Fëmijët mësojnë në kopshte se çfarë është anhidridi karbonik

22 Tetor 2012, 10:50Sociale TEMA

Jo vetëm që duhet t’i blejnë vetë librat për fëmijët në kopsht, por edhe prindërit hasin në to fjalë të pakuptueshme.

Fjalë si anhidrid karbonik, forca e rëndesës, qarkull, vijë imagjinare, fibul, kollap, lëngje gastrike, produkt i impianteve ngrohës, pistil, mare e zezë e naftës janë të gjitha të përfshira në librat e kopshteve të Tiranës, me të cilët mësojnë fëmijët 3-6 vjeç.

Veç këtyre fjalëve të vështira për t’u shpjeguar, gjen edhe sinonime të ndërlikuara, të cilat për t’i futur në fjalor duhet një njohje e mirë e letërsisë.

“Trupi i njeriut”, “Toka, planeti ynë” dhe “Pema” është trilogjia që kushton 3000 lekë.

Këto libra janë sugjeruar nga edukatorët për përdorim gjatë vitit, por prindërit kanë mbetur pa fjalë.

“Kam regjistruar tim bir në kopëht publik, është 3 vjeç dhe edukatoret na thonë se mjetet e nevojshme për këtë vit do t’i blinin vetë prindërit. Dikush do të sillte lapsat me ngjyra e fletoret e vizatimit. I hapa librat dhe u habita nga ajo që përmbanin”, shprehet një prind për gazetën “Panorama”.

Ndërsa edukatoret shprehen se janë udhëzuar për përdorimin e këtyre teksteve.

“Ne na i kanë udhëzuar këto tekste si më të mirat, prandaj janë marrë”, është shprehur një prej tyre.

Kështu që barra e rëndë e shpjegimit të fjalëve nga tekstet që duket sikur janë marrë nga Google Translate, pa asnjë përshtatje për të vegjlit, i bie edukatoreve dhe prindërve.

5 komente në “Fëmijët mësojnë në kopshte se çfarë është anhidridi karbonik”

  1. fule says:

    Shikoni kush jane shtepite botuese dhe pronaret e tyre dhe shpjegohet pse “keshillohen” keto libra. Duke filluar nga ai spiuni-demokrat i PD-se fytyre pllaqija Bari Falliu

    1. DaDy says:

      sikur ti blinte shteti keto libra,,,,do ishte lajm per tu pergezuar,,,por jo,,!!!!!!!!!!

  2. Keta njerez qe jane ne pushtet mendojne vetem per te vjedhur. Nuk ia kane haberin se cfar shkruajne. Shtet Hajdutesh. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/programi-politik-i-z-ilir-loka-kandidat.html

  3. Enver Hoxha says:

    Po shume mire femijet te behen te zgjuar, duhet edhe te kene dije se si behet ruajtja e dhive, duhet te dine edhe prejardhjen e birit tim saliut, duhet edhe te mesojne historine e pdPPSH kjo eshte njerezore qe kalamane te dine se kujt ja detyrojne jeten e e bukur qe gezojne nen udheheqjen e xhaxhit sali.

  4. Ina says:

    Ok, cojini femijet ne privat se ju shkon me lire. Problemi nuk qendron i blen a s’i blen, ceshtja eshte te jene te pershtateshme per moshat dhe te kete nje program te shpallur e i njejte ne gjithe vendin ashtu si shkollat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje