Një kinez është dënuar me një vit burg pasi i ka rënë më herët ziles që shënonte fundin e provimit pranues, kështu që studentët potencialë i dorëzuan testet e tyre para kohe.
54-vjeçari Xiao Yulong ka pranuar se gabimisht i ka rënë ziles së shkollës në provincën Hunan, katër minuta e 48 sekonda më herët, që do të thotë se 1.050 nxënës e kanë ndërprerë punën më herët.
Për shkak të këtij incidenti nxënësit dhe prindërit e tyre kanë protestuar disa herë përpara shkollës dhe zyrës lokale të edukimit duke kërkuar hetimin zyrtar të rastit.
Gjykata ka vendosur ta dënojë Yulongun me një vit burg për shkak të pakujdesisë, megjithatë avokatët e tij kanë gjetur ‘vrima’ në ligj që ai të mos e vuajë dënimin, duke e shtyrë zbatimin e vendimit të gjykatës.
Ashu a? Po me pervetsue 1 milion $ e me te pa te tjeret ne video sa denohesh n’Kine? Or pa jan shum t’qi kamunistat, po shyqyr qi kena Doktorin ketu e s’kina kshu problemesh
Or “Lym Demokrati” do ta dish sa denohesh ne Kine per korrupsion. Ta then une nje fakir. Per korrupsion ne Kine ka “denim me vdekje”.
Ka vetem denim me vdekje nese interesat e PARTISE CENOHEN ore kel ukaj. Njesoj eshte dhe Shqiperia. Nuk shoh ndonje ndryshim une ketu. Se u rras Bo Xilai ne burg su be njera, ai kishte dhe ceshtje vrasje jo thjeshte korrupsioni. Po te tjeret ne kine, kush eshte ne parti e kush nuk po kapet po bejne kerrdine.