I thyen gishtat të shoqes, gjykata e lë të lirë

31 Tetor 2012, 11:46Sociale TEMA

Dhuna ndaj grave po njeh një përhapje të frikshme në të gjithë vendin, por banale janë rastet e dënimit të autorëve.

Një burrë ka ushtruar dhunë sistematike ndaj të shoqes, të cilës i ka thyer më pas edhe gishtërinjtë dhe në fund është dënuar vetëm me kusht.

“Liljana shpjegon se para katër muajsh Saimiri i ka thyer asaj edhe gishtat. Në depresion e sipër Liljana ka tentuar që të vrasë veten, duke pirë helm dhe duke goditur barkun e saj me thikë. Saimiri nga ana e tij ka kërcënuar edhe babanë dhe nënën e Liljanës”, thuhet në vendimin e gjykatës, të cituar nga gazeta “Shqip”.

Bazur në ekspertimin mjeko-ligjor, rezulton se dëmtimet e shkaktuara ndaj Liljanës klasifikohen si plagosje e lehtë. Ndërkohë që gruaja ka pasur fraktura në parakrahun e majtë, e cila futet në kategorinë e dëmtimeve që shkaktojnë humbje të aftësisë për punë në masën mbi 9 ditë pushim.

Të pyetur edhe prindërit e saj kanë treguar se vajza e tyre, Liliana Myftaraj, është dhunuar nga bashkëjetuesi, madje ata edhe janë kërcënuar nga ai.

Gjykata e ka dënuar Saimirin me 16 muaj burg, më pas vendimi është pezulluar me kusht që gjatë dy viteve të mos kryejë asnjë vepër penale.

2 komente në “I thyen gishtat të shoqes, gjykata e lë të lirë”

  1. Ne menjen time ki burre ka vu disiplin n’shpi naj dhe ka me pefitue edhe nga amnistia Doktorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje