Greva në burgje, mbi 500 të burgosur refuzojnë ushqimin

20 Tetor 2012, 09:45Sociale TEMA

Greva e urisë në burgje ka marrë përmasa shqetësuese. Panorama raporton se janë mbi 500 të burgosur që kanë refuzuar ushqimin.

Burgjeve të Shënkollit, Fushë Krujës dhe Peqinit i janë bashkuar edhe burgu i Drenovës në Korçë dhe burgu i Rrogozhinës.

Të burgosurit thonë se do e përshkallëzojnë protestën e tyre, pasi deri më tani kanë vepruar në mënyrë paqësore, duke respektuar rregulloren e burgut.

Shkak për protestën e tyre është bërë amnistia e qeverisë.

Të burgosurit kërkojnë që vitet e falura të mos jenë një, por dy.

Ata kërkojnë edhe zgjerimin e listës së veprave penale të cilat përfitojnë falje. Sipas tyre, falen ata që kanë bërë plagosje të rënda me dashje, por nuk falen ata që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Të burgosurit kërkojnë edhe të drejtën e lirimit me kusht pas kryerjes së tre të katërtave të dënimit.

Po ashtu ata duan edhe aplikimin e shërbimit të provës për disa kategori të dënuarish.

5 komente në “Greva në burgje, mbi 500 të burgosur refuzojnë ushqimin”

  1. Oni P. says:

    KETO JANE SHENJA QE SATRAPI I NJEH MIRE, I KA PROVUAR EDHE ME PARE!!!
    KLASA POLITIKE ESHTE PROBLEMI, KA HUMBUR BESIMI NE POPULL ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/f-r-i-k-e.html

  2. liri a vdekje says:

    po del cdo gje nga kontrolli me duket spo gjen karar kryepushti nga te burgosmit .po plas me duket vjeshta shqiptare

  3. hason Burgagjiu says:

    po ca faljesh kerkojen keta, le te kalben aty, biles duhen ndertuar burgje te tjera, dashkan edhe meshire , sa qesharak jemi ber ne shqiptaret

  4. shqiptar says:

    erdhi koha te hapet nje agjensi e LEGALIZIMIT te daljes nga burgu te krimineleve.Ke te veme kryetar eshte problemi?

  5. saliu says:

    Keta te burgosur jane viktimat e mija,sistemit tim,qeverise time,jane mbeturinat e skapamentos time ne rrugen e lavdishme per pushtet e per para.Keta jane me fat.Ne rrugetimin tim drejt lavdise time kam lene pas shume te vrare,te plagosur,te rrahur,te djegur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje