Leskaj: Një 100 vjetor i improvizuar është një akt i pafalshëm

26 Tetor 2012, 17:51Sociale TEMA

Një 100 vjetor i improvizuar është një akt i pafalshëm për deputeten socialiste Valentina Leskaj. Duke folur për televizionet, Leskaj tha se edhe pse jemi vetëm një muaj para Ditës së Pavarësisë nuk ka as buxhet as program për këtë festë të të gjithë shqiptarëve.

Por, zonja Leskaj vuri theksin fort në qasjen ideologjike ndaj kësaj feste: “Ka një përpjekje për të zbehur figurat kryesore të shpalljes së Pavarësisë dhe për t’u dhënë atribute figurave që minimalisht nuk kanë asnjë atribut e lidhje me të”.

Në vijim të këtij arsyetimi, ajo shton se “Përpjekja për të shmangur Vlorën, për të zbehur rolin e saj është një turp i vërtetë”.

Për deputeten e PS kryeministri e ka vënë në shërbim të interesave të tij politike edhe këtë festë.

 

DEKLARATA

“Së pari ka një improvizim ndaj festës së 100 vjetorit të pavarësisë dhe kjo është e pafalshme. Si mund të improvizohet në përkujtimin e ngjarjes më të madhe të historisë së kombit. Sot që flasim ka vetëm një muaj kohë dhe s’kemi një program dhe s’ka një buxhet integral. Programi duhet të ishte të paktën një vit përpara dhe buxheti gjithashtu. Programi i 25 vjetorit të Pavarësisë kanë qenë shumë më serioz sot në 100 vjetor ende nuk e kemi.

Problemi i dytë është qasja ideologjike ndaj festës ngjarjes. Qasja ideologjike po bëhet ndaj figurave të historisë, ndaj Vlorës dhe në gjithë mënyrën e trajtimit të festës. Ka një përpjekje për të zbehur figurat kryesore të shpalljes së pavarësisë dhe për t’u dhënë atribute figurave që minimalisht nuk kanë asnjë atribut e lidhje me të. Ky nuk është 100 vjetori i monarkisë po i pavarësisë.

Ka përpjekje për të zbehur figurën dhe rolin e Ismail Qemalit. Nuk u realizua as monumenti i tij. Edhe vet i quajturi monumenti i pavarësisë i miratuar nga Komisioni, nuk është i denjë për ngjarjen e 100 vjetorit me të drejtë disa e kanë quajtur kioskë.

Përpjekja për të shmangur Vlorën, për të zbehur rolin e saj është një turp i vërtetë. Kjo duket qartë në peshën e veprimtarive dhe bllokimin e buxhetit. Me gjithë përpjekjet  e vazhdueshme të Kryetarit të Bashkisë së Vlorës nuk ka një zgjidhje dhe kjo është politike. Po nuk është vetëm buxheti, është gjithë qëndrimi që mbahet ndaj Vlorës në këtë ngjarje.

Në vend që festa e pavarësisë t’i kontribuonte ngjizjes kombëtare po prodhon të kundërtën, për shkak të qasjes ideologjike ndaj saj nga ana e pushtetit.

Kryeministri merr atribute të shkruesit të historisë. E ka vënë edhe njëqind vjetorin e pavarësisë në shërbim të interesave të politikës së ditës së partisë së tij”.

9 komente në “Leskaj: Një 100 vjetor i improvizuar është një akt i pafalshëm”

  1. Sali Berisha po tallet me te gjithe shqiptaret. Ai ka dale nga binaret politike dhe eshte futur ne binaret e Miqesise Ahmet Zogu-Serbi. Sali Berisha eshte peng i se shkuares se tij. http://www.youtube.com/watch?v=s-NA2YFQooU

    1. D. S. says:

      Flamurin e kryeministrise e beri me shqiponje serbe, Hymnin do e beje si do ai, asetet e Shqiperise i kashitur te gjitha /…. Cfare i ka mbetur?
      Pervetsimi i PAVARSISE!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

      1. felini says:

        po cuni jot,,,,,,,,,,firme ndertimi,qe vje na ca trapin ne,ne mes te tirones,,,ku i bie te jete

  2. Ramy says:

    Moj zonje, e verteta eshte kokforte. Haxhi Qamili kishte te drejte keta jane turko-mongol, pra Mbreteria islamike e shqiperise do behet, pyetja eshte sa e madhe do jete ?

  3. n 77 says:

    esht merzitur shpetim kali qe po shmanget vlora per 100 vjetor ?

  4. luani Londer says:

    Mire qe po festojme po me paret e kujte festohet ku i gjene qeveria tere keto leke per festime te ndryshme a ja ka lene baba o nena salise.Jepi popullit nga 50 evro se e dine vete populli si feston me mire se slihi e tere keto politikane qe po bejne rush e kumbulla parat e ketije populli qe spo kupton akoma,politikanet e tyre hajdute nga dy palet.o popull a keni mesuar si te duartrokisni?

  5. real says:

    Ambicje e papermbajtur ndaj sukseseve te kesaj qeverije.Vlora ka meritat e saja,por k/qytet i Shqiperise eshte Tirana,apo jo?ku duhet te zhvillohen manifestimet per evenimente kardinale te nje vendi?Eshte keq,sipas jush, te zhvillohen ne kryeqytet,qe eshte epiqendra e nje kombi,popullsija me e madhe se e cdo qyteti tjeter,qendra politike,ekonomike,kulturore e tj.e nje vendi,si dhe perfaqsite e huaja?Ptkrisht qendrimet tuaja,duke peshuar vetem ne nje qytet,Vloren,ndikojne ne c’ngjizjen kombetare,se fundja personalitetet qe kontribuan dhe u mblodhen ne ate dite te madhe ishin nga gjith krahinat e Shqiperise.Shum po e vrisni mendjen te gjeni gjylperen ne kashte per ta kritikyar kete qeveri.Por njerezeve u ineresojne te shohin bemat dhe jo te degjojne llafe pa bereqet.

  6. tomori i beratit says:

    Po sala nuk eshte SHQIPETAR moj zonje.Kete e di i gjithe populli i ndershem,nuk e kuptoj qe nuk e dini ju.Ai eshte nje spiun serb i betuar,nje antishqipetar i terbuar,nje vrases,nje hajdut pa e zgjatur eshte nje Vampir qe nuk do te guxoj te shkoj ne VLOREN e FLAMUIRIT.

  7. tironci says:

    O zoje!
    Festojeni ku te doni ene si te doni 28 nanorin!!!!!!
    Problemi mo i modh nuk osht se ku do shkoje Sal Berisha me 28 nanor por nji gjo tjeter.
    ED Roma me Bomirin, Kreshnikun ene nonji tjeter i kishin premtu popllit se 28 NANORIN, do ta festojme pa Sal Berishen ene ai do shkoje me kale ne Vlore .
    Late nom me kto gjona!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje