Të shtunën Doktori ishte tek Xibraku. Gazetat kishin njoftuar se një ministër fejonte vajzën me djalin e një kryetari Bashkie dhe Doktori ishte krushk nderi. Ishte dasmë brenda koalicionit.
Doktori në fakt nuk e kishte mendjen fare tek dasma. E kapi një panik se mos në momentin që do vinte Zeni në dasmë, kishte ndonjë përgjues të Edi Ramës në lokal dhe merrej vesh. Për këtë, sapo hyri, brenda thirri kryekamerierin.
-Në cilën sallë u bë Asambleja e PS, i tha.
-Në këtë sallë, i tha kryekamerieri.
-Është e vërtetë që vuri përgjues Ed Rama?
-Jo, ai vuri zhurmues, i tha kryekamerier, se përgjuesit janë të instaluar.
-Si janë të instaluar, kush i ka montuar, pyeti Doktori i hutuar.
-I kena vënë ne për dasma, tha kryekamerieri. Kena instalu kamerat, që mos të bezdisen njerëzit dhe xhirojmë për qejf momente spontane.
-Po ku e dinte Ed Rama që ju e xhironit, tha Doktori.
-I kena xhiru dasmën, ndaj e di, i tha kryekamerieri.
-Mirë, dëgjo, kam një hall, i tha. Tani do vijë tim bir. Besoj e njeh Zenin ti?
-Po, po, e di se vjen me të fejuarën këtu shpesh.
-Shiko, Zeni është i martum. Me siguri vjen me nusen.
-Ashtu, me siguri me nusen, tha kamerieri i zverdhur nga frika.
-Tani dëgjo. Kur të vijë Zeni, duhet me fikë kamerat. Shiko, nuk du me pas telashe në këtë pikë, por ti e kupton. Nusja dhe dhëndëri kanë një lidhje me Gërdecin. Edhe tim bir është përfolë. Me pa dhe dhuratën që u jep ai në kamera, na bëjnë sherr. Duhet me i fikë.
-Patjetër që i fikim, tha kryekamerieri, që akoma nuk i kish ikur tronditja. Por kemi një problem. Vetëm Ed Rama ka një aparat të tillë. A ka problem t’ia kërkojmë atij, se nuk i tregojmë për çfarë e duam?
-Shiko, merrjani, por duhet me e prishë, mos me ia kthye më në rregull, që kur ta ndezë mos të zhurmojë më.
-Do përpiqemi, i tha kamarieri.
Dhe ashtu u bë. Kamerieri u lidh me ata të PS, u kërkoi aparatin, ia dërguan dhe ai e vuri në punë.
Pasi mbaroi punë, kamerieri u mundua ta prishte që të mos funksiononte më, por nuk po ia dilte dot. Doktori po i rrinte tek koka, por prapë s’po bëhej gjë.
-A u prish, i tha gjithë merak.
-Jo, i tha kryekamarieri. Prit tu bëj një telefonatë atyre të PS.
Mori në telefon dhe pyeti se si mund të çaktivizohet ky aparati që të mos zhurmojë gjë.
-Na e sill këtu, i thanë ata të PS, se ta mësojmë ne.
Kamerieri u nis nxitimthi tek PS-ja.
Doktori i shqetësuar mori disa herë në telefon. Më në fund kryekamarieri e hapi i alarmuar.
-Ka ndodhur një problem Doktor, i tha, na paskan dhënë përgjuesin, jo zhurmuesin. Zhurmuesin e kanë pas të zënë se e mbajnë tek dritare e PS përballë Ben Imamit.
Gallate, ha ha ha ha! Sala eshte cyryk keto kohe. I ka rrene takati dhe flet si me “slow motion”. I kane shtuar dozen e qetesuesve.
Inshallah i ngaterrojne ilacet ?
Kush qesh me fatkeqsite e te tjereve,
shpejt do qaje me fatkeqsite e veta!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html
E pashe sot neper lajme Saliun. I rene duket, si Hoxhe Enveri kur po i shuhej kandili.
rrofsh o mero se na kernaqe ?
HAJDE te trashgohet cifti dhe me nje davaxhi te vogel si Fatja i Mjedisit !
Sado qe te te uroj Mero ti meriton me shume.Po te uroj popullorce.Mos vdeksh kurre per menyren se si i trajton fenomenet politike nepermjet ironise dhe humorit.
Ate qe Koce DSevole ja beri Enverit pas vdekjes Mero Baze po ja ben Saliut ne te gjalle.
hm Zeni paska zene dashnore…
ha ha ha ha na kenaqe o mero me kete antenen.