FRD respekton ndryshe Lumturimin e Nënë Terezës, ndezin qirinj tek greva e urisë

19 Tetor 2012, 21:35Sociale TEMA

Po të ishte Nënë Tereza gjallë, a do ta bënte pushim sot? Me siguri që jo

“Mos mallko errësirën, por ndiz një qiri”. Me këtë thënie të Nënë Terezës si motiv, dhjetëra anëtarë të Frymës së Re Demokratike vizituan sot grevistët e urisë, në ditën e 28-të të saj.

“Jemi këtu për t’i dhënë dritë njërës prej filozofive humaniste të Nënë Terezës. Errësira është neglizhimi me të cilin po përballen këta grevistë, injorimi total që po i bën qeveria një grupimi njerëzish, duke refuzuar ta njohë gjendjen e tyre. Kurse qirinjtë, në mënyrë figurative vijnë nga prezenca jonë këtu. Në kuptimin e parë, po i ndezim të gjithë këta qirinj, që t’i japim dritë errësirës politike që rrethon sot grevistët”, thanë përfaqësuesit e FRD-së.

Aktivistët e FRD-së kërkuan sot dy herë leje për të vizituar grevistët, kërkesë që u rrëzua në të dyja rastet nga efektivët e policisë që qëndrojnë pas kordonëve rrethues që mbrojnë territorin ku zhvillohet greva.

“Po të ishte Nënë Tereza këtu, a do të pengohej të futej brenda për të vizituar ata që kanë nevojë për mbështetje dhe vëmendje? Po të ishte ajo gjallë, a do ta bënte pushim sot? Me siguri që jo. Nënë Tereza do të vizitonte grupet e njerëzit që kanë më shumë nevojë për prani, vëmendje dhe mbështetje. Ndaj edhe ne jemi këtu sot, duke e përkujtuar Lumturimin e Nënë Terezës sipas filozofisë së saj humaniste: pranë njerëzve në nevojë, e jo në sallone luksoze, me deklarata apo dekorime”, thanë për kamerat përfaqësuesit e FRD-së.

 

13 komente në “FRD respekton ndryshe Lumturimin e Nënë Terezës, ndezin qirinj tek greva e urisë”

  1. Liku nga Vlora says:

    E rregullon Amerika kete pune pa mera ka ditur gjithmon ta rreglloj shqiperin dhe shqipetaret http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    1. raimondi says:

      Po Nene Tereza ca ka bere qe eshte lumturuar , mos ka kap lloton , apo po loz yc me nente me ate lart ?

  2. kola says:

    Po qirinj e di se u ndizen te vdekurve.Kujdes duhet se edhe emri i Agim Ramadanit ne Kosove ju dha nje brigate nje nate perpara se te vritej ne lufte Agimi.Agimi u vra te nesermen.Po u vdiqkan edhe keta ndonjeri

    1. VERONIKA says:

      Kolaaaaa,u bene ca si teper kto zhgaravinat e tua,,,je emer i ri,apo ke vetem emrin te ri????jo se po ke vetem emrin te ri ,aha nuk do me duket gje as replika–po qe se je i ri *miresenaerdhe*..
      Kolaaaaa ka nga ata te vdekur qe nuk vdesin asnjehereeee,sepse historia flet,jo se ja zt.Ramadan ka vdekur,po ti ja di emrin….Ndonjeri nga ata mund te vdesi–po ata kane zgjedhur te vdesin–kupton ZGJEDHUR-,jo kaq nuk besoj se arrin,sepse vemje si ty,lepihen dhe presin,qe te vdes ndonje dhe te ushqehen,,kjo kategori je-po e le me kaq se je i *ri*,ne kte blog dhe kam halle mos me qan,mos na ik,thuaj mamit te ndezi nje qiri dhe per ty,te rroje me SHPRESE-sepse FLAKA eshte shprese,qe mos te ngelesh idiot ne gjithe jeten tende,prej vemje…..thuaj mamit,ose mos i thuaj mamit,po leri komentet,ik lexo FJALET E QIRIUT-FRASHERI—dhe idiotlleku jot ,mbase-mbase ndryshon.

  3. Drita Hoxhaj says:

    Ata jane shnderruar vete dhe po treten si qiriri ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/f-r-i-k-e.html

  4. iliri says:

    Ku jeni o rini bshkohuni te gjithe kundra kesaj qeveria qe nuk ngopet me gjakn e njerzve,te ini te sigurt qe pa ju nuk mund te behet ndryshimi ,ne cdo kohe ndryshimi eshte rinia ajo qe perparon ,me ju jane i gjithe populli.
    Rrofte rinia shqiptare.

  5. enea says:

    HIPOKRITAAAAAAAAAAA

    cFARE BERI BAMIRI PER TE PERNDJEKURIT KUR ISHTE PRESIDENT????????????

    1. rio says:

      Roli i presidentit e dim te gjith qe esht kot. Jo per te mbrojtur ish presidentin po me thuaj ti konkretisht cfar te bente…Edhe sikur ti kishte mbeshtetur ne ndonje grev apo nisme te tyren do dilte qe don te rrezoj qeverin prandaj….

  6. raimondi says:

    Sa njerez te mire keta te FRD-se !..loool

    Nene Tereza nuk i pekrah keta qe vrasin veten per leke, se Tereza ishte kunder parase, o trapat e fyromes

    Ecte me parullen e Dulles, ta pafsha parane mall ..looooool _-eshte e njejta parrulle qe perdor Ben Cikagsi lol

    1. bullshit says:

      hahaha sa kom qesh

  7. leka says:

    Nene Tereza,eshte e madherishme dhe hyjnore,por mos i vishni thenie te te tjereve,si kjo e Konfucit.

  8. ALBAN DEGA says:

    Kronike makaber e nje greve vdekjeje

    “LETRAT ME VERE” TE MANDELAVE SHQIPTARE DHE MILIONAT E PERSEKTORIT AGIM SHEHU

    – Pse Berisha shperbleu me 140 milione leke ish gjeneralin e policise se Berishes Agim Shehu !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Letrat me vlere” zero per Mandelat shqiptare

    Nepermjet telalleve te tij, kryeministri fuqiplote si Luigji i 14-te, si Enveri dhe Stalini dikur, Sali Berisha, pasi sulmoi dhe akuzoi ish- te persektuurit politike dhe greven e tyre te urise dhe te vdekjes si politike, nuk nguroi te permend edhe shperblimet qe gjoja qeveria e tij u ka dhene ish – te persekutuarve politike.
    Sic del nga deklaratat e ushtareve te tij ne qeveri dhe media qeveria e tij u ka dhene milione dollare ish – te persekutuarve politike. Shumica e ketyre shperblimeve, sic deshmojne me fakte te gjalla e konkrete viktimat e tij kane qene ne formen e ” Letrave me vlere”, qe shqiptaret i njohim si letra me vere, pra me vlere zero ose nen zero.
    Po ashtu kryeministri shqiptar nuk harroi si gjithnje ne raste te tilla te sulmoje dhe akuzoje opoziten jo vetem si nxitese te kesaj greve, por edhe se kur ishte ne pushtet nuk ishte dhene asnje shperblim per ta, por kishte shperblyer bllokmenet,qe ish- sherbetori i tyre “besnik deri ne vdekje” Berisha ua kishte lepire prapanicen si asnje koleg i tij me bluza te bardha .
    Po cfare nxitjeje mund te jape nje freskozite, “nje opozite nul” sic e qujti me plot te drejte nje nga grevistet e urise !
    Cfare nxitjeje mund te jape nje opozite qe nuk eshte e zoja te ruaje votat e elektoratit te vet…
    Cfare nxitjeje mund te jape nje lider opozite qe ia vjedhin nen tavoline bashkine e fituar , nje lider “Kurban” i vetvetes dhe paaftesise se tij politike!
    Gjysma e se keqes! E keqja e madhe eshte se Sali Berisha eshte shembulli me tipik e me i qarte i bujarise se tij me persekutore e terroriste te mirefillte, sic e kane quajtur me fakte e fotogradfi te gjalla sherbetorin dhe ushtarin besnik te tij ish- Zevendes- Ministrin e Brendshem, ish- drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Agim Shehu.

    Bujari me persekutore .. barbari me ish- te persekutuar

    Nga Ish- instruktor i qeneve te kufirit per kapjen e diversanteve dhe spiuneve “te rrethimit imperalisto revizionit” ne kohen e partise se pare te Salise, Agim Shehu i katapiltua ne krye te Policise se Sali berishes. Nga instruktor qeni ne Malesine e Gjakoves, sic njihet Tropoja ai u gradua ne gjeneral lejtnant i Sali Berishes.
    Pse !? Sepse qeni eshte kafsha me besnike e njeriut!
    E kur qeni eshte kafsha me besnike e njeriut…. sa here me besnik eshte instruktori i tij per te zotin e tij Berishen ne kete rast!!!
    Aq besnik sa ia kaloi edhe te zotit ose Zotit te tij Berisha ne zellin e tij shatazarak kunder liderve te opozites ne diten e zeze te terrorit te uniformave te murrme berishiane kunder tyre me 28 maj 1996. Jo vetem, kunder tyre, por deri edhe kunder gazetareve te huaj qe u pergjaken ne rruget e Tiranes, cka shenoi fillimin e fundit te sundimit despotik te Berishes dhe regjimit te tij autokratik.
    Eshte kjo aresyeja madhore qe e beri Sali Berishen qe nepermjet kukullave te tij ne gjykaten e kreqytetit te Shqiperise ta shperblente kete … superbesnik te tij me 140 milione leke pas tete vjetesh ” burg te rende” ne Spac, Burrel, Bence…
    Larg qofte!

    Persekutimi i stermunguar i nje persekutori

    Krejt e kunderta! Agim Shehu nuk beri as nje minute burg ne Shqiperi ne saje te zemergjerise se Fatos Nanos dhe regjimit te tij shkulan, sic i themi ne tropojanet.
    Ne saje te deshmive te imponuara apo te mire paguara te ish- ministrit te Brendshem te Nanos se gjoja i kishte dhene leje per te ikur !?
    Atehere ku eshte persekutimi i tij !?
    Le te pergjigjet Sali Berisha dhe gjyqtaret e tij te sterkorruptar !? Por edhe Fatos Nano dhe ish- ministrat e tij gati po aq te korriptuar!
    Le te pergjigjet kryegjykatesi i Tiranes qe i dha shperblimin pa asnje motiv e baze ligjore…. Krejt e kunderta!
    Sidoqofte as Sala as Nano as kryegjykatesi i Tiranes nuk paguan asnje cent nga xhepat e tyre….
    Harxhet i paguan dhe po i paguajne perdite me mund e me djerse, me gjak e vetmohim shqiptaret fakira ne lista buke e grevat e vdekjes !
    Agim Shehu iku pa iu futur nje ferre ne kembe. Jetoi si azilant me pagese dhe te gjitha kushtet ideale ne lagerat e Gjermanise per tete vjet!
    Atehere per cfare persekutimi u shperblye Agim Shehu me shume se Mandelat shqiptar Pjeter Arbnori, Kurt Kola e dhjetra dhjetra te tjere !?
    Le ta gjejne ministrat, deputetet, tellallet , ushtaret e sherbetoret e Sali Berishes, vete Sali Berisha qe nje ish- persekutuar ne Shqiperi eshte shperblyer me nje shume te tille !?

