkinë e Kamzë, mësuesit kanë nisur të kërkojnë nga fëmijët qendrën e votimit të prindërve të tyre.
Jo vetëm kaq, por ata nuk pranohen në mësim nëse prindi nuk ka paguar taksat ndaj Bashkisë.
Pikërisht për këtë çështje është zhvilluar një protestë në shkollën e mesme të këtij qyteti.
Deputetja e PS, Ledi Shamku, tha se do padisë Ministrin e Arsimit dhe kryetarin e Bashkisë për këtë shkelje.
“Çdo nxënës që regjistrohet në Bashkinë e Kamzës, duhet të deklarojë qendrën e votimit ku votojnë prindërit dhe nga sa anëtarë të rritur përbëhet familja e tij. Ai duhet të sjellë certifikatën dhe të ketë të gjitha detyrimet tatimore të Bashkisë të paguara dhe nuk gjen rrugë tjetër ky zoti kryetar i Bashkisë, por përdor shkollën në bashkëpunim me ministrin dhe nxjerrin jashtë nxënësit nga ora e mësimit dhe ata nuk futen dot pa sjellë taksat e paguara, certifikatën… Tani t’i vërë gishtin kokës Myqerem Tafaj se e ka të madhe dosjen e veprimeve kriminale që po bën me arsimin. Publikisht impenjohem në emër të Partisë Socialiste që do të japë llogari një më një para forcës së ligjit,” tha deputetja socialiste Ledi Shamku.
“Ne do të denoncojmë gjithçka ai bën në fyerje flagrante të komunitetit, duke u sjellë në mënyrën më të padenjë të mundshme,” tha Pjerin Ndreu, kryetar i PS-së, për qarkun e Tiranës.
Banoret e Kamzës janë shprehur të revoltuar pasi në shkolla nuk ka asnjë investim, ndërkohë që u kërkohet të paguajnë të gjitha taksat e prapambetura në 8 vjet.
Në lidhje me Kamzën dhe votat e saj blu, bëri një koment para pak ditësh edhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, duke i kërkuar qeverisë që të dialogojë me ish- të përndjekurit dhe jo vetëm me votuesit e saj të thekur.
“Z. Mziu dhe njerëzit në Kamëz mund të jenë mbështetësit më të besueshëm dhe sigurisht që mbështetjen do ta kërkosh në bulevardin blu që kanë ata verën tjetër, por je edhe qeveria që përfaqëson qytetarët që janë në mes të zonave socialiste, apo çdo pjese tjetër. Nuk dua të them diçka aq te thjeshtëzuar, që mund të tingëllojë si kot, por e kam absolutisht seriozisht këtë”, tha Arvizu.
Filluan pergatitjet per “zgjedhjet me te ndershme dhe me te qeta” qe kemi pasur ndonjehere!!
Rama thote: “votoni, votoni, votoni”, por saliu numeron!
Ta gzoni Mziun o bathorake
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/ss-victory.html
Znj shamku, se sa e ka dosjen tafaj me kelyshat e tjere te saliut e dime ne me mire se ty.por un kam nje pyetje. Ju te ps perse vazhdoni kercenoni mazhorancen kujdes ketu e kujdes andej, kur ne fakt nuk beni asnje m..? Opozite e tredhur! Parti e mefsht me ne krye nje te paafte si edi rama
sa te jete psiqiku sali gjalle nuk do te kete kurre votime te lira dhe te ndergjegjeshme tani qe emeroi dhe risqenin zvminister po i projekton mire vjedhjet ky psiqki vetem me plumb iken se ka bere shume krime e shume te zeza kunder popullit nuk e lecon kollaj se e dine ce pret ..
po shkoni e i thoni Kryetarit te Federates te Sindikatave te Arsimit dhe Shkences z.Xhafer Dobrushi se ai e ka mik dhe bashkepuntor ne vjedhjen qe i ben mesuesve dhe mindet qe te negocioje me kryetarin e bashkise.
DOLI PRAPE NE SKENE XHELAL KANIBALI DHE HORDHACAKET E TIJ.