Komiteti Shqiptar i Helsinkit(KSHH) ka reaguar për të tretën herë lidhur me grevën e urisë që po zhvillojnë, prej 28 ditësh, një grup ish të përndjekurish politikë. KSHH, që ka premtuar ndihmë juridike për të përndjekurit, thotë se ky tubim po tentohet të shpërndahet me mjete të paligjshme.
“Si edhe më parë, ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për dialog konstruktiv midis këtij grupi qytetarësh dhe qeverisë, sepse ky është mjeti më i përshtatshëm për mirëkuptimin midis tyre dhe zgjidhjen e kërkesave të ligjshme. Me keqardhje konstatojmë se Kryeministri dhe përfaqësues të organeve të ndryshme të shtetit jo vetëm janë pozicionuar, kategorikisht, kundër dialogut, por duke përdorur një gjuhë fyese dhe denigruese ndaj grevistëve, por edhe mjete e ndërhyrje të formave të ndryshme për të ndikuar në shpërndarjen e këtij tubimi, pa vullnetin e lirë të pjesëmarrësve, acarojnë situatën dhe përshkallëzojnë gjendjen, e cila është tashmë tepër e rënduar,” thuhet në deklaratën e KSH.
Sipas tyre, e drejta e tubimit është një nga liritë dhe të drejtat politike themelore të shtetasve dhe garantohet shprehimisht nga neni 47 i Kushtetutës.
“Si e tillë ajo është një mjet i rëndësishëm që u mundëson qytetarëve të bëjnë prezent përpara shtetarëve të tyre, vërejtjet, kërkesat ose të protestojnë për zgjidhjet që u janë dhënë dhe që ata i konsiderojnë të padrejta ose të papërshtatshme. Nga ana tjetër dialogu me manifestuesit, protestuesit, dëgjimi i zërit të tyre dhe shqyrtimi i kërkesave është detyrim për shtetin demokratik, në radhë të parë për organet e qeverisjes, të cila janë mandatur për të qeverisur në emër të të gjithë shtetasve të tyre. Kur shtetasit tubohen e manifestojnë do të thotë se nuk u ka mbetur më mjet tjetër për të bërë publike dhe për të përcjellë shqetësimet e tyre jetësore tek organet e shtetit të tyre,” thekson deklarata.
KSH për më tepër thotë se vendimi i Gjykatës së Tiranës për shpërndarjen e grevës ka parregullsi të rënda.
“Jemi të mendimit se një dialog konstruktiv me grevistët mund të parandalonte dhe tentativat për flijim, që janë ndërmarrë nga disa grevistë, për të cilat KSHH gjen me vend të përsëritë se veprime të tilla të tejskajshme nuk duhen përdorur, sepse jeta është e shtrenjtë dhe shumë e vlefshme për cilindo.
KSHH, si i gjithë opinioni publik, u njoh me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, datë 17.10.2012, me anë të të cilit urdhërohej shpërndarja e grevës në fjalë. KSHH konstaton parregullsi të rënda procedurale dhe materiale në këtë vendim, prandaj, mbështetur në kërkesën e grevistëve, ka marrë përsipër të ofrojë shërbimin ligjor falas për mbrojtjen e të drejtave të tyre të cenuara nëpërmjet këtij vendimi absurd. Ne e përzgjodhëm mbështetjen tonë me ndihmë ligjore falas për këtë konflikt gjyqësor, sepse në themel të saj qëndron tentativa e organeve të administratës publike për të cenuar të drejtën kushtetuese dhe konventore të shtetasve për tubim e manifestim. E themi këtë edhe për faktin se nëpërmjet kërkesës së paraqitur, si dhe vendimit të nxjerrë nga gjykata, Policia e Shtetit ka kërkuar, në kundërshtim me sa i ngarkon Ligji “Për tubimet”, të transferojnë përgjegjësinë e vet tek pushteti gjyqësor dhe të kërkojë prej tij një vendim gjyqësor për të ruajtur rendin publik, detyrë kjo që i përket këtij organi ekzekutiv të shtetit dhe jo juridiksionit gjyqësor. Ne jemi të mendimit se precedentë të tillë janë të rrezikshëm dhe me pasoja të dëmshme për funksionimin e shtetit të së drejtës, dhe që duhet të mënjanohen”.
Bravo gjykata e rrethit te Tiranes. Keni bere figuren me te bukur para Botes. Ne shqiptaret e dime se kush jeni por i treguat edhe Botes mbare se kush jeni dhe sa drejtesi beni. Atje ku ju beni drejtesi duhet me hedhur nje bombe kur te jeni te gjithe brenda se keshtu mundet te çlirohet populli nga korrupsioni.
Do rregulloj amerikaka kete pune pa merak e shiti Berishen me duket?http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Gjykate leshi……….
Gjykatë muti….
fjale me vende treviso te lumte goja ,drejtesia shqipetare ka vdekur dhe veshtire te ngjalet me,keta nuk jane gjukates por gjakepiresa qe zbatojne urdherat e krue gjakepiresit te popullit sali krimi.
Pse kemi Komitet Helsinki ne? Ai Komitet eshte kthyer ne nje organizate parazitare qe sja ve njeri ne pulle, por vetem vjelin fonde per projekte qe nuk behen kurre. Greva ka 25 dite qe ka nisur, tashti i kujtuan keta, mbasi folen te gjithe.
Letra eshte shkruar ne zyrat e PS-se…