Tregtarët-Ramës: Fuqia blerëse ka rënë në mënyrë dramatike

25 Tetor 2012, 19:10Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste ka qenë në orët e pasdites në bizneset e njësisë numër 2 në Tiranë ku është përballur me tregtarë të vegjël, të cilët ankohen për rënien e fuqisë blerëse, por edhe për dhunë e arbitraritet të pashpjegueshëm nga ana e administratës tatimore.

“Më dobët s’ka ku të vejë më. Sivjet jemi jashtëzakonisht dobët. Sesi do vejmë më tej se di, por ka rënë xhiro në mënyrë maksimale. Ka qenë periudha më e vështirë për ne,” tha një tregtare.

Një i ri, i cili ka hapur një biznes të vogël po ashtu në dëshpërim i është shprehur po me të njëjtat fjalë liderit të opozitës: “Është e papërballueshme. S’kemi asnjë lloj shprese, asnjë lloj gjëje. Nuk e di sesi do ja bëjmë”,

Një rrëfim rrëqethës është ai i një gruaje të moshuar rrobaqepëse e cila tregon se edhe pse punon shumë dhe me orar të zgjatur për bukën e gojës, përsëri është e pamundur t’ia dalë. Mirëpo rënien së fuqisë blerëse i shtohen edhe gjobat arbitrare të administratës shtetërore: “Një hyn e një del, njëri bie një gjobë e tjetri bie një gjobë. Këtu është bërë gjoja që unë fitoj 20 milion lekë, unë kam 7 vjet që e kam marrë këtë dyqan, e kam marrë për koren e bukës. E kam lënë kolateral këtë dyqan. Më vjen 1 milion gjobë kasa, bëj letra, pa firmosur, pa vulosur, ma hedh poshtë derës. Im shoq është i shtruar në spital. Unë erdha për të pastruar, më fal për shprehjen por e hodhi tamam si qen. As firmë, as vulë. Bëj një kërkesë, dy e tre, kjo ka kaluar tek hipoteka, ke fitim 20 milion lekë. Unë të kisha fituar 20 milion lekë këtu në këtë vend unë isha bërë edhe me shtëpi dhe këtë e kisha larë. Unë në 11 iki më dridhen gjunjët. Burrin e kam sëmurë me diabet. Ne për momentin merremi vetëm me riparime, ish shoq po vete tek 65, unë tek 60, ekonomia është në fund, kush ka para të qepë e të presë.

Nëse  hiqet taksa e biznesit të vogël, nëse mua në fund të muajit më ngelet një 5 mijë lekëshe, do të më ngelet një 60 mijë lekëshe qoftë edhe për ilaçe”.

Kryetari Rama në bisedë me këtë rrobaqepëse të moshuar u shpreh se PS është e vendosur për të hequr me të ardhur në qeveri taksën e biznesit të vogël.

“Të gjitha të ardhurat që vijnë nga biznesi vogël me taksën e biznesit të vogël janë 30 milionë dollar në total, 0.5% e të ardhurave totale që merr shteti nga taksat. Për shtetin këto nuk janë jetike. Ama janë themelore për njerëzit që janë, biznes i thënçin se ju jeni të vetëpunësuar. Çfarë biznesi është ky, ky është vetëpunësim për të jetuar. Kështu që ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël sepse është plotësisht e mundshme që do të hiqet. Dhe ndërkohë ju paguani dhe tatim fitimin, sepse nuk është vetëm se keni atë, ju keni edhe tatim fitimin se deri përpara para ca vitesh ishte vetëm ajo. Tani është futur tatim fitimi, janë bërë edhe subjekt i TVSH-së, kështu që këto janë të papërballueshme të gjitha bashkë. Kështu qe në do ta heqim, kjo është e sigurt”, tha Rama.

16 komente në “Tregtarët-Ramës: Fuqia blerëse ka rënë në mënyrë dramatike”

  1. Tarrasi says:

    Po cfare kujtuat ju se populli i pret paret me gershere?

    Kjo pra eshte ajo qe themi ne per qeverine a Sali legen serb Berisha

    I avrferoi shumicen e shqiptareve ne kulmit aty ky 50 % e populsise ka ikur ne mergim.

    Pervec sahan lepireseve te tjeret marrin buke me list.

    Wellcome to ferr of Albania of devil Sali Berisha.

  2. realita says:

    BIZNEZMEN TE VEGJEL HARROJENI QE DO TE PUNONI DHE NUK DO TE PAGONI
    NUK KA ASNJE VEND NE EUROPE QE NUK PAGUAN TAKSA . POF JU JENI MESUAR TE QAHENI
    MOTO JUAJ ESHTE : TE QAHEMI SA ME SHUMW QE TD NA HEQIN TAKSAT.
    EDVIN RAMA E KA ME SE TE QARTE QE NUK VJEN KURREEEEEEEEEE
    NE QEVERI , PRANDAJ KA FILLUAR TI PREMTOJ NJEREZVE DERE ME DERE
    . BOTEN

    1. fule says:

      Pergezoj Edi Ramen per kete qasje pragmatiste.

      Po te jete per premtime te trasha keni ju Sali trapin tuaj, qe nuk ka lene mrekulli pa premtuar. Dhe mire ben per se ja ka gjetur ilcain ketij mileti te pjerdhur. Genjeji se prap te lumtur jane.