    Bllokmenet e Enverit dhe bllokqenet e Sales

    Sa per dijeni te lexuesit te gjitha shperblimet per ish- bllokmenet e Enverit denuar per kafe nga ish – ushtari e ish- sherbetori i tyre Sali Berisha … nuk arrijne as gjymen e shperblimit te vetem nje bllokqeni te Sali Berishes!?
    Agim Shehu jo vetem nuk u persekutua asnjehere ne jeten e tij.
    Krejt e kunderta!
    Agim Shehu eshte nje nga persekutoret me te njohur jo vetem ne Shqiperi, por edhe mbare Boten. Gazetat me te medha te Botes, rrjetet televizive me me fame, agjencite me prestigjioze te lajmeve transmetuan fotot e tij e pamjet e filmuara live duke rrahur shtazerisht deri edhe gazeteret e huaj ne protestat paqesore te 28 majit 1996, kunder kusarise se madhe te votave ne zgjedhjet e dy diteve me pare .
    Ishin ato protesta qe shenuan fillimin e fundit te sundimit despotik te Sali Berishes.
    Shenuan fillimin e katrahures me te rende kombetare ne historine mijeravjecare te shqiptareve: mbi 10 000 viktima brenda tre- kater muajsh mars- korrik 1007.
    Shenuan shkermoqjen si nje kocan misiri te shtetit prej kartoni te Kadafit shqiptar!
    Shenuan njollen me te zeze e me tragjike te shqiptareve ne historine e tyre shumeshekullore.
    Vetem ne saje te protektoratit Evropian, vetem ne saje te nderhyrjes se forcave shumekombeshe te sigurise Shqiperia e Sali Berishes shpetoi nga rrenimi dhe shuarja si shtet.

    Fundi i nje autokrati dhe riciklimi i nje despoti

    E regjizorit kryesor te saj nuk iu fut asnje gjemb ne kembe ne saje te zemergjersise se Fatos Nanos, te cilin Berisha e syrgjynosi per pese vjet ne sketerren famekeqe te Bences, ne kulmin e lulezimit te tij politik e intelektual!
    Shembulli me i keq i impunitetit qe ricikloi ne politike e ne krye te saj nje politikan qe duhej te shkonte ne Hage per krime kunder popullit te tij e kunder njerezimit!
    E pikerisht ne saje te kesaj zmergjerie e impunteti shembullor per zi shqiptaret jane ne gjendjen qe ish- te persekutuarit politike te ish- diktatures ne Aushvicet. Mathauzenet e Dasaut shqiptare te Spacit, Burrelit, Qafes se Barit, Bences, Savres e Hajmelit … te shkojne deri ne greve vdekjeje, deri ne vetdjegjeje me benzine per nje jete me te mire, me te lire , per nje jete qe ia vlen te jtosh si njeri e jo si kafshe e neperkembur!
    E pikerisht per shkak te tij shperblehen deri edhe per interesa bankare te munguar njerez qe nuk kane bere asnje minute ndalim e jo me arrestim, ndeshkim e torturim shtyazarak si persekutori Agim Shehu me 140 milione leke!
    Po Mandelat antikomuniste shqiptare!?
    Shperblehen me shkopinj gome e me plumba shpifjesh, me kercenime per vdekje e harrim per se gjalli ne tragjedine e tyre nga komunisti fanatik, nga envero- stalinisti Sali Berisha dhe lukunia e tij e kusareve dhe vrastareve!
    Dje ishte Enveri e … Agim Shehu, ky persekutor qe u ndersente qente e kufirit per te mos i lejuar te shkonin drejt lirise…

    Dje plumba e qene kufitaresh e sot nuk i lene as te vdesin si njerez

    Sot i Zoti i tij Berisha u ndersen qene me uniforme e media pafytyre njerezore per ti llangosur e baltosur edhe me shume ne vuajtjet dhe tragjedine e tyre pa fund!
    Dje me plumba prej verteti e qen kufiri te ndersyer nga instruktore barbare si Agim Shehu !
    Sot me plumba shpifjesh dhe ushtare shatazarake si Flamur Noka !
    Dje nuk i lejoi te jetojne si njerez diktatura e Enverit dhe partise !
    Sot, nuk po i le as te vdesin si njerez demokratura e Salise!As pranon te bisedoje me ta per hallet e tyre deri ne vetdjegje me benzine!
    Vetem plumba per armikun, predikonte Enverin!
    Asnje kompromis me armikun predikon Sali Berisha!
    As dje , as sot e as mot! …. Asnjehere perderisa ky komunist fanatik envero- stalinist me emrin Sali Berisha dhe gjeneralet e tij te vdekjes te drejtoje politiken shqiptare!
    Ashtu si Ducja, Sali Berisha ka gjithnje te drejte..
    “Letra me vlere” zero per Mandelat antikomuniste shqiptare, miliona per persekutore ala Agim Shehu !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje