Plot 2365 ankesa janë shënuar nga qytetarët kundër tregtimit të produkteve në rrugë.
“Vetëm për periudhën janar- tetor, kanë ardhur mbi 2365 ankesa për tregjet e rrugës, për ushqimet e skaduara. Rrezikun e fast- food-eve, të tregut ambulant, mungesën e shërbimit, ushqimet jo të sigurta e sidomos shitja e prodhimeve shtazore në rrugë jashtë kërkesave higjieno- sanitare, helmime nga ushqimet e restoranteve etj”, ka deklaruar për “Shekullin” Islam Cani, drejtuesi i Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar.
Sipas Canit tregjet më problematikë janë tek ish- Ekspozita Kineze, në tregun e rrugës Fortuzi, tek Hekurudha, rruga Jordan Misja, Rruga e Kavajës, tek 21 Dhjetori, në Laprakë, tregu i Pazarit të Ri, në Kombinat etj.
“Këto tregje janë skandalozë sepse mungojnë kushtet elementare, banakë, ujë, pastërti, kanalizime, kazanë etj”, shprehet ai.
Cani jep një shembull të tregut tek Varri i Bamit.
“Ajo që na ka bërë përshtypje ishte tregu tek varri i Bamit, që në çatinë e tregut nuk kishte mbetur arkë, dërrasë, rroba të vjetra pa u hedhur sipër. Ndërsa poshtë tyre duket sikur njerëzit janë në kapakun e arkivolit. Në disa rrugë të njësisë nr.7, si p.sh në rrugën Babë Rexha, në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, pranë Qytetit të Nxënësve, në zonën e Uzinës Dinamo tek tregu i madh në Shkozë, Paskuqan etj, tregtohen produkte shtazore si mishi, peshku jo në tezga, por në govatë e plasmas”, tregon Cani.
menca kineze kam degjuar por ekspozita kineze eshte hera e pare ne Tirane qe e degjoj. ja keta jane tiranas te vertete!?
Administratore te bashkise se Tiranes!
Mbase dhe nuk e shikoni kete koment pasi me siguri ju nuk e lexoni Gazeten Tema por:
Pazari i Ri eshte kthyer ne nje konglomerat sjitjesh e produktesh. perime e fryta ne toke ( ne kryqezimin me rrugen e Saraceve) . Divana tavoliona motorra e bicikleta deri ne mes te rruges… policia bashkiake kenaqet me 200 lekeshinq e merr ne dite dhe cdo gje duket ok per to.
Nuk e kuptoj qe keta qytetare qe i dhane fitoren Lul Bashes rrine kaq qete, nuk kuptoj se perse bashkia nuk merr asnje mase te transferoje ne nje vend te pershtatshem shitjen e mobiljeve te vjetra e jo ne nje rruge 5 m te gjere….. tmerr
Po ska gje, se po nuk paten pak pluhur, kakerdhi apo po nuk qene pak te sperkatur me amonia nuk e blejn shqipot.
Shume e thjeshte per tu verifikuar. Cdo mengjes nje makine e Policise Bashkiake mbledh per cdo tregtar ne trotuare 2-5 mie lek.
E njejta situate eshte dhe me parkimet qe i kane zaptuar njeres te panjoh e qe taksojne miletin.
Shikoni pas pallatit te kultures dhe do shikoni sesi veprohet.
Nese nuk paguan tek keta njerez vjen karrotreci. E habiteshme sa shume karrotreza rrine ne qytet dhe parkohen si te jene vetura.
ka edhe me keq,mua me kane zene hyrjen dhe nga ana tjeter dritaren dhe me thone futu brenda ti plak,ne kete truall e kemi blere!Po kujt ja kane blere valle,sejmeneve te Lulit?Po ky sikur do jau ktheje qytetareve,apo dhe xhandaret e tij ,qytetare jane!
Bashkia vetem mbyll e hap tregjet por pergjegjese per kontrollin e ushqimeve dhe sigurine e ushqimeve eshte Autoriteti ushqimit qe u kriju qe mos cohej me topi majtas djathtas!!!!Ku ka faj Lula Basha ka, por sigurine ushqimore e ka Ministria e Bujqesise qe vecse ka mbledh 2 Genca qe ne gjuhe popullore jemi mesu me i dhe veglave mashkullore genc, edhe keto vetem ate pjese te rupit kane vene ne pune kaq kohe se trurin e kane dyst!!!!!!!Turp, si shiten rrobat e gabeleve shiten dhe ushqimet!!!!!!!!!!!Dhe don me u fut ne BE Berishe genci!!!!!
albanistani i Salehut dhe Lulit.. albanistan hesapi..