      -M’besoni ju mueeeee, juu premtoj un juuuuu
      -Beeeeee

      Yshh Salixhinj

    2. Dean says:

      Njeriu qe punon per te siguruar buken e gojes nuk quhet BIZNESMEN,por hallexhi i vetpunsuar duke qene se shteti Shqiptar nuk te ofron as1 lloj ndihme.Dhe sipas filozofise se Djathte,edhe Taksat duhet te jene ne minimum.
      ”BIZNEZMEN TE VEGJEL”,-thote KARAGJOZI.Sikur nuk eshte e mjaftueshme qe je kaq i TRASH,por duhet me tregu e me pretendu se kupton edhe nga ekonomia,o hajvan.Ptu…u,idiot.

  3. flogert says:

    po do bjeri shitja se cmimet jane tavan.. cdo gje eshte shtrenjtuar me 100% ose me teper. Duhet nje ndryshim radikal taksimi ndaj bisnesit te vogel dhe ndershmeri njekohesisht.. Rama thote se e ka kete , atehere le ta votojme..saliu na rropi

  4. geee says:

    po listat jane mbushur plot me.. ku do shkosh me para..te paguash dritat, ujin, rrobat, shkollen, naften, ushqimet..what? e pra, thote mire flogerti qe duhet nje ndryshim Radikal. se pari eshte ndershmeria

  5. SARA says:

    ore jemi zonja te raja shpie vete.. cdo gje duhet ta marresh me gjys mase me sa na nevojiten pasi sdalin parate

  6. tregu mizerje says:

    po si jep hall i pari te 2tit bre.. ktu eshte cdo gje mbrappsh..kur do dalim nga komunizmi valle? vras mendjen, sa gjakatar mund te jete nje njeri, sa i pashpirt, sa gjakpires.?

  7. uria do kaploje says:

    po ctreg zi na permendni tani..ore buk buke..dhe asaj po i kthehemi me numerim fetash

  8. piiiiiiiiiika saaaaaaaaaaali says:

    ky vrasesi yne do te na thaje per te ngrene..mban mend aksiomen: do te sundosh nje popull, varferoje..turo sali tradhetari

    1. tirona says:

      KY POPULL ESHTE SHUME NAIVE , E KOTE QE TE FLASESH. CMIEMET NUK I BEN SALIU
      EKONOMIA E TREGUT KESHTU ESHTE.
      NE QE JRMI JASHTE NUKJEMI ME MIRE .
      EDHE DYQANET TONA JANE BOSH , NUK I INTEREDON NJERIUT .
      AI TE THOTE MBYLLE NUK ESHTE PROBLEMI IM .

      EDHE KETEJ ESHTE SHUME SHTRENJTE. DHE NE BEJME VETEM PAGESA
      JU I DONI TE GJITHA QYL.

      KY POPULL ESHTE SHUME INJORAT IDIOT

      1. Dean says:

        Do t’a mbash ate nickname ”realita”,qe kishe,apo si e ke hallin,ti IDIOT.

  9. Anti talebani says:

    Nje gje duhet te kete te qarte ky popull, pa taksa smbahet shteti.

    Nuk jane problemi taksat, por skema e mbledhjes dhe korrupsioni qe ka perfshire punonjesit.

    Jane pushtetaret qe vjedhin dhe po degjenerojne shtetin.

    Pra Jane politikanet ne pushtet qe lene kete katrahure.

    Te iki Sala e te shikojme ate qe do vi se cdo beje.

    Por gjithsesi e ka populli ne dore qe te vere drejtesine nese gjerat

    nuk funksionojne. Protesta deri ne mosbindje civile.

  10. leka says:

    Ne vend qe ti japin nje shqelm bytheve Rames dhe ta nxjerrin jashte me tersellem,pasi nga ai e kane tere keto vite peshqesh Saliun dhe masakrat e tij,shkojne dhe e presin.Duket qe i ka zene atje ku nuk mban.Fjala legen tek Rama,ka arritur permasa astronomike.

  11. Enver Hoxha says:

    Dhe me shanit mua qe hoqa privatin, une e dija se privatin disa me pushtet do ta kishin zili, e para se e kishin punen te dera shpise, nuk hypnin neper autobuze ku behej seleksionimi i xhepave nga specialistet.
    E dyta kur e shikon tjetrin ne pune private, ne shpejt e shpejt ja bejme llogarine, me mire se te zotet e punes, ah i ka marre per mire ketyre, u mushen me pare, por jane edhe hajdute, te vjedhin sy per sy, i hengert mortja, familje pa vlera, me marrin te keqen mua, jam dhe do te jem gjithmone i ndershem, sme merr njeri per goje.
    E treta, privati i vogel, ska fuqi dhe per pasoje do te jete gjithmone i pafuqishem perballe hajduteve te shtetit dhe hajduteve me status privat, qe i shmangen tyáksave.
    Dhe e shikoni kam patur te drejte, Saliu i ka ndersyer hajdutet e vet dhe vjen ajo fjala e re qe ka dale ne Shqiperi kur i dhane rrogen taksidarit, Pse paska dhe rroge ketu?

  12. teti says:

    o plako po ta shohesh harten e zonave qe s’pagujn as drita as uj e as taksa do shohesh qe eshte blu sa ska ku te shkoje. kurse sa per punen e taksave, ne kohe krize nje qeveri e pergjegjshme duhet te marre masa per te stimuluar bizneset dhe nje nga keto masa eshte lehtesimi i taksave. keto bizneset e vogla ne fakt jane thjesht njerez te vetepunesuar. mjafton te besh nje llogari te thjeshte: nqs e kan xhiron vjetore 20 milion te vjetra, i bie qe ne muaj te ken nja 1.6 milion lek te vjetra xhiro. sa mendon se eshte fitimi ktu? me pak se nje rrog minimale, shum shum 150 – 200 mij lek. a nuk duhen ndihmuar keta njerez duke u heq ca taksa? se per kta po flitet, nuk po flasim per euromax e neptun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